


Hysen S.Dizdari /
17 JANAR 1468 – 17 JANAR 2026 – NË KUJTIM TË 558 VJETORIT TË VDEKJES SKËNDERBEUT – NË KUJTIM TË 390 VJETORIT TË VEPRËS: SKËNDERBEU –APOLOGJI
Prof.Dr. Moikom Zeqo ka thënë: “DIJETARI MË I MADH SHQIPTAR I SHEKULLIT XVII ËSHTË PADYSHIM FRANG BARDHI.”
Frang Bardhi , me veprën e tij, “APOLOGJI E SKËNDERBEUT”, e vitit 1636 ju kujton , studjuesve e historianve : Se kur shkruan vepra mbi historin e një përsonaliteti apo një kombi, duhet të mbeshtetur, në dy parime themelore që kanë rëndësi vendimtare për vertetësinë e veprës tyre në fushën e historisë :
PARIMI I PARI : NË METODËN E KËRKIMIT SHKENCORË
PARIMI I DYTË: NË TË VERTETËN SHKENCORE
Frang Bardhi ( 1606 – 1643) ,lindi Nënshatë (Kallmet) të Zadrimës në vitin 1606 , në një famijle me tradita të larta ,atëdhetare, patriotike dhe fetare. Në fillim u shkollua në kolegjin e Loretos në Romë , pastaj në vitin 1633 vazhdoi studimet – si i pari student shqiptar – në Kolegjin Urban të Propagandës Fide në Romë, ku kreu studimet e thelluara, në filozofi e teologji dhe ku thellojë njohuritë në gjuhët latinishtë e italishtë. Pasi u doktorua në teologji u emërua ipeshkëv i Sapës.
Në vitin 1635 botoi në Romë fjalorin e parë të gjuhës shqipe, Fjalor latinisht-epirotisht(shqip) me 5640 zëra. Fjalori përmban 5000 fjalë të përkthyera në shqip, e shtojca në fund, kurse pjesa shqipe përmbledh rreth 2500 fjalë.
Në vitin 1636 , me kërkesë të bashkëatëdhetarve të tij,brenda 15 ditve shkroi Kryevepren e tij në mbrojtje të origjinës shqiptare të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj KastriotiSkënderbeu: “Skënderbeu- Apologji”.
Në vepren e tij : “Skënderbeu- Apologji”, Frang Bardhi duke u mbeshtetur në argumente shkecorë e burime historike të kohës Skënderbeut, të shek XV-XVI, të cilat vertetojnë origjinën e pa diskutueshme shqiptare të Skënderbeut, hedh poshtë , fletushkën e priftit sllav, Tomeo Markoviçi, (peshkopi boshnjak) i cili u përpoqë të mohonte origjinën ARBËRORË-SHQIPTARE, të Heroit tonë Kombëtarë ,Gjergj Kastrioti Skënderbeu , duke e qujtur sllav.
Në vepren e tij:“Skënderbeu- Apologji”, botuar në vitin ,1636, në Romë , përkthyer në gjuhën shqipe nga ,Stefan I. Prifti ,botim i tretë 1999.
Frang Bardhi në f-91 thekson:
“Por unë nuk e quaj pa vend të them edhe diçka , për familjen ,atdheun dhe origjinën e Skënderbeut ose Gjergj Kastriotit.Duke u mbeshtetur, pra në autorë shumë të sprovuar, e të dëgjuar, unë do të provojë,(që kundeshtari të skuqet t,i dalë përpara numrit të madh të historianve fort të shquar), se familja e Kastriotve në Epir apo Arbëri dhe se Kastriotët nuk e kanë fillin e tyre nga i biri i Vukashin Marganaviçit.Gjithashtu unë do të provojë nga autorë të ndryshëm me vlerë dhe nga mendimi i përgjithëshëm i epiriotve apo i arbërorve se Joani (Gjoni), prindi i Skënderbeut ka lindur nga kjo familje shumë e vjetër dhe se prandaj ne duhet të pohojmë se ai është i ndryshëm nga Juanis Margnavçi.”
Frang Bardhi , për të vertetuar shkencërisht , origjinën shqiptare – arbërore të familjes Kastriotve dhe të Heroit tonë Kombëtarë ,Gjergj Kastrioti Skënderbeu , u mbeshtetë në burimet historike të dijëtarve, historianve, shkrimtarve, mbretërve , princave të shekullit , XV e XVI ,por edhe në kujtimet përsonale të Papa Piu –II.
MË POSHTË PO JAPIM BURIMET HISTORIKE,ORIGJINALE KU U MBESHTETË ,DIJETARI I MADH I SHEK.XVII, FRANG BARDHI, PËR VEPRËN E TIJ:“SKËNDERBEU- APOLOGJI”, E VITIT 1936.
