• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

De Biasi:”Spanja do te ndalet vetem nese ekipi do te jape mbi 101% “

October 8, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/A do te parkoje Shqiperia neser “autobusin” perballe Spanjes:”Nuk e di nese do te kemi nje autobus aq te gjate sa per te mbuluar gjithe porten. Nese do te kemi, do te vendosim nje pa rrota ne menyre qe te mos na hyje topi poshte, sepse rrezikon qe edhe ne ate pak hapesire qe ekziston, ta pesosh. Gjithsesi, rreshtimi i ngjeshur në mbrojtje nuk eshte çeshtje zgjedhjeje, Pergjigjia jone per kete menyre mbrojtje vjen edhe si rezultat i skemes qe ka kundershtari per te na sulmuar”, tha tekniku kuqezi Giani De Biasi ne koferencen per shtyp qe u zhvillua nje dite para takimit Shqiperi-Spanje. Por a do te kete Shqiperia mundesine e nje rezultati pozitiv me Spanjen. De Biasi thote qe ne kete pike duhet te jemi te ndergjegjshem”Ne jemi te ndergjegjshem  per aftesite e ekipt tone. E dime qe jemi te vegjel dhe perpapa nje kundershtari si Spanja diferencat jane te medha. Gjithsesi do te zbresim ne fushen e Loro Boricit per te bere lojen tone, duke luajtur ne menyre te zgjuar. Edhe me Portugaline askush nuk na jepte shans por ndeshjen e fituam ne. Futbolli eshte ii tille”. Spanja eshte nje super skuader. Per teknikun shqiptar De Biasi, Spanja e ka kaluar periudhen e “renies”. “Spanja vjen nga nje periudhe e sukseshme me Del Boskon ku fitoi tre trofe. Me pas pati nje periudhe renie. Por tani me tranjerin e ri Lopetegu lojtaret po rizgjohen pasi kane te bejne me nje tranjer te ri . Megjithate shperosoj qe neser te mos jene ne formewn e tyre me te mire”.

Mungesat.

Shqiperia nuk do te kete ne dispozicon sulmuesin e vet Armando Sadiku. Tekniku De Biasi thote:”Eshte nje mungese e madhe. A ka luajtur shume mire ne ndeshjet e fundit. Ai eshte nje lojtar shume i rendesishem per ne. Megjithate edhe futbollistet e tjere qe kemi ne sulm jane te forte dhe besoj se do te bejne qe mungesa e tij te mos ndihet”. Ne pikepyetje do te jete edhe Kukeli, per te cilin De Biasi thote:”Pesoi nje demtim ne fundin e pjeses se pare ne takimin me Lihtenshtenjin. Nuk e dime nese do te arrije te rikuperohet. Eshte shume i rendesishem per ne dhe po bejme perpjekje qe ta kemi, ne te kundert do te jete ne stol”.

Dy fitoret e para dhe ecuria e ekipit :

”E kam deklaruar edhe here te tjera. E kemi arritur mrekulline me pjesemarjen ne Kampionatin Europian. Tashme pjesa me e veshtire eshte ta mbajme gjalle kete mrekulli. Megjithat une jam i bindur se ky grup lojtaresh ka mundesi te shkoje shume me teper. Spanja do te ndalet vetem nese ekipi do te jape mbi 101% ne takim e neserm. Besoj se kemi mundesi ende qe te rritemi. Eshte normale qe pas nje kualifikimi historik si ai i yni, tani te kerkojme me teper. Duhet te kemi parasysh qe Spanja eshte shume me e mire se ne, por do te luajme me dinjitet dhe krenari, duke shpresuar qe pas ndeshjes do te flasim rreth nje rezultati pozitiv. ”.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, shqiperia, Spanja

DE BIAZIN: HEROI I PROFESIONIT

October 8, 2016 by Administrator

Trajneri i kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, ka dhënë një intervistë të gjatë për prestigjiozen spanjolle “AS” duke treguar gjithë historinë e tij me kombëtaren shqiptare dhe duke komentuar takimin e nesërm ndaj Spanjës në “Loro Boriçi”, i vlefshëm për kualifikueset e Kupës së Botës “Rusi 2018”

Ndeshja kundër Spanjës do të jetë një vazhdim i paraqitjes së mirë në Kampionatin Europian?

