Nga Albano Kolonjari/Pak dite perara perballjes me Lihtenshtenin dhe Spanjen tekniku i Kombetares Shqiptare Gianni De Biasi gjate nje interviste per faqen e njohur sportive Tuttomercatoweb mbi ekipet italiane te futbollit te cilat marrin pjese ne Ligen Europiane u pyet edhe per Kombetaren e Shqiperise. Gjate kesaj interviste Gianni De Biasi deklaroi se :”Kemi nje seri ndeshjesh. E para u duk e lehte. Tani do te perballemi me Spanjen qe eshte rikthyer ne nivelet e saj te larta ashtu si pak vite me pare dhe qe ka ne organiken e saj lojtare te jashtezakonshem me emra te tille si Diego Costa, David Silva apo Jordi Alba”.. Nderkohe mbi lajmet e perhapura se ekipi kroat i Dinamos se Zagrepit ka kerkuar qe De Biasi te marre drejtimin e skuadres, tekniku Italian u pergjigj:” Nuk kam patur asnje oferte ne Dinamo e Zagrepit. Une kam nje kontrate me FSHF dhe jam i lumtur te drejtoj kombetaren shqiptare. Kam ndermend te respektoj impenjimin tim”. Kombetarja e Shqiperise do te luaje me 6 Tetor ne ora 20.45 me Lihtenshtenin ne Lihtenshtenj dhe tre dite me vone me 9 Tetor me Spanjen ne Shkoder ne ora 20.45. Pritet qe keto dite tekniku De Biasi te beje te ditur edhe listen e futbollisteve qe do te thirren per keto dy ndeshje. Me interes prite te shikohen nese sulmuesi Armando Sadiku do te jete ose jo ne dispozicion te kuqezinjeve kjo pasi pak dite me pare ai u demtua gjate nje ndeshje ne kampionatin zvicerian.