Bisedë me mërgimtarin Gazmend Gashi/
Ndonëse mot i lig dimri me borë e stuhi e acar, po malli për mëmëdhe i mund të gjitha. Këto ditë erdhi për pak çaste t’i kaloj ne familje. Me këtë rast zhvilluam këtë bisedë./
Intervistoi:Saranda R.Shala/
Saranda Shala: Kush është Gazmend Gashi?
Gazmend Gashi: Kam lindur më 15 Dhjetor 1963, në Graboc të Pejës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Gorazhdevc, një fshat etnikisht i banuar me popullsi serbe, kurse shkollën e mesme pranë shkollës teknike “Shaban Spahija ” në Pejë në majin e vitit 1983. Pas përfundimit të shkollës së mesme nuk kishte mundësi të regjistrohej në Universitet, pasi familja e tij ishte gjithmonë në shënjestër të shtetit Titist jugosllav, si një ndër familjet më të persekutuara në rrafshin e Dukagjinit e më gjerë. Pasi nuk kishte mundësi shkollimi të lartë, në gushtin e vitit 1986 ilegalisht arratiset duke kërkuar strehim politik në shtetin Austriak. Si shumë të rinj shqiptarë që detyroheshin të largoheshin nga trojet stërgjyshore, në moshë shumë të re, 22- vjeçar ishte i detyruar te lë familjen dhe vendlindjen e tij. Fate shqiptarësh që me dekada nuk kishin dhe nuk kanë të ndalur fatkeqësitë.
Pyetje: Cila është e kaluara e familjes suaj?
Përgjigje: Babai im, NEZIR IBISH GASHI ka lindur më 21 prill 1934, në Mamurras, Shqiperi . Është veprimtar i kauzës së shenjtë kombëtare. Ish i burgosur politik në vitet 1964, 1981,1984 dhe 1997. Ishte deputet i Kuvendit të Kosovës në vitet 1998-2001. Veprimtar i palodhur i kauzës së shenjtë kombëtare në të gjitha kohërat, kur e kerkonte Atdheu. Shkollën fillore e kreu në Pejë, kurse të mesmen në Kaçanik. Diplomohet në Universitetin e Shkupit, Republika e Maqedonisë. Kishte filluar në vitin 1957 të punojë si mësimdhënës në Drenovc të Klines dhe Gorazhdevc të Pejës. Pikërisht, gjatë atyre viteve dallohet për veprimtarinë patriotike, edhe pse rreziku ishte tepër i madh. Babai nuk kishte nguruar së afirmuari vlerat letrare, kulturore dhe padrejtesitë historike që beheshin duke i dalë zot Atdheut. Meqë kishte kundërshtuar disa herë, edhe hapur pushtetin e atëhershem, shpejt bie në sy të organeve të atëhershme të pushtetit.
Pyetje: Po më vonë si rodhën ngjarjet me familjen tuaj?
Përgjigje: Kalvari i ngjarjeve është i gjatë, por në mënyrë të përmbledhur, do të përmend disa nga gjërat më kryesore.
Në pranverën e vitit 1964 duke mbajtur orën e mësimit para nxënësve burgoset. Bënte pjesë në grupin e të burgosurve politikë, i njohur si grupi i Adem Demacit LRBSH-s. Ishte sekretar i organizatës për Komitetin e Pejës. Në pranveren e vitit 1964 nga kjo organizatë atdhetare, e cila vepronte në tërë Kosovën, u burgosën së bashku me babain tim për flamur shume intelektualë, atdhetarë, në krye me Adem Demaçin, Ramadan Shalën, Myrteza Xaj Nuren, Avni Lama, Kadri Kusari, Hyda Dobruna, Asim Vula, Azem Beqiri , Mehmet Krasniqi, Mustaf Venhari, Fazli Grajqevci, Syle Shala, Hazir Shala, Sabri Novosella, Shefqet Deqani, Vesel Rexhepaj, Zeqir Shala, Vesel Rexhepaj, Avdyl Shala, Ahmet Zeka, Ejyp Kastrati, Remzi Baloku, Selajdin Daci, Din Spahija, Teki Dervishi, Zeqir Gërvalla, Ahmet Haxhia, Sabit Ratkoceri, Abdullah Lahu, Tefik Sahiti, Xhafer Mamuxhiku, Hilmi Rakovica, Nimon Podrimja, Hysen Bukoshi, e shumë e shumë atdhetarë të tjerë.
Pyetje: Ju a kini njohur nga emrat e përmendura?
