Aktori dhe skenaristi i talentuar Florind Belliu prezantoi me sukses shfaqen e tij “One Week” (Një Javë) në Nju Jork. “One Week” u shfaq tek teatri Producers Club Theaters në Times Square në Manhattan dhe u prit me sukses nga publiku. Shfaqja është roman i dramatizuar, që ndërthur aksion, komedi të zezë dhe dramë, shkruar nga novelisti i njohur gjerman Wolfgang Herrndorf.
Florind Belliu ka studiuar për aktrim tek Akademia e Arteve në Tiranë. Njihet për rolet e tij në filmat “Amaneti” me regji të Namik Ajazit, “Të fortët” me regji të Altin Bashës, “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit (rol kryesor) dhe “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit ku ka luajtur rolin kryesor.
Momentalisht Florindi jeton në Nju Jork ku po merret me teatër në “of broadway” dhe po shkruan një roman.
Intervista me aktorin dhe skenaristin Florind Belliu
Intervistoi Ermira Babamusta
Na tregoni më shumë rreth
Flori Belliu: Sigurisht pasioni për këtë ka nisur herët duke marr pjesë nëpër evente të ndryshme si amator. Unë kam mbaruar Akademin e Arteve në Tiranë dega Aktor. Më pas kam punuar në projekte të ndryshme film dhe teatër.
Me cilat projekte po mereni
Flori Belliu: Në fakt tani jam vendosur në New York kam rreth 10 muaj për arsyet e mia personale. Po punoj njëkohsisht disa gjëra. Kemi ndërtuar një grup pune një producent, nje regjisor filmi dhe unë, ku po punojmë konkretisht për të ndërtuar një projekt filmi. Kemi dy skenar fillestar, ngjarjet ndodhin Në New York. Bëhet fjalë për një histori dashurie dhe skenari tjetër për dy të pastrehë. Jemi në fillesa dhe uroj të shkojë gjithçka mirë.
Ndërkohë kam dhe 2 projekte personale. Po shkruaj një roman që e mendoja prej kohësh. Kam dhe këtë shfaqen. Jam i kënaqur nga rezultati te dyja netët gjithçka shkoi mirë salla ishte plotë, spektatori e pelqeu. Tani po flasim se kur mund ta rikthejmë dhe ta vendosim në kalendar, në sezonin e ardhshëm, ndoshta nga fundi shtatorit. Për të gjithë ata qe nuk e panë shfaqa është e stilit “one men show”. Titullohet “One Week” dhe zgjat rreth 1 orë.
Çfarë ju pëlqen në rolin/
Flori Belliu: Personazhi është një djalë në moshën e adoleshences ku ka problemet e moshës dhe të gjitha dukurit që ndodhin në këtë moshë, përshkruar me shumë mjeshteri nga autori Wolfgang Herrndorf. Më pëlqen zgjidhja dhe mënyra e perceptimit që ka ky personazh për gjithçka i ndodhë rrethë e qarkë. Është një djalë naiv por me zemër të madhe dhe tepër i zgjuar.
Si lidheni ju me këtë
Flori Belliu: Me këtë personazh ndryshe nga personazhet e tjerë ku në shumë raste duhet perdorur imagjinata për të arrituar të kuptosh apo perjetosh atë që i ndodhë personazhit sepse unë si aktor nuk e kam përjetuar dhe është një ndjesi e re. Nuk ka qënë e veshtirë kalimi sepse i kam të përjetuara dhe të gjalla në kujtesën time. Lidhja është shumë e madhe me këtë personazh pasi më pëlqen shumë, sa më vjen keq kur mendoj se do punoj një tjetër shumë shpejtë dhe do më duhet ta zhbëj.
Si është lidhja juaj gjatë
Flori Belliu: Me regjisorin varet nga perqasja që ka ai sepse eshte ai vizionari dhe ka ngarkesën më të madhe të të gjithë projketit por un mundohem të bëhem “shokë” me të dhe dua ti “vjedhë” gjithçka ai ka në kokë. Kjo më bën shumë mirë për realizimin e figurës. Te ky projekt është ndryshe pasi jam krejtë i vetëm.
Çfarë do t’a befasojë
Flori Belliu: Për ata që nuk e patën mundësin ta shohin, te kjo shfaqe ajo që do e befasoj publikun është sepse nën një skenografi minimaliste dhe me një kostum të thjeshtë duke përdorur një teatër “të varfër” njerzve do tju duhet të përfshihen shpirtërish dhe emocionalish ne gjithë këtë. Pasi shfaqa përbëhet nga fjala dhe imagjinata. E kam ndërtuar në këtë lloj forme ku publiku do jetë pjesë e shfaqes pasi herë pas here thyhet muri i katert në komunikim me spektatorin. Do të shohim disa personazhe dhe shkëputja nga narracioni kalimi në aksion të personazhit.
Besoj se është e veçantë.
Cili ka qenë filmi më i bukur
Flori Belliu: Kam luajtur në disa filma që më kan pëlqyer puna dhe pastaj është pëlqyer nga publiku Filmi “Amaneti” me regji të Namik Ajazit apo filmi komik “Të fortët” me regji të Altin Bashës. Nuk mund të them se njeri ishte më i mirë. Sa për personazhin më të bukur në film nuk më ka ardhur akoma po e pres.
Në cilat filma keni luajtur
Flori Belliu: Në filmin me metrazh te shkurter “Shtremët” me regji të Indrit Kasmit. Nuk mund të them se kisha rolin kryesor pasi në serialin me titull “Në kërkim te kujt” me regji të Gjergj Xhuvanit kishte disa personazhe kryesor ku një prej tyre isha dhe unë.
Çfarë lloje filmash ju pëlqen
Flori Belliu: Nuk është se i kushtoj shumë rëndesi ksaj pjese unë mundohem te merrem vetem me punen time nëse personazhi është i plot ka një gjë që më pelqen dhe më ngjit e bëj me shume dëshirë. Pastaj konceptet regjisorjale i takojnë tjetër kujt mua më pëlqejnë te gjitha mjafton të bej ate që dua.
Çfarë roli luan arti në
Këshilla juaj për dikë që dëshiron të ndjeki këtë karrierë?
Flori Belliu: Mos e bëni … bëni diçka tjetër … por nëse e bëni bëjeni mirë. Pa tjetër dokumentoni të gjitha punët tuaja. Dhe e fundit mos i lejoni askujt të ketë në dorë diçka që të mund të shkatërroj projektet tuaja.
Çfarë mund të presim nga ju