
Katedralja Ortodokse Shqiptare e Shën Gjergjit në jug të Bostonit fton komunitetin shqiptar në eventin e përvitshëm “South Boston Street Fest”, që do të zhvillohet ditën e Shtunë, më 20 Shtator 2025 me muzikë live, valle, ushqim dhe argëtim komunitar gjatë gjithë ditës!
Mos e humbisni performancën e veçantë të Valleve Rinore të Kishës Shën Gjergji, si dhe grupin e shoqatës “Laberia” në Boston me iso tradicionale, të cilët do të ngjiten në Skenën 1 nga ora 1:30–2:00 pasdite!
Gjithashtu, të dielën, më 21 shtator 2025 pranë Katedrales Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit, e njohur edhe si Kisha e Nolit, do të mbahet Festivali i Verës nga ora 11:00am deri 4:00pm!
Ftohet komuniteti për të festuar traditën me shtrydhje rrushi, muzikë dhe atmosferë festive!
Shijoni një drekë të plotë shqiptare me sallatë, qofte, oriz, byrek dhe ëmbëlsirë, plus një gotë falas të verës së vitit të kaluar.
Dreka vetëm me një donacion prej $20 për të rriturit, ndërsa fëmijët hanë falas.
Regjistrohuni këtu: https://forms.gle/KwG77R2uskXX7muD6
VATRA në Boston mbështet këtë event dhe fton komunitetin të bashkohet për këtë fundjavë festive me kulturë, traditë dhe gëzim komunitar.