Përgjigje: Unë pata fatin që shumicën e këtyre kolosëve të lirisë t’i njoh personalisht. E ne vecanti babai kishte raporte shumë të mira edhe me të burgosurit dhe shokët e idealit: të mdhenjtë Metush Krasniqin, Ali Aliun,e me vone me Isa Demajn , Muhamet Rogovën, Hysen Gegën, Ali Lajcin e shume te burgosur tjere politik , të cilët mbajtën shumë vite burg . Ishin të pathyeshem karshi torturave që u beheshin, tortura anti-njerëzore nga kriminelë të sigurimit shtetëror serb e shqiptar. Tani nga këta burra që i permenda më lart, gjenerata e vitit 1964, ishte gjeneratë e çeliktë, mjerisht shumica nuk jane më në mesin tonë. Ky grup intelektualësh ishin ata, të cilët i shtyne proceset përpara , ishin një elektromotor i kauzës së shenjtë kombëtare. Por pa i harruar edhe gjeneratat tjera më të hershme të LNDSH- s, të cilët u burgosën pas Luftës së Dytë Botërore, aty në vitet ‘50 dhe gjeneratat në vijim, në vitin 1968 si: Isa Demaj, Zymer Neziri, Ramadan Blakaj, Xhemajl Gashi, etj.
Pyetje: Çfarë ju kujton viti 1981?
Përgjigje: Ishte Viti 1981 ishte rinia studenteske që e tronditi furishem shtetin Jugosllav , dhe aty filloi që ky shtet të përmbyset.Në ato demostrata muarrën pjesë shumë student me në krye Hydajet Hysenin, Ali Lajqin , Syle Mujën, Bajram Kosumin e shumë studentë, intelektualë u burgosën, por edhe gjenerata e viteve 1964 dhe 1968 nuk u kyrsyen nga arrestimet . Gjahu i pushtetit ndaj këtyre atdhetareve nuk kishte të ndalur , prapë një pjesë e tyre u burgosën. Disa, pas lirimit nga burgu, nuk kishin të drejtë punësimi, pasi konsideroheshin si armiq të shtetit, e të tillë edhe ishin. Një pjesë e tyre u detyruan të arratiseshin jashtë Kosove, pasi gjahu i shtrigave ndaj tyre s’kishte të ndalur. Fantazmat e zeza ishin në lëvizje ditë dhe natë për të ndaluar veprimtarinë atdhetare të tyre. Kështu pra, babai im në vitin 1964 në Gjykatën në Pejë, dënohet me 5 vite burg, të cilat i mbajti ne burgun famëkeq të Nishit, 18 muaj i kaloi në qeli, si dënim brenda dënimit. Aty këta burra atdhetar kaluan ditët dhe vitet më të tmerrshme të rinisë nga torturat antinjerzore që u bëheshin nga gardianët dhe sigurimi i shtetit fashist. Pas lirimit nga burgu babai nuk kishte të drejtë punësimi askund, çdo lëvizje e tij përcillej nga organet e sigurimit UDB-së dhe bashkëpunëtorve të tyre shqiptar me shpirt të shitur. Ishte nga të burgosurit politik, i cili nga UDB-a, trajtohej si armik shumë i rrezikshëm i Jugosllavisë, – i tille edhe ishte. Gjatë gjithë kohës shtëpia jonë ishte bërë poligon bastisjesh. Demostratat e studenteve ne Vitin 1981 ishin një shkas tjetër i pushtetit dhe babai im prapë arrestohet, me që gëzonte një autoritet në mesin e rinisë shkollore dhe universitare. Po ashtu në vitin 1984 sërish arrestohet dhe dënohet. Dhe herën e fundit arrestohet në vitin 1997 gjate protestave gjithëpopullore për lirimin e shkollave shqipe në Pejë.
Pyetje: Në luftën për çlirimin e Kosovës, ku ishte babai juaj?
Përgjigje: Gjatë luftës babai im ka qenë në istikamet e para si luftëtar më i moshuar i UCK- së, në ato anë së bashku me tre vëllezerit e mi, ku njeri nga vëllezërit e mi është plagosur në betejën e Loxhës dhe Grabocit, vendlindjes sonë dhe vendlindjes së gjeneral Bekim Berishës Abes. Kjo lufte dirigjohej nga policia, paramilitarë dhe armata serbe. Loxha dhe Graboci u sulmuan nga shumë drejtime: nga Peja dhe nga Gorazhdevci, fshat etnikisht i banuar me popullat serbe . Aty një ditë më parë ishte Vojvoda cetnik serb, Voisllav Sheshel dhe pastaj u muarr një ofenzivë e egër, ku kishte të vrarë e shumë të plagosur.
Pyetje: Ju kini kryer shërbimin ushtarak?