BURIMI-PARË
VOLATERRANI (1451-1522)-Humanist italian(Babai i tij, sekertarë i Papa Kalisit-III-dhe Papave pasues)
Frang Bardhi, theksonë në, f-92-93
“Më pëlqen sigurisht që ta nis nga Volaterrani , i cili shkurt, dhe por shumë qartë i dëshmon këto të gjitha.Ky autor kur bënë përshkrimin e Maqedhonisë dhe të pjesëvet të saj, nga të cilat e para thotë se është Arbëria shperhet kështu në Gjeografinë e tij:
“Tri sidomos familje i zotëronin të gjitha këto vende bashkë me Epirin (për të cilin do të flas më poshtë) Këto familje ne i pamë të gjitha të mërguera në Romë.Komnenët (Aranitët),që rrjedhin nga një fis stamollitësh, zotëronin vendet bregdetare, Durrsin, Vlorën, e shumë të tjera.Nga kjo familje Araniti vdiq në paqë dhe i pa cënuar, por bijtë e tij u dbuan. Ndër këta Konstadini, burrë hero në pamje e në trimëri, u ftua në juridiksionin subalpin të Italisë.
Familja e dytë është ajo e Kastriotve, nga të cilët Joan (Gjoni) Dibra ose Dobrensi zotëronte Trojën (Krujën) dhe disa vende të tjera më përbrenda.”Pastaj Voltarreni vazhdon të tregojë shumë gjëra të tjera lidhur me këtë familje (ku pohon se Skënderbeu është pasëardhës i Pirros dhe i emrit Alëksandër). dhe përmend si familje të trëtë atë të Dhesprotvetë.”
BURIMI I I DYTË
MARIN BARLETI (1450-1513)
Humanist i shquar shqiptarë i Shek XV. Frang Bardhi, theksonë f-95-96:
Këtyre mund tu shtojmë edhe Barletin i cili flet kështu në librin e parë , kur prek origjinën e Skënderbeut:
“ Gjatë kësaj kohe në Epir, -që të mos kujtoni se dëshërojë të zgjatem fort me historitë e hueja,-shquhej ndërmjet mbretërvë të vegjël dhe princërve të tjerë , emri mjaft fisnik i Joan (Gjon) Kastriotit , për sundimin e tij si në qytete të tjera , si në Krujë veçanarisht.Dhe meqenëse nuk e quaj me vend që fisi i Skënderbeut të mbetet krejt i pa njohur, por edhe s,kam ndërmend që të përshkruaj tërë vargun e të parve të tij, do të jem i kënaqur të prek vetëm një gjë ,se krerët e fisit Kastriotve kane rrjedhur nga EMATIA, prej një dere fusnike dhe ka sunduar në Epir njëkosisht me lavdi e fatëbardhësi.Mbi këta të gjithë siç fillova të tregojë , ishte veçanarisht Joani (Gjoni), ai spikati për urtësi, rëndësi e shpirt madhësi të paepur , pastaj edhe për virtyte të tjera, se edhe për bukurinë e rrallë të trupit , në ja vlen në këtë rast ta përmendim edhe këtë veti.”
BURIMI I I TRETË
SEBELIKU (Lat, Sabelicus)- (1436-1506)
Emëri i vertetë, Merkanton Koçi. Historian italian i Shek.XV.
Frang Bardhi, f-101-102, theksonë:
Sebeliku në librin e 9-të, “ Histori e Venedikut” ka këto fjalë:
“Pasi kaloi në Arbëri,(d.m.th.sulltan Murati), e sulmoi Skënderbenë më fort se kurrë. Thonë se ky i fundit ka qënë trim me armë dhe pas Pirros, i cili luftoi me romakët në Itali, Arbëria se ka pas shokun e tij.Babai im Joan Koçi ,i cili në moshë shumë të re kishte qënë , ushtarë me rrogë në luftën e Kalabrisë nën trimin Robert Orbinin, e kish zakon të më tregonte se e kishte parë këtë arbërorë, i cili me gjashtëqind kalorës ishte hedhur në Apuli në emer të mbretit Ferdinant, të luftoi krah çveshur herë me heshtë , herë me shpatë të përdredhur, të plagosë e të vrasë në betejë aq shumë njerëz, sa as gjithë skuadra që kish pas, duke i kallur tmerrin armikut.Ky(Skënderbeu), si e shtiu përsëri në dorë principatën e Arbërisë, e mbrojti atë sa ishte gjallë kundër turqve me shumë pak njerëz ,duke treguar kështu, një trimëri të madhe e të pashoqe.
