Në një 3 ditësh cikël dimëror të Kinemasë së botës i bëjnë një vend të veçantë kinematografisë shqiptare. Disa filma të regjisorëve të rinj shqiptarë do të shfaqen për artdashësit mes të cilëve shfaqet edhe filmin KROM retrospektivë ( 2015) i mjeshtrit Bujar Alimani. Një mundësi e shkëlqyer jo vetëm për artistët, kineastët, regjisorët e rinj por mbi të gjitha për publikun shqiptar në New York e më gjërë që të njihet me punën e shkëlqyer të kineastëve e aktorëve të rinj shqiptarë në përpjekjet për të promovuar vlerat artistike të kombit tonë dhe për të depërtuar në industrinë e kinematografisë botërore në New York.
Pas shfaqjes së filmave shqiptarë, do të përformojnë për të pranishmit Merita Halili dhe Raif Hyseni.