
Me dhimbje dhe nderim të thellë Federata Pan Shqiptare e Amerikës VATRA kujton Naum Priftin, ish-Sekretarin e Vatrës, kolosin e letrave shqipe dhe shpirtin fisnik të diasporës sonë në SHBA. Naum Prifti ishte një vatran i ndërgjegjshëm dhe emër që simbolizon urtësinë dhe maturinë e një shpirti të madh humanist. Ai pati një largpamësi që pak kush e zotëronte. Veprat e tij të njohura letrare janë pasuri e fondit të kulturës dhe letërsisë shqipe.
Përtej madhështisë së penës së tij, Naum Prifti rrezatonte një humanizëm të rrallë. Shpirti i tij i ndjeshëm ndaj dhimbjes njerëzore e kthyen atë në një mbështetje për komunitetin, duke ofruar gjithmonë ngrohtësi, urtësi dhe ndihmë të sinqertë për bashkatdhetarët në mërgim. Ky dimension i lartë njerëzor, i gërshetuar me një thjeshtësi fisnike, dëshmon se ai nuk ishte vetëm një mjeshtër i madh i fjalës, por mbi të gjitha një njeri me zemër të madhe, i cili e donte njeriun po aq sa ç’donte edhe atdheun e tij.
Naum Prifti nuk është më mes nesh fizikisht, por trashëgimia e tij jeton e gjallë.
Pena e tij e praruar na dhuroi mbi 100 vepra letrare që mbeten të gdhendura në memorien e çdo shqiptari. Ai ishte dhe mbetet një model i intelektualit që i qëndroi besnik të vërtetës dhe dashurisë për atdheun. Gjurma e tij letrare dhe atdhetare është gdhendur në kohë për të mos u shuar kurrë.
Kujtimi i tij qoftë i paharruar dhe vepra e tij e përjetshme për brezat që vijnë!