Me vete mbante gjashtëqind kalorës të zgjedhur dhe thuajse kurrë nuk përdorte një numer më të madh.Me këta shpesh herë i theu dhe i bëri të merrnin arratinë ushtritë turke, që ishin shumë më të mëdha në numer.”
BURIMI I KATERT
JOAN BAPTISTA PIGNËN-Historian Italian i Shek.XVI
Frang Bardhi,në,f-104, theksonë: “Por nuk mund të lë pa përmendur këtu Joan Baptista Pignën , i cili në librin e Historisë të princërve “atesitë”, pikërsishtë në librin 8 shkruan kështu”:
“Por në një gjendje kaq kritike zbriti në Bari në kohën e duhur , Gjergj Kastrioti i mbiquajtur Skënderbe. Ky mbasi kishte bërë armëpushim për një vit me turkun armikun e përhershëm të tij, me nxitjen e pontifikut dhe të Insubrinit, nxori në kontinentë disa legjione dhe 700 kalorës epiriotas…Pastaj ai e mbrojti me trimërinë më të madhë këtë krahinë nga sulmet e turqëve dhe Krujën e fortifikuar.
Dërmoi Sinamin, Isuf Bregun, Karaxha Begun, Sheremetin, Ballabanin, Jakupin , komandant të Sulltanit. Mehmetin i cili e rretheoi për së dyti Krujën e detyroi të largohet me turpë.”
BURIMI I PESTË
Kardinali, PETRO BEMBINI (1470 -?) ,Historian italian-Shek.XV
Frang Bardhi, në f-105, theksonë:
“Ja se sa unanimisht Skënderbeu thirret e konsiderohet ARBËRORË apo EPIRIOTAS, kardinali Petro Bembini burrë i madhërishëm, në librat e “Historisë së Venedikut” e quan (Skënderbeun) EPIRIOTAS, e Tuberonin dalmatas dhe Tuberonin raguzian, të dy abatë, të cilët nuk dëshuan ta quanin ARBËRORË.Po lë gjithashtu mënjëanë , shkrimtarë të tjërë të pa numert e të shquar italjane e poetë si Joan Batista Marinini…”
BURIMI I GJASHTË
MARGARITA SARROKI (1560 -1617)
Poete e shquar italiane e Shek.XVI-Frang Bardhi, në f–105, theksonë:
“Grueja fisnike Margarita Sarroki e cila ka hartuar me shumë mjeshtëri një poemë (libërëzë), për lavdin e Skënderbeut, ku e quan vazhdimisht kryetrimin tonë ARBËRORË.”Bot.1-1606 e Bot.2-1623
[Poetesha italiane ,Margarita Sarroki(1560 -1617) në vitin,1606 shkroi një poemë prej 23 këngësh për Skënderbeun, të cilën e ka titulluar: “Scanderbeide” d.m.th “Këngët e Skënderbeut”.Ajo u frymëzuar nga trimëritë e kryetrimit dhe me këtë poemë, ajo e ka vendosur, emrin e saj të pavdekshëm, në letërsinë, italiane e botërore.(H.D)]
BURIMI SHTATË:
GJERGJ BARTOLDI- Humanist i Shek, XV, Nga -Praga
Frang Bardhi, në f–107, theksonë:
“Ky autor, pra, ndërsa po shkruan në hyrja të vepërzës së tij, për Skënderbenë flet kështu për prindin e tij Joan (Gjonin):
“Babai i Skënderbeut, Joan(Gjon) Kastrioti ka qënë pric i shkëlqyer i Epirit dhe i Arbërisë.Ky e ka origjinë e tij nga fisi bujar dhe mbretërorë i mbretit të Epirit- Pirro dhe është zot i shumë qyteteve të Epirit dhe të krahinave të tjera, ndër të cilat Kruja ka qënë veçanarisht e dalluar për fuqinë dhe qëndresën e saj.”
BURIMI TETË:
JOAN TARKOGNATI ( ?-1566)- Historian Italian i Shek.XV- Frang Bardhi, në f-108, theksonë:
“ Pas këtyre po shtojë edhe Joan Tarkognati, i cili, në pjesën e dytë të librit të 17 –të “Historisë së botës”, kur shkruan për veprat e sulltanit të turqvet , thotë kështu për Joanin (Gjonin)prindin e Skënderbeut: “Edhe Murati gjithash, pat sulmuar shpeshherë hungarezët dhe vllahjanët. E mbasi bëri shumë deme në Bosnje e në Arbëri, pushtoi atje Krujën, qytetë i fortë e përshtatur, të cilin thonë se e mori nga Joan (Gjon) Kastrioti, zot i Arbërisë, bashkë me tre bijët e tij, me qëllim që të sigurohej se Joani (Gjoni) nuk do t,i dilte nga besa që i kishtë dhënë dhe se do ishte kështu partizan i tij i devotshëm.”
