Debati për fenë i ndezur në Kosovë nuk ka qëllime të vëllazërisë së mirë/
Shkruan: Shaban Cakolli/
“Çonju shqiptarë prej gjumi,çonju,/
Të gjithë si vllazën,n´nji besë shtëngonju,/
E mos shikoni kisha e xhamija,/
Feja e shqyptarit asht shqyptaria!”- V.P.Shkodrani/
Nxitja e debateve fetare,nënqmimi i besimeve të njëri-tjetrit,është diçka e rrezikshme që ka zënë të bëhet mollë sherri ndër shqiptarët,nga se është qëllim i keq dhe kundër shqiptarë,i kurdisur me mjeshtri nga armiqët tanë sërb dhe disa vendeve islamike,ku si qëllim është përçarja ndërfetare në mes shqiptarëve,kur dihet se përçarja ndërfetare është elementi më i rrezikshëm i një shoqërie.Ky parim është udhëhequr nga Sërbia një shekull,”Përqaj e sundo”,e cila me anë të fesë është munduar të shkombtarizojnë shqiptarët.Për ideologjitë fetare mund të shkruhen edhe libra,por edhe kjo që tani po shkruajmë është e tepërt të i hyhet kësaj teme të ndjeshme,e cila është më e ndieshmja në popujt e botës,rreziku më i madh i përqarëjeve deri në theqafjePërhapja e besimeve madje edhe të dhunshme ka ndodhur nga sundimet romako-bizantine,turke deri te ato sllave.Pushtuesit për të realizuar qëllimet e tyre të errëta ndaj nesh,kanë futur në veprim ideologjitë fetare,dhe këtë duke u dhënë ca privilegje udhëheqësve të këtyre ideologjive,kanë mundur të na mbajnë nën pushtim.Populli shqiptarë ka mundur të mbijetoj falë raporteve të mira ndërmjet vete ,edhe pse të besimeve jo të njejta,kanë jetuar në harmoni me njëri-tjetrin,ndoshta edhe brenda një pullazi.Të dhëna thonë se feja tek popujt tjerë jo shqiptarë ishte burim i luftërave,i përqarëjeve,vrasëjeve dhe veseve,e cila fatbardhësisht tek shqiptarët nuk ka ndodhë.Askush nga ne shqiptarët nuk ka qenë dhe nuk është kundër fesë,secili fatbardhësisht është i lirë të kultivojnë besimin e vet,devotshmërinë,lutjet,kanë institucionet e veta ku mund të tubohen në devotshmëri,të kryajnë ritet e veta,pa e nënçmuar dhe nëpërkëmbur besimin e tjetrit.
Kohën e fundit fatkeqësisht te ne kanë hedhur rrënjë disa rregulla të cilat asnjëherë më parë nuk kanë ekzistuar në shoqërinë tonë fetare,bile as nuk shkruan në libra të shejta .
Kanë dalur Rregulla ideologjike të cilat luhasin e nënçmojnë bindjet jo vetëm të besimit tjetër fetar,por edhe bindjet e të të njejtit besim.Fatkeqësisht kjo po ndodhë në Kosovèn e cila mezi tani ka marrur pak vetën,pas pushtimit shekullor sllav,Po përse ndodhë kjo?Sërbët pasi po shohin se Kosova ju ka dalur nga dora,me ndihmën e disa aleatëve të tyre kanë gjetur vakum mu në ideologjinë fetare,nëpërmjet mijëra argatëve të tyre,të veshur me pushtet fetar,për të trullosur masën shqiptare,kinse me të dërguar me njerëz të cilët janë të kualifikuar me besimin në Zot,të u besojnë dhe të ndjekin qëllimet e tyre,që sipas të këtyre të kualifikuarëve falco,kush dëgjon qëllimet e tyre,dëgjon qëllimet e Zotit,kurse ata të cilët nuk i mbështesin,janë vet kundër Zotit!Me njerëz të tillë të shërbimeve të fshehëta,të dërguar si njerëz të perendisë,Sërbia edhe njëherë synon përqarëjen e shqiptarëve,në pikën më të ndjeshme ate ndërfetare,që njëherë e mirë të nxitë gjakderdhjen me shqiptarëve.Sërbët do të provojnë përmes kësaj ideologjie të maskojnë karakterin e tyre pushtues,grabitçarë e shkatërrues,në nxitëjen tonë kundërkombëtare,e cila do të jetë shumë e rrezikshme nëse nuk tregohemi syqelë.Sot asnjë shqiptarë qëllimmirë nuk ka të drejtë as morale dhe as qytetare të i mbyll sytë përpara këtyre qëllimeve të errëta.Të kultivosh besim është e drejtë e çdo qytetari,madje besimin në zot shqiptari e çmon lart,por të kultivosh besim ku ka dy rryma në mes një besimi,ku njëra thërret në emër të librit të shejtë,e tjetra bënë ca ndryshime,për të shti huti midis të njejtit besim si dhe për të nënqmuar besimin tjetër,është e pa pranueshme.Në Kosovë besimi fetar është çështje ndërgjegje e jo çështje institucionale,andaj për të ndaluar këtë përpjekëje për urrejtëje ndër vëllazërore institucionet e shtetit duhen të luajnë rolin e vet.Librat e shejtë flasin për të vetmin një Zot, për rregullat e besimit në zot,kurse ndryshimet e tyre,në fjalimet para masës që po bëhen nuk i do as Zoti,si dhe njerëzit e besimit sot nuk duhet të u vëjnë veshin titullarëve falco,kur kanë gjitha mundësitë të lexojnë literaturën mjaft të përhapur nga librat e shejta.Nuk kanë kaluar shumë vite që kur populli ynë ka dëshmuar se kur është në pyetje atdheu,shqiptarët më tepër se fetar ishin luftëtar.Shqiptarët padallim besimi fetar u ngritën kundër pushtuesit sllav,e do të ngriten kundër çdo pushtuesi i cili do të kërkonte të na bëjë skllav.Ishim dhe duhet të jemi të bashkuar për çështje të mëdha,vëllëzer të një gjuhe,e një gjaku,e nuk duhet të lejojmë të na skllavërojnë besimet qëllimkeqe,të shtrembëruara,ku feja të bëhet mollë sherri mes vëllezërve.Ende i kemi të freskëta plagët që morëm nga pushtuesit,andaj për hirrë të gjakut të derdhur të atyre që dhanë jetën për çlirimin nga pushtuesi,shqiptarët duhet të jenë të bashkuar padallim feje,shtrese e ideologjie.Të gjithë të bashkuar për çështjen madhore kombëtare,kultivoni besimet tuaja fetare ashtu si i keni kultivuar me shekuj në harmoni ndërvëllazërore,asesi me disa rregulla të shpifura që qojnë në urrejtëje kundër popullit të një gjuhe e një gjaku.