Shpresojmë të kemi një rendiment të mirë, edhe pse e kemi të qartë që Kampionati Europian i përket së shkaurës tashmë. Duhet të jemi të përulur dhe të përqëndruar. Madje, edhe në këtë mënyrë, diferencat mes nesh dhe Spanjës janë si të shkosh nga Toka në Hënë, ose si një luftë me gurë ndaj Kallashnikovit.

A mund të surprizojë Shqipëria në këtë grup të vështirë?

Për ne është akoma më e vështirë të bëjmë histori tani që ia arritëm njëherë. Grupi është shumë i fortë. Ndeshjet më të rëndësishme për ne janë kundër Maqedonisë, Izraelit dhe Lihtenshtejnit. Kundër Spanjës dhe Italisë nuk kemi çfarë të humbim. Mendoj se 40% shanse të dalë e para ka Spanja, 40% Italia dhe 20%-ëshi tjetër ndahet mes 4 ekipeve të tjera.

Ju pëlqen stili i lojës së Spanjës?

Më pëlqen, por preferoj të jem më shumë konkret sesa poetik. Nëqoftëse dikush ka cilësi, mund ta bëjë atë lojë. E rëndësishme është të marrësh maksimumin e mundësive që ke. Të gjithë lojtarët e Spanjës luajnë në ekipe të mëdha. Shikoni ku luajnë lojtarët e mi.

Diego Kosta apo Morata?

Nëqoftëse nuk luan asnjëri prej tyre do të ishte më mirë (qesh).

Jeni mik me Del Bosken. Çfarë mendimi keni për të?

Ka bërë një punë të jashtëzakonshme. Të gjithë thonë se është e lehtë të fitosh me lojtarët që pati ai, por ai ia arriti me një përulësi të madhe. Në takimin mes trajnerëve në Paris na tha: “Kam fituar sepse kisha lojtarë të mirë.” Unë them se diçka e tillë ndihmon, por duhet t’u japësh atyre motivim për t’i bërë të fitojnë gjithnjë.

Është më e vështirë të fitosh trofe me Spanjën apo të kualifikohesh me Shqipërinë në Kampionatin Europian?

Janë dy suksese të ndryshme. Spanja pas 2008-s arriti të fitojë edhe në 2010-n dhe 2012-n. Ne shkuam në Hënë me kualifikimin për në Kampionatin Europian dhe tani është më e vështirë për ta përsëritur në vitet në vazhdim. Disa ditë më parë u thashë lojtarëve: “Jeni ngjitur nga Kategoria e dytë në të Parën. Tani duhet të tregoni që jeni lojtarë të së Dytës që luftojnë në të Parën. Nëse mendojmë se jemi lojtarë të së Parës, jemi të vdekur.”

Ju shkuat në Shqipëri pas një periudhë të vështirë në Serinë A.

Po. Më kishin shkarkuar nga Udineze pas vetëm 3 muajsh. Akoma nuk e kam kuptuar. Më acaroi diçka e tillë. Nuk mund të vendosësh për fatet e një trajneri në vetëm 3 muaj. Isha shumë i rënë moralisht, nuk doja të trajnoja më në Itali.

Bëtë një hap prapa për të ringritur karrierën tuaj?

Po, dhe askush nuk do ta kishte menduar. Në historinë time si trajner gjithnjë kisha arritur të plotësoja objektivat që më kishin vendosur klubet. U ngjita nga Seria C në Serinë A me Modenën, më larguan 3 herë nga Torino dhe gjithnjë i arrita rezultatet që më kërkuan, përfshirë ngjitjen në Serinë A. Goditja e fundit, përfundimtare, ishte ajo e Udinezes.

Mendonit se mund të bënit historinë që arritët me Shqipërinë?

Më duhej një sfidë e vështirë sepse doja t’u tregoja njerëzve që isha një trajner i vlefshëm. Shqipëria ma dha mundësinë. Askush nuk e mendonte se do të shkonim në Kampionatin Europian, por duke punuar fort, duke vepruar me mendje të ftohtë dhe duke zgjedhur lojtarët e duhur, ia arritëm qëllimit.

