Sot mbushen 30 vjet që familja Gashi, u arratis nga katundi Nangë i Lumës, tue kalue kufinin ne Kallabak /
NEW JERSEY : U mbushën 30 vjet që familja Gashi ndërmori vendimin ma të vështirë të jetës. Ishte vendimi i arratisjes nga vendi qe ishte hermetikisht I izoluem. Sejcili prej tyre e kishte marrë parasyshë ekzekutimin, burgimin, interrnimin, pushkatimin, varjen; ndoshta dhe shfarosjen dhe shkrimjen si familje. Vendimi ishte nji test shume i vështirë.
Luan Gashi njeri prej tyre rrefen sot mbas 30 vjetve se kurajoa ishte në testim…. “Fale, Zotit të madh, pas vendimit, na u ngulitë në zemër nji inisjativë e jashtëzakoneshme -inisjative që barazohej dhe ja kalonte urrejtjes ndaj sistemit ma të urryeshëm, ma të pakrahasueshëm në botë. Urrejtja kundër diktaturës komuniste dhe kurajoa me mposhte frikën ishin dy shpatat që na paraprinë me fat ndaj këtij vendimi që kishim ndërmarre.”
Pjestarët e families dhe mosha e tyne në atë kohë:
Haxhi Gashi ( baba) – 52 vjeç
Sanije Gashi (Kolgjini) – 49 vjeç
Luan Gashi (une) – 25 vjeç
Ilber Gashi ( vella;ushtar) – 22 vjeç
Mithati Gashi ( vella) – 16 vjeç
Anila (motra) – 13 vjeç
Nuk ishte e lehte…………Aspak!!!!!!!!
Me fat ja dolëm, thotë Luani, që të ekzekutonim nji vendim qe rezultoi me sukses spektakularë. Autoritetet kufitare shqiptare, të pamundun të hetojnë arratisjen, disa ditë ma vonë, kishin marrë lajmin nga autoritetet jugasllave të asaj kohe që nji familje shqiptare kishte ikë prej Shqipnije dhe kishte kerkue strehim politik në kampin që drejtohej nga UNHCR në Beligrad.
Keto bomba signalistike e gjunjëzuen dhe e bombarduen shtetin shqipetarë, ministrinë e mbrendeshme, ushtrinë, pushtetin qendrorë dhe lokal. Në keto situata sfiduese sigurimi filloi me etje të madhe hakmarrjen kundër të pafajshmëve ku urdhnoi të interrnohej mixha im, Ramiz Gashi, kujton Luani, sot.
Gjithashtu autoritetet shtetnore ushtruen presjonin ndaj motrës, Dritës, e cila ishte e martueme me Haxhi Nergutin, të birin i Rakip Ilaz Nërgutit, që vuente denimin e 10-vjeçarit të dytë. Drita dhe Haxhija, kishin presjonet ma të mëdhaja. Ishte e pamundun që Drita t’i bashkohej rrugëtimit tone; ishte e martueme dhe kishte dy fëmijë të vegjël, Anisën dhe Visarin.
Luani vazhdon kujtimet :”Na, të ndodhun përkosisht në Kosovë, mbas nji muëji, bashkarisht, u transfëruem si familje dhe u vendosem në nji kamp të Beogradit të quëjtun Koshutnjak. Aty ishim nën mbykqyrjen e Organizatës së Kombeve të Bashkueme, seksionit UNHCR. Sa mbërrimë, filluem proceset e aplikimit për emirgrim politik. E drejta na jepej me aplikue në shum shtete. Preferenca kishim për në Sh.B.A., Suedi, dhe Kanadë. Vendosëm pothujase të gjith preference e parë, Amerikën, si vendin ma të favorshëm, si nga kolonia e madhe shqiptare, gjuha inglishte, përparësija ekonomike si dhe rrethi i gjanë farefisnorë e miqsorë”
Këto, në fakt ishin dhe sugjerimet e gjyshit tim, Tahir Kolgjinit, i cili në atë kohë ishte ende gjallë në Stamboll. Ai me nji shpejtesi na dërgoi në Beograd ndihmat e para financjare. Mbas pak kohësh na troket në derën e banesës sonë të Koshutnjakut edhe kushrina e nanës e lindun në Kosovë, Arife Sadik Kolgjini me burrin e vet Ademin. Erdhën në Beograd me na pa djemt e dajës së nanës, Baftjar dhe Mustaf Lala familjarisht, Musë Lala me zonjën, Shefit Kolgjini me zonjën, Behije Vehapi me djalin dhe me vajzat, Nadiren dhe Gjylymserin, kjo e fundit kishte ardhë me burrin Adem Pozharani.
Në Amerikë mbërrimë me 20 nandor. Në Aeroportin JFK kishin dalë me na pritë professor Miftar Spahija, Asllan Zenel Cenaj me nipin Ramadanin, dhe Dali dhe Halil Lita, djemt e Xhafer Litës së Kalas së Dodës. Për dy javë kemi qendrue në shpinë e Asllan e Ramadan Cenës në Riverdale, nji lagje afer lumit Hudson ne Bronx. Kanë ardhë me na pa shum miq e dashamirë të miqve tonë nga shum krahina të ndryshme që kishin emigrue ne SHBA.
Sot, 30 vjet mbas kësaj arratisje që bëri bujë të madhe në atë kohë, kujtonë Luan Gashi, nëpërmjet këtij shkrimi, ishte rast i rrallë për nji familje me u arratisë. Kujtojmë me respekt bujarinë dhe fisnikerine e Ramadanit dhe të zonjës Neime të cilët pritën dhe përcelljën shum njerëz, të cilët vijshin me na pa. Faik dhe Imer Lita si të rinj na e lehtesuan fillimin e jetës në Amerikë.
Si një nga familjet ma të përsekutueme në Lumë, arratisja e jone ishte i vetmi grusht që mund t’i jepshim rregjimit diktatorial./B.Sina/