Nga Albano Kolonjari
“Nuk ka me para. Futbollistet kryesor te ekipit do te largohen”. Tekniku i Flamurtarit Ernest Gjoka, ka bere te ditur per mediat sportive vendimin e klubit kuqezi. Skuadra e Flamurtarit e cila deri disa dite me pare, ishte shume aktive ne merkato, duke afruar lojtare te tille si portieri Lika, apo edhe futbolliste si Dushku dhe Smajli, ka shpallur papritur falimentimin. I pari qe ka shpallur largimin e tij nga klubi i Flamurtarit eshte sulmuesi i njohur Migen Memelli. Ne faqen e tij ne Facebook Memelli shkruan:”Me keqardhje po largohem nga Vlora, qyteti që adhuroj dhe ku gjeta miqesine e shume njerezve. Personalisht jam njeri i kuptushem dhe per kete s’bej me faj askend per situaten ne te cilen po ndodhemi. Do jeni ne zemren time gjithnje dhe sdo ju haroj kurre….”. Skuadra e Flamurtarit e cila shikohej si nje klub pretedent per titullin kampion per sezonin 2013-2014, nuk do te jete e tille. Vendin e lojtareve profesioniste do ta zene lojtare qe vijne nga ekipi i te rinjeve. Sipas teknikut Gjoka:”Klubi do te beje nje gershetim midis lojtareve qe do te qendrojne dhe atyre qe do te vijne nga ekipi i te rinjeve”. Vete Gjoka ende nuk ka vendosur nese do te qendroje tek Flamurtari apo do te largohet nga drejtimi i skuadres kuqezi. Falimentimi i Flamurtarit eshte nje shenje e keqe edhe per sezonin e ri, pasi rivaliteti i skuadrave do te bjere ndjeshem. Objektivat e Flamurtarit per kete sezon mesa duket do te jete mbijetesa ne Kategorine Superiore.