Të nderuar Vatranë dhe abonentë të gazetës Dielli, në kuadër të fillimit së vitit kalendarik 2024, dëshirojmë t’iu kujtojmë likujdimin e detyrimeve financiare ndaj Gazetës Dielli dhe saktësimin e adresave të reja për të gjithë ata vatranë apo abonentë të Diellit që kanë ndryshuar adresën e dërgimit të gazetës.
Kriza ekonomike globale ka rritur ndjeshëm kostot e shtypshkronjës dhe çmimin e postës për dërgimin e gazetës.
Ju lutemi brenda mundësive, deri më 20 Janar 2024, dërgoni pagesat dhe adresat e përditësuara, në të kundërt e kemi të pamundur dërgimin e gazetës për ju.
Duke filluar nga Numri i Diellit Janar 2024, kush nuk shlyen detyrimet, nuk do të mund të pajiset me gazetë.
Pagesa për gazetën duhet të dërgohet në adresën e Vatrës: 2437 Southern Blvd, Bronx, NY 10458. Adresat e reja të dërgohen në email zyrtar të gazetës: gazetadielli@gmail.com.
Për çdo ndihmë, sqarim apo paqartësi financiare ju lutemi kontaktoni Arkëtarin e Vatrës z.Besim Malota cel: 203 455 7167.
Lutemi dhe shpresojmë në mirëkuptimin tuaj.