*Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Brack Obama./
*Hapi i dytë pritet të jetë i vështirë për shkak se në Senat ka shumë kritika ndaj reformës së re në shëndetësi. Debati në Senat nis në Qershor/
Dhoma përfaqësueseve e SHBA-së vendosi shfuqizimin e reformave në shëndetësi të ish-presidentit Brack Obama – e ashtuquajtura “Obamacare”. Kjo ishte një fitore e rëndësishme për presidentin Donald Trump.
Përfaqësuesit votuan me një shumicë të ngushtë, me 217 vota pro dhe 213 kundër reformës në shëndetësi. Presidenti Trump gjatë fushatës zgjedhore kishte premtuar se do të zëvendësohet sistemi shëndetësor i njohur si “Obamacare” me një model të ri.
Pas vendimit të Kongresit Presidenti Trump tha se “Obamacare” është tashmë në parim e vdekur. “Pasi t‘i japim fund kësaj ne do të fokusohemi në kryerjen e detyrave tjera.
Në mars dështoi një projektligj për një reformë të re në sistemin e shëndetësisë. Që Obamacare të zëvendësohet përfundimisht me sistemin e ri duhet që vendimi të miratohet edhe nga Dhoma e Dytë e Kongresit të SHBA-së, Senatin
Por hapi i dytë pritet të jetë i vështirë për shkak se në Senat ka shumë kritika ndaj reformës së re në shëndetësi. Vështirësia tjetër është se në Senat shumica e Partisë Republikane është edhe më e ngushtë se sa në Dhomën e Përfaqësuesve. Pra ka ende mjaft punë për të bërë deri para qershorit kur do të fillojë debati në Senat.
Expertët që ndjekin nga afër këtë proces, presin që para votimit në Senat do të ketë shumë ndryshime në projektligjin për shëndetësinë.