Përgatiti: Eneida Jaçaj/
Shqipëria ka njohur shumë burra trima, luftëtarë, strategë, dijetarë, intelektualë, patriotë të paepur, diplomatë, që nga Skënderbeu, Ismail Qemali, e me radhë. Një ndër burrat e kombit që i kanë kthyer faqen e lavdishme Shqipërisë, përpjekjet e të cilit ishin të mëdha po aq sa dashuria për atdheun, për t’i khyer lirinë e rrëmbyer deri në pavarësinë e trojeve etnike, duke lobuar në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është edhe personaliteti i shquar, Fan Noli. Diaspora shqiptaro-amerikane vlerësoi figurën e Fan Nolit, duke i dhënë vendin e duhur në altarin e nderit, i cili do të mbahet mend në histori dhe ndër breza, si një promete që solli dritën e besimit, lirisë, shpresës, njohjen dhe pavarësinë e kombit në botë. Tashmë, rruga në Morris Park në Bronx, në New York, mori emrin e burrit të ndritur të Kombit: “Fan Noli”!
Fan Noli lindi më 6 janar 1882 dhe vdiq më 13 mars 1965, ishte prift, shtetar, diplomat, poet përkthyes, publicist, historian i njohur. Figura e tij lidhet ngushtë me çështjen shqiptare, pasi ai me diplomacinë e tij, fjalën e mençur, intelektin që e karakterizonte, loboi fort për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Gjithë jetën dhe veprën e tij, e vuri në shërbim të çështjes shqiptare. Lufta diplomatike, takimet me zyrtarë të lartë të huaj, krijimtaria e pasur, poemat, shkrimet, janë të gjitha përpjekjet e tij si një e tërë në shërbim të çështjes shqiptare.
Fan Noli, më 28 prill 1912, bashkë me Faik bej Konicën është ndër themeluesit kryesor të Shoqatës Pan-Shqiptare Vatra. Pa përpjekjet e tij dhe diasporës shqiptare, sot nuk do të ekzistonte kombi shqiptar. Noli do të mbahet mend për takimet dhe dialogun me ish-Presidentin Amerikan, Woodroë Wilson, i cili dha ndihmën e madhe për njohjen e shtetit shqiptar. Ishin përpjekjet e atdhetarit Noli, që arriti të flasë dhe të bindë Wilsonin për të dhënë ndihmesën e tij domethënëse për çështjen kombëtare. Ishte momenti kur, ai si ambasador i parë shqiptar në OKB, së bashku me Wilsonin shkuan në në Gjenevë, kur Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve të Gjenevës dhe pavarësia e vendit tonë u njoh zyrtarisht nga bota. Ishin përpjekjet e tij dhe fjala e mbajtur nga Wilson, që Shqipëria të gëzonte pavarësinë e plotë.
Përpos lobimit për çështjen shqiptare, Noli gëzon edhe meritën e ndarjes së Kishës Autonime shqiptare, nga Kisha greke. Ai themeloi katedralen historike të Shën Gjergjit në Boston, që shërben tashmë si urë lidhëse mes emigrantëve të diasporës. Ai vend përmban ndër vete shumë histori e përpjekje atdhetare, atje gjenden materiale të shumta nga krijimtaria e Nolit etj. Ne duhet të ndihemi krenarë për historinë e vyer ndërshekullore që mbart vendi ynë, për përpjekjet e dijetarëve shqiptarë, pa të cilët sot Shqipëria do të ishte zhdukur nga harta e globit.