80 vite nga genocidi grek mbi Çamerinë
Nga Hyqmet Zane
Gazetar, studiues i çështjes çame
Shekulli XX ka shënuar veç dy luftrave botërore, por enkas për shqiptarët si komb ka “rezervuar” situata me krime kundër njerëzimit deri në genocid. Çamëria dhe Kosova, por edhe vetë Shqipëria kanë pësuar genocidet greke, serbe dhe komuniste. Në dallim nga genocidi nazist ndaj hebrejve gjatë Luftës II Botërore që ishte në përmasa të mëdha, por që u dënua nga gjyqi i Nurenbergut, për çamët, kosovarët nuk ka asnjë gjyq veç për Kosovën më 1999 ishin Shtetet e Bashkuara që u bënë bashkë me shtetet aleate dhe shpëtuan Kosovën nga pushtimi serb. Ndërkohë që fajtorët dhe shkaktarët nuk janë dënuar edhe sa udhëheqësia e Serbisë krenohet për këtë genocid dhe vazhdon ta quaj Kosovën pjesë të saj.
Por kur vjen fjala e genocidit grek mbi Çamerinë dhe shqiptarët banorë të saj, ka shumë pyetje dhe hamendësi, ka shumë faje dhe mosvëmendje për atë çka ndodhi në atë tokë të lashtë dhe krenare.
Të mos dënosh genocidin e Srebrenicës dhe genocidin ciklik ndaj shqiptarëve në histori, është krim në vetvete! Këta nuk kanë as komb, as gjak dhe as fe! Në njërën anë shkon në Hagë për propagandë dhe përdor Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe në anën tjetër darkon me dy udhëheqësit e Ushtrisë së Republikës Serbe që urdhëruan dhe zbatuan genocidin. Historia dhe kombi do t’i gjykojë!
Ka dhe kziston një konventë që flet për krime lufte, për krime kundër njerëzimit dhe genocid. Nëse do ti referohemi kësaj konvente të sanksionuar si në të gjitha konventat dhe deklaratat për të drejtat e njeriut, vetëm për problemin çam nuk është respektuar asnjëra. Jo se nuk e dinë para së gjithash europianët, por edhe SHBA, por duket se ka një marrëveshje si nën tavolinë të cilat kanë pushtllik si të gjitha punët që bëhen nën tavolinë. Më e keqja akoma është se edhe rezoluta e ashtëquajtur për Çamërinë e 2004 u katandis në një letër bakalli. Nuk u hartua nga një njeri, por u shkruajt mbi nazën e repektimit të konventave dhe deklaratave të të drejtave të njeriut nga parlamenti shqiptar, pjesë e të cilës janë edhe ca që flasin në emër të Çamërisë, bëjnë shou mediatik dhe japin shfaqje në sallë parlamenti. Por kur vjen puna për atë strategjinë e zgjidhjes së çështjes çame, kur vjen puna për atë mirëkuptimin njerëzor në mes të vetë çamëve përmes shoqatës patriotike Çamëria, ajo nëpërkëmbet, shmanget, harrohet zbatimi i statutit dhe një parti politike me emrin PDIU e uzurpon veprimtarinë e kësaj shoqate.
Unë që i them këto jam një çam me nënë dhe baba, jam një intelektual i angazhuar shpirtërisht, fizikisht dhe sinqerisht në trajtimin e kauzës së Çamërisë, jam nga dëshmitarët e asaj mbledhjes së parë që u bë në atë fillim janari 1991 në Tiranë dhe organizator i shoqatës Çamëria në Elbasan. Janë 31 vjet e ca angazhime mediatike dhe publicitare, në TV Dardan dhe autor i disa librave, jo thjesht me historizime dhe akademizma, por me trajtesa të ditë pas ditshme, muaji pas muaji dhe vit pas viti, që më japin të drejtën të kërkoj se çfarë bëhet me shoqatën Çamëria, kush po e drejton atë, përse nuk mblidhet Këshilli kombëtar e të tjera si këto pyetje që janë në të drejtën e çdo çami që nuk mund ti nëpërkëmbë një njeri që ka interesa për ndërtime pallatesh apo për përfitime personale. E them kështu sepse kauza e Çamërisë është sa e drejtë po aq edhe e vështirë, po ashtu siç është një amanet i atyre që dhanë jetën jo në ndonjë luftë, por të vrarë, të therur nga dora gjakatare e andartëve grekë që gjakun dhe vajin e derdhën në det, aq shumë u vranë. Pa folur pastaj për rreth 3 mij të tjerë që një ehrë në vit venë dhe u bëjne homazh në një memorial ku më pas çdo gjë lihet në harresë.
Për shkak të interesave të mia intelektuale dhe angazhimeve në jetën politike dhe shoqërore, ndjehem i fyer për abuzimet që bëhen në emër të Çamërisë, si unë dhe shumë e shumë intelektialë të tjerë që nuk konsiderohen, që nëpërkëmben, shmangen dhe nuk u përmëndet emri nga ata që flasin abuzivisht në emër të Çamërisë. Unë nuk kam nevojë as për medaljë apo një “pjatë mirënjohje”, se veprën që bën çdo njeri e lexon koha, ajo mbetet do apo nuk do një individ me padinjitetin si institucion që nuk i bën nder Çamërisë.
Kur diktatori Enver Hoxha bëri ato që bëri me shqiptarët e Çamërisë, i vrau, i burgosi dhe i internoi sa i deshi qejfi, erdhi një ditë që ai vdiq me faqezillëkun e tij si një tradhëtar i kombit. Faktet flasin dhe janë kokëforte si për Kosovën dhe për Çamërinë. U desh ndryshimi i sistemit që ne të gjenim vehten dhe të organizoheshim dhe bëmë shumë mirë deri më 2013, kur e3dhe u bëmë me deputetë çamë në parlamentin shqiptar. Pikërisht atëherë u nda pjesa e idealeve duke mos u përfillur dhe u kap pjesa e interesave personale të individëve dhe sot më 2022 kemi tre deputetë çam në PS dhe tre deputetë çam tek PDIU. Ata mund të ejnë çamë, por nuk kanë asnjë lidhje me kauzën e çamërisë, nuk i fyej, i dua se janë çamët e mi, por nuk mund të pranoj kurrsesi këtë gjëndje në të cilën ka arritur, këtë përçarje, këtë uzurpim të kauzës së Çamërisë.
Unë e di që ka një Zot dhe e besoj Atë, siç besoj se Ai do ta japë verdiktin e kësaj çështje duan apo nuk duan disa individë, se gjaku i rënë nuk bëhet hasha as me blerje nga grekët me mijëra euro, as me llafollogji të inçizuara nëpër kaseta të vjetëruara, jemi gjallë ne bijtë trashëgimtarë që me të vertetë e duam kauzën dhe kërkojmë ta zbatojmë amanetin.
Në një moment isha entuziazmuar kur kryeministri i sotëm Edi Rama foli dhe doli në krah të shqiptarëve të Çamërisë që jetojnë në Shqipëri, i tha ato fjalë në poltronin e Parlamentit se “Çamëria është çështje ndërkombëtare dhe jo Himara…” si edhe në një TV Grek në mes të Athinës qartë dhe saktë se problemi çam kërkon drejtësi dhe duhet reciprocitet. Por më pas heshti. Përse ? U ble apo moiri “dhurata” që dinë të bëjnë grekët ? Heshti edhe kur ministri i jashtëm grek Nikos Dendias në mes të Tiranës, në krah të të “besuarës” ministr të jashtme të Shqipëerisë Olta Xhaçka, heshti kryeministri nga shantazhi që i bëri Shqiëprisë për në BE nëse kërkohet çështja çame ???
Është i njohur fakti edhe nga komisioni mix i 1946-ës, por edhe sot nga akademikë grekë që e pohojnë se grekët bënë genocid, vranë dhe therën nga fëmijë deri ple, burra e gra të pafajshëm, dhe vodhën pronat e popullatës çame në Çamëri, siç edhe përcaktohen në Konventën në fjalë për cilësimin “genocidi” që nënkupton cilën nga veprat e mëposhtme të kryera me qëllim për të shkatërruar qoftë plotësisht, qoftë pjesërisht një grup kombëtar, etnik, racor afetar si të tillë. Ndër të tjera në Konventë cilësohet se : Do të ndëshkoheshin – Genocidi, – Marrëveshja për të kryer genoc id, – Nxitja e drejtperdrejtë dhe publike për të kryer genocid, – Tentativa për genocid, – Bashkëfajësia për genocid.
Të gjitha këto u bënë në Çamëri nga Napoelon Zerva dhe bashkëpunëtorët e tij me lejen e shtetit grek dhe mirëkuptimin britanik të kohës. Ndaj dhe në nenin IV ttë kësaj Konvente të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve në rezolutën e saj 260) A (III) të 9 dhjetorit 19548 që hyri në fuqi më 12 janar 1951 sipas dispozitave të nenit XIII, thuhet – “Personat që kanë kryer genocid apo cilëndo nga veprat e tjera të renditura më sipër, do të ndëshkohen, qofshin edhe qeveritarë, funksionarë apo persona të veçantë” ? ! ? ! ? ! Kush u ndëshkua për krimet kundër njerëzimit në Çmëri ? Askush. Napoleon Zerva u bë Ministër i Brendshëm dhe ka memoriale të ngritura në Artë të Çamërisë dhe në mes të Athinës.
Peërballë këtij realiteti, genocidi dhe pasojat e tij po merren me të mirë me folklorizëm dhe fjalë në erë me forma dhe vepra të ndryshme deri në heshtje nga vet ata që pretendojnë për drejtësi dhe që kanë shkallmuar unitetin mes shqiptarëve të Çamërisë në Shqipëri..