
AFA/
During a hearing before the U.S. Senate, President Donald Trump’s nominee for U.S. Ambassador to Albania, Eric Wendt, outlined his priorities if confirmed and expressed his respect for Albania and the Albanian people.
With more than 34 years of military experience, General Wendt spoke with admiration about Albanian soldiers and our people.
“I have found that Albanian special forces embody the warrior spirit of the Albanian hero Skanderbeg, and the Albanian people themselves are proud, hardworking, and hospitable,” Wendt stated before the Senate Foreign Relations Committee.
He recalled his direct cooperation with Albanian special forces as Commander of NATO Special Operations Forces and their shared experience in Afghanistan, praising their professionalism and character.
Wendt emphasized that, if confirmed, he will work to further strengthen U.S.–Albania relations, combat corruption and organized crime, and expand cooperation in defense, the economy, cybersecurity, energy, and Artificial Intelligence.
A statement that once again demonstrates the strong strategic friendship between Albania and the United States of America.
——
Gjenerali Wendt: Trupat speciale shqiptare mishërojnë frymën luftëtare të heroit shqiptar Skënderbeu
Gjatë seancës dëgjimore në Senatin Amerikan, i nominuari i Presidentit Donald Trump për ambasador të SHBA-ve në Shqipëri, Eric Wendt, paraqiti prioritetet e tij nëse konfirmohet në detyrë dhe shprehu respekt për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Me mbi 34 vite eksperiencë ushtarake, gjenerali Wendt, foli me admirim për ushtarët shqiptarë dhe popullin tonë.
“Kam zbuluar se trupat speciale shqiptare mishërojnë frymën luftëtare të heroit shqiptar Skënderbeu dhe vetë populli shqiptar është krenar, punëtor dhe mikpritës”, deklaroi Wendt para Komitetit të Jashtëm të Senatit.
Ai kujtoi bashkëpunimin e drejtpërdrejtë me trupat speciale shqiptare si komandant i Forcave Speciale të NATO-s dhe përvojën e përbashkët në Afganistan, duke vlerësuar profesionalizmin dhe karakterin e tyre.
Wendt theksoi se, nëse konfirmohet në detyrë, do të angazhohet për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve SHBA–Shqipëri, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe zgjerimin e bashkëpunimit në mbrojtje, ekonomi, siguri kibernetike, energji dhe Inteligjencë Artificiale.
Një deklaratë që dëshmon edhe një herë miqësinë e fortë strategjike ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.