Përgjigje: Në moshë 19- vjeçare u detyrova t’i iki shërbimit ushtarak, pasi që në atë kohë të egër shqiptarët ishin në shenjestër të gjahut nga sigurimi shtetëror i asaj kohe të egër . Ne si shqiptarë ishim ata, të cilët dënoheshim dhe malltretoheshim shumë duke u vrarë , masakruar, lënduar, montoheshin procese politike, gjoja për nacionalizëm dhe armiqësi ndaj shtetit jugosllav. Pastaj në ato procese të montuara politikisht, shqiptarët dënoheshin me vite nga ish Gjykatat e shteti Titist diktatorial, i cili ishte shumë i egër për shqiptarët. Siç e thashë më lartë, në moshën 19 -vjeçare më është dashur të shpërngulem qëllimisht nga vendlindja ime . Në fund të qershorit punësohem me ndihmen e disa atdhetarëve dhe miq të familjes në një organizatë hidroekonomike në Komunën e Vitisë . Qëllimi ishte të largohem nga vendlindja që mos të bija në gjurmë nga ish sigurimi i shtetit Jugosllav që në atë kohë ishte në ofenzivë të madhe kundër shqiptarëve që ishin në anën e kundërt.
Aty u vendosa që mos të dyshohej që aty është një djalë nacionalist , i cili familjarisht ishte në shënjestër të gjuetisë nga aparati shtetëror jugosllav që ishte shumë aktiv në atë kohë.
Mbahej si ilegalisht punësimi im, pasi që ishte rreziku i largimit tim nga puna , atëhere ishin dy opcione të hapura për mua , burgosja apo dërgimi në shërbimin ushtarak.
Aty isha i punësuar nga fundi i qershorit 1983 gjer në korrikun e vitit 1986 . Më vonë informohem që ishte marrë vesh që unë isha i punësuar, menjëherë detyrohem ta lë punën dhe të largohem nga aty.
Në muajin gusht të vitit 1986 arratisem ilegalisht me ndihmën e dy bashkëvendasve të mi më besnik në shtetin Austriak.
Pyetje: Na fol pak për punën tuaj në emigracion?
Përgjigje: Dihet që puna në emigracion është shumë e vështirë, por dua të them se me punë arrihet çdo gjë. Çdo gjë e kemi filluar nga zeroja. Personalisht jam në gjendje që të punoj ditë e natë që fëmijët e mi mos të mbesin punëtorë krahu, edhe pse çdo punë është nder . Tani jam i fokusuar në shkollimin e djemve të mi, ku edhe suksesi gjer me tani nuk mungon.
Më duket se 40 vite mërgimi janë të mjaftueshme. Gjithmone kam qenë aktiv , kam kryer shumë kurse profesionale. Pastaj kam kryer kualifikimin e lartë profesional për menaxhim në Vjene. Jam i punësuar në një firmë, e cila merret me shumë punë, ku puna kryesore është demontimi i teknikës, si TV- Kompjuter etj, e shumë e shumë punë të tjera. Prej 13 vitesh kam kryer punën në menaxhim. Puna ime kryesore është prodhimi , personeli, dhe operativa e disa punë të tjera administrative. Suksesi nuk ka munguar asnjeherë. pasi që unë çdo punë e kryej me seriozitet dhe ndershmeri.
Pyetje: Dhe kur ktheheni në atdhe për herë të parë?
Përgjigje: Për herë të parë në Atdhe kthehem pas plot 14 vjetësh, në vitin 2000.Personalisht t’u them të vërtetën 8 gjer ne 10 vite e kam në plan, në qofte se jam shendoshë të kthehem në vatrën time, në vendlindjen time, në Pejën time, ku kalova një pjesë të rinisë sime.
Pyetje: Cka mendoni për aktualitetin politik në përgjithësi?
Pergjegje:Po mometalisht situata politike dhe ekonomike nuk është e mirë.Kosova ka nevoi per kuadro te reja në politikë. Të pahargjuar politikisht,kuadro të profileve të ndryshme që nuk janë të korruptuar,dhe proceset të hecin më mirë drejtë zhvillimit dhe integrimit në BE. Në qoftë se nuk kemi strategji, vizion, dhe të zhduken disa gjëra të shëmtuara do mbesim si dele të zeza në mes të Europes.Ne si Mergatë që me dekada dham atë cka kishim munëdsi për Atdheun kjo situatë e rëndë na shqetëson shumë.Andaj uroi që në të ardhmen të zgjedhen ata që punojnë për Atdhe e jo vetëm për veti. Ne s’kemi asgjë me shumë as më pak e gjitha çka e kemi është Atdheu i jonë që për shumë shekuj mbi supe e rëndonte barra e robërise nga pushtues të kohërave të egra.Andaj një apel i imi kishte me qenë që të jemi sa me të matur, të vendosur kur është në pyetje Atdheu.Se ditë për ditë mbi kokë na sjellen korbat e zi që me çdo kusht mundohen ta ndajnë zogun nga Nëna e vet.