Çfarë menduat në momentin e parë që shkelët në Shqipëri?

Shkova aty një ditë dhjetori, e mbaj mend mirë. Nuk kisha qënë kurrë më parë. Në fillim ishte e vështirë sepse kisha vendosur me vështirësi. Fola me presidentin dhe arriti të më bindte. Ishte shumë e vështirë, por me kalimin e kohës mund të them se mora një vendim të mirë.

Çfarë ju shtyu të thonit po?

Më dhanë një fletë të bardhë pa kushte, dhe ta dini që nuk ishte për para, sepse fitoja 4 herë më shumë më përpara, por të kesh një popull mbrapa që të motivon dhe shpreson të ndryshojë mentalitet me ty, më shtyu të pranoja. Federata ishte e vogël, vendi gjithashtu, po përjetonin shumë probleme. Ndeshja e parë që luajtëm ishte në një stadium të vjetër që e kishin ndërtuar italianët në 1935-n dhe që thuajse nuk kishte ndryshuar fare që atëherë.

Dhe ju desh që të ndërtonit një kombëtare thuajse nga zero.

Nuk kisha njohuri për lojtarët që duhet të ndiqja. E filluam punën që nga themelet dhe udhëtuam shumë në kërkim të lojtarëve. Që nga Suedia deri në Azerbajxhan. Duhej të ndryshonim diçka, sepse me të njëjtët lojtarë të ekipeve të mëparshme do të kishim të njëjtat rezultate negative. Në ndeshjen e parë kundër Gjeorgjisë u shkuajta një letër futbollistëve: “Nëse ju më ndiqni mua, do të arrijmë aty ku nuk e mendoni.” Në fund ia arritëm, por ishte një udhëtim shumë i gjatë.

Si i gjetët futbollistët që mund të grumbullonit?

Në internet. Filluam nga sajti “Soccerassociation” duke parë në çdo lojtar të çdo lige nëse kishin shtetësi shqiptare ose nëse mbiemri i tyre ishte shqiptar. Sapo i gjenim, analizonim videot e tyre në “Youtube” për të parë nëse ishin të vlefshëm. Më pas, në fazën e fundit, shkonim të flisnim em ta dhe i pyesnim nëse dëshironin të luanin me ne.

Dhe funksionoi.

Po. Portierin Berisha shkuam ta kërkonin në një fshat peshkatarësh në Suedi. Luante në ligën e parë të Suedisë për Kalmarin. E bindëm dhe e bëmë të debutonte ndaj Iranit në një ndeshje të zhvilluar në Turqi. Priti çdo gjuajtje që i erdhi dhe bëri një super ndeshje.

Pra keni qënë më shumë se një përzgjedhës.

Duhet të punoja psikologjikisht më shumë se të trajnoja. U mundova t’u shpjegoja lojtarëve atë çfarë doja duke i parë në sy dhe duke i bërë të kuptonin. U përqëndrova te emocionet. Shumë donin të luanin për Shqipërinë sepse familja e tyre ishte nga atje, ose sepse gjyshërit e tyre kishin emigruar gjatë luftës. Në fund arritëm të bashkonim një grup djemsh që ishin të dhënë pas flamurit dhe që japin gjithnjë 100% për vendin e tyre.

Keni patur aq sukses sa ju dhanë dhe nënshtetësinë shqiptare…

Kryeministri Edi Rama është një njeri me vlera të mëdha. Ka jetuar në Gjermani dhe Francë dhe flet disa gjuhë. Për shkak të rezultateve tona të mira, arrita të krijoj një marrëdhënie direkte me të. Më dha pasaportën diplomatike, gjithashtu titullin “Honoris Causa”, dhe mbi të gjitha më krijoi iluzionin e të qënit një trajner shqiptar.

Si u përjetua pjesëmarrja historike e Shqipërisë në Kampionatin Europian?

Më e rëndësishmja ishte kur arritëm kualifikimin, duke u kthyer nga Armenia. Kishte njerëz në aeroport, në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nëpër të gjitha rrugët e Shqipërisë. Lojtarët nuk mund ta besonin çfarë kishin arritur. U tregua që ishