
28 korrik, 2022 Unë dhe Laura dërgojmë përshëndetjet dhe urimet tona më të ngrohta për mbarë popullin shqiptar teksa festojmë 100 – vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Ky par kilometrik i veçantë është një dëshmi e miqësisë midis dy vendeve tona dhe vlerave tona të përbashkëta demokratike. Në vitin 2007, isha krenar që u bëra Presidenti i parë i SHBA në detyre i cili vizitonte Shqipërinë, Laura dhe unë nuk do ta harrojmë kurrë kohën që kaluam në vendin tuaj të bukur. Ne u bëmë vete dëshmitarë së mikpritjes tuaj të sinqertë dhe të përkushtimit tuaj ndaj demokracisë dhe marrëdhënieve të forta me Shtetet e Bashkuara. Kujtoj gjithashtu pasionin tuaj për zhvillim dhe tolerancë. Jam i lumtur t’i shoh Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara teksa vazhdojnë të punojnë krah për krah, si aleate në NATO dhe në Këshillin e Sigurimit të OKB – së, duke mbrojtur demokracinë, paqen dhe të drejtat e njeriut. Shpirti shqiptar që kurrë nuk rresht së përpjekuri për liri dhe tradita juaj e besës për t’i shtrirë dorën e ndihmës njerëzve në nevojë, janë vlera të cilat shpresoj që të bëhen shembuj për të tjerët. Shqipëria është një forcë e së mirës në botë dhe Shtetet e Bashkuara janë krenare që ju kemi mike dhe aleate Gezuar 100 vjetorin e miqësisë sonë jetëgjatë. Uroj edhe shumë vite të tjerë të shkëlqyer dhe premtues në vazhdim. Zoti ju bekoftë. George W. Bush