
-Folk grupi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të interpretojë nesër në qendër të Prizrenit/
PRISHTINË, 3 Prill 2019-Gazeta DIELLI/ Një Folk grup nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbanë koncerte në Kosovë, nesër do të interpretojë në qendër të qytetit të Prizrenit.
“Interpretuesit amerikanë të folk muzikës, ‘Kyle Dillingham & Horseshoe Road’ janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit. Nga 3 deri më 8 prill ky grup nga Oklahoma do të mbajë koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën. Aktivitetet e tyre përfshijnë edhe një koncert të caktuar për:
të enjten, me 4 prill
13:30 – 14:30
Qendra e Prizrenit, ‘Sheshi i Lidhjes’ E hapur për publik dhe mediume”, bën të ditur njoftimi dërguar sot nga Ambasada Amerikane në Kosovë./b.j/