BURIMI NËNTË:
PAPA PIU-II- (Nxjerrë nga kujtimet-bashkëkohës
i Skënderbeut)-Shek.XV
Frang Bardhi, në f-113-114 , theksonë:
“Po ju le të dëgjojmë, nëse ju pelqen dëshminë e shënuar të vetë Skënderbeut, i cili në përgjigjëjen që i bënë , Princit të Tarantos, Joan Antonit i shkruan kështu për origjinën e fisit të vet, sipas kujtimeve të PAPA-Piu-II”: [Pjesë nga letra e Gjergj Kastriotit,H.D]
“Gjergji zot i Arbërisë, i dërgonë përshëndetje Joan Antonit, princit të Tarantos….Unë e mbajë mend mirë se ai ka qenë mbreti yt,(Alfonsi) ,përse i biri nuk ja zënka vendin babës për ty? Baben e ke adhuruar dhe të birin kërkonë ta rrëzosh ? Kush ta dha këtë fuqi? Mos vallë thonë se të përket ty apo pontifikut të Romës të caktojë mbretërit e Siqelisë?
Unë kam ardhur të ndihmojë kundër pabesisë tende dhe kundër tradhtive të pa numerta të parësisë së tij Ferdinantin, birin e mbretit në fjalë , sepse ky është mbret i proklamuar nga Selia apostolike…Pastaj ti e përbuzë fisin tonë dhe arbërorët i quan bagëti.Sipas zakonit tënd, ti flet me përbuzje dhe duket se nuk e njeh origjinën e fisit tonë.Të parët tanë kanë qenë EPIROTAS, nga ata ka dalë ai PIRROJA me emër, sulmin e të cilit me zi mundën ta durojnë romakët dhe i cili pushtoi me armë Taranton e shumë vende të tjera të Italisë…s,ke sesi vë përballë epiriotve burra trima, tarantinër, këtë farë të qullosur njerzish, të lindur vetem për të zënë cironka. Në thënçë se ARBËRIA është pjesë e Maqëdhonisë, atëhëre të parët tanë i njeh shumë më fisnik ,sepse ata nën ALEKSANDRIN u futen deri në Indi dhe nënshtruan të gjitha fiset, që u dilnin përpara , me lehtësinë më të madhe…..”
BURIMI DHJETË – MARIN BARLETI
Humanistë shquar i shek.XV-të, Frang Bardhi, në f -123, theksonë:
“Siç del qartë nga Barleti, dhe nga priviligjet e familjes imperjale të Flav Engjillit, ky princ shumë i fuqishëm përdorte një shqipe dykrenare mbi një fushë të kuqe. Këtë stemë Skënderbeu e pat prej të parve dhe stërgjyshërve të tij.”
PËRSHËNDETI SHQIPTARËT, KUDO NDODHEN NËPËR BOTË, ME NJË PJESË TË POEMËS TË CITUAR NGA FRANG BARDHIT NË VEPRËN :“APOLOGJINË E SKËNDERBEUT” , BOTIM -1636
TE QUAJTUR “BETEJA E HERKULIT ME SKËNDERBEUN” , E POETIT TË SHEK. XV, GJON JAKOV RECINI, ( ME ORIGJINË DALMATE):
SKËNDERBEU EPIROTAS FLUTURON,
ME FORCË TË MADHE SI STUHI,
DUELIN E ASHPËR E FITON,
KRENAR, ZEMËRFATOS AI.
KALIN E PAPËRMBAJTSHËM MBAN,
SKËNDERBEU I LINDUR NGA EPIRI,
HERKULIN KUNDËRSHTAR PËRBALLË,
E SHIGJETON ME SYTË PREJ YLLI.
AI PARZMORE PREJ LËKURE KA,
SHIGJETË, SHTIZË E HARK GJIGAND,
TEK HERKULI I TEBËS NJË TOPUZ HATA,
E HEDH AI ME FURI QË LARG.
LITERATURA:
-Dhimitër Shuteriqi, “Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850”, Prishtinë 1978.
-Frang Bardhi: Apologji e Skënderbeut , botim,1636
-Frang Bardhi: Apologji e Skënderbeut , botim,1968
-Frang Bardhi: Apologji e Skënderbeut , botim,1999
-Frang Bardhit, Fjalori, botim, Prishtinë 1983.
-Dhimitër Shuteriqi, “Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850” Prishtinë 1978.
– Tonin Çobani, “Frang Bardhi dhe relacionet e tij”, Shkodër 2006.
– Dhimitër Shuteriqit :Të dhënat për këta fjalorë janë nxjerrë nga “Shkrimet shqipe në vitet 1332-1850”, Prishtinë 1978.
Fund me, 16 Janar 2026