FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKËS “VATRA” ORGANIZON KONFERENCË SHKENCORE
Me temë:
“VATRA”- 110 VJET NË SHËRBIM TË ATDHEUT DHE KOMUNITETIT SHQIPTAR NË AMERIKË
E Dielë, 12 Qershor 2022
Ora 1: 00 PM
Vendi: “Illyria Community and Wellness Center at Jacobi Hospital -1400 Pelham Parkway South, Rotunda (Next to Building 4), Bronx, NY 10461,” (Salla e Amfiteatrit).
KONFERENCA ORGANIZOHET ME RASTIN E 110 VJETORIT TE FEDERATËS PANSHQIPTARE “VATRA”.
QËLLIMI I KONFERENCËS:
Qëllimi i kësaj konference shkencore është që të hedhë dritë dhe të trajtoje çështje të rëndësishme historike të jetës dhe veprimtarisë së “Vatrës”. Aktiviteti ka si qellim të bashkojë, studiues, profesorë e intelektualë profesionistë të fushës, të cilët do të sjellin kontributet e tyre nëpërmjet hulumtimeve të ndryshme në dokumentet arkivore, qofshin vendase apo te huaja, si dhe duke shfrytëzuar botime te ndryshme, qofshin monografi studimore, artikuj shkencore, apo edhe kujtime, ditare dhe shtypit periodik te kohës, me synimin që të sjellin prurje të reja shkencore për pasqyrimin e etapave të ndryshme të historisë së “Vatrës”.
Gjuha e konferencës në shqip dhe në anglisht.
PREZANTIMI I PUNIMIT DHE PJESËMARRJA NË KONFERENCE
Konferenca do te zhvillohet ne një dite te vetme, 12 Qershor 2022. Leximi i kumtesës deri në 10 minuta. Kumtesa në version të plotë do të botohet në Aktet e Konferencës Shkencore “Vatra”- 110 vjet në shërbim të atdheut dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, mundësuar nga Vatra.
Boshti kryesor i konferencës do të përfshijë tematikat si më poshtë vijon por edhe tema të tjera me interes shkencor:
- Themelimi i Federatës Panshqiptare “Vatra”.
- Qëndrimi i Vatrës gjatë periudhës së Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, ndaj Luftërave Ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore.
- Kontributi i “Vatrës” në themelimin e shtetit shqiptar dhe konsolidimin në arenën ndërkombëtare.
- Raportet e “Vatrës” me shtetin shqiptar gjatë viteve 1920-1924.
- Marrëdhëniet e “Vatrës” me Shqipërinë gjatë periudhës së Ahmet Zogut 1925-1939.
- Vatra në mbrojtje të atdheut gjatë Luftës së Dyte Botërore.
- Qëndrimi i Vatrës ndaj padrejtësive në dem të tokave shqiptare.
- Lobimi i Federatës Vatra në Shtetet e Bashkuara te Amerikës në mbështetje të Shqipërisë dhe të Kosovës.
- Raportet e “Vatrës” me regjimin komunist në Shqipëri.
- Kontributi i intelektualëve shqiptare, si Fan Noli, Faik Konica, etj… personalitete, të cilët kanë luajtur rol të spikatur me veprimtarinë e tyre në Federatën “Vatra”, në gazetën “Dielli” dhe në diasporën shqiptare gjatë shekullit XX.
- Marrëdhëniet e “Vatrës” me Kishën Ortodokse Shqiptare dhe me institucionet e tjera fetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
- Kontributi i Federatës “Vatra” për zhvillimin e arsimit, kulturës, shkencës, letërsisë shqipe, etj në SHBA dhe në Shqipëri.
- Ndihmat ekonomike të emigrantëve shqiptarë të Amerikës me profil humanitar e bamirës për shqiptarët dhe në shërbim të Çështjes Kombëtare.
SHËNIM: ABSTRAKTI DHE FORMATI I PUNIMIT
Autoret që janë të interesuar për të marre pjesë duhet të dërgojnë me e-mail titullin e punimit dhe një përmbledhje te shkurtër brenda afatit kohore të përcaktuar në këtë thirrje.
Adresa e email-it: vatra110vjet@gmail.com ; emër – mbiemër të autorit ose të autorëve në rast bashkautorësie ; abstraktin e punimit maksimalisht 250 fjale; 5- 7 fjale kyçe; formati i punimit A4; Fonti Times New Roman 12.
DATA TË RËNDËSISHME
12 Maj 2022, afati i fundit për të dërguar abstraktin.
18 Maj 2022, kthim përgjigje për pranimin ose refuzimin e Abstraktit.
12 Qershor 2022, dita e konferencës.
Bordi organizues i konferencës shkencore:
- Dr. Paulin Marku (kryetar)
- Dr. Iris Halili (anëtare)
- Dr. Elton Mara (anëtar)
- Dr. Pashko Camaj (anëtar)
- Msc. Marjana Zeneli Bulku (anëtare)
- Dr. Sokol Paja (anëtar)