Shqiptarët e Nju Jork-ut, nuk kanë më përfaqësuesin e tyre në Ansamblenë e Shtetit , por kanë për të parën herë një përfaqësues në Këshillin bashkiak të Nju Jork-ut. Edhe pse në dukje, pozicioni është praktikisht më i ulët, realisht ky është një pozicion i lakmuar dhe më afër komunitetit, ka më shumë përfitime dhe krijon hapsirë për shërbime ndaj komunitetit.
Garimi i Gjonajt këtë herë ishte më i vështirë(përfshirë garën brenda demokratëve), por edhe për faktin se dy nga katër kandidatët e tjerë, ndikuan në rezultat. Natyrisht që shifrat e fitores nuk ishin si më parë kur garonte për Ansambëlmen i shtetit në distriktin 80. Gjithësesi fitorja e 7 nëntorit 2017 nuk u diskutua për asnjë moment, ai hyri si pretendent në garë dhe i tillë doli, si fitues. Edhe këtë herë komuniteti shqiptar i dha mbështetjen e duhur bashkatdhetarit, e mbështeti në garën për mbledhjen e fondeve, dhe ndjehet krenar se këshilltari i qytetit që luftoi nën siglën e demokratëve e fitoi garën me diferencë prej 3 mijë votash.Gjonaj u votua nga votuesit e Distriktit 13, ku jeton një masë e madhe shqiptarësh, të cilët ishin dominant në këtë rezultat. Ai siguroi 10, 763 vota, nga 7,476, që mori kundërshtari i tij më i afërt, John Cerini. Rezultatet përfundimtare për City Concil janë këto:
1-Mark Gjonaj-49 %
2-John Cerini 36 %
3-Marjorie Velazquez 13 %
4-John Doyle 2 %
5-Alex Gomez 1 %
Komuniteti shqiptar ndjehet krenar që ka përfaqësuesin e vet në Këshillin e qytetit. Natyrisht do të ndjehej dyfish i gëzuar nëse do të kishte mundësi që të kishte dhe një përfaqësues në Ansamblenë e Shtetit, por kjo mbetet aspiratë për të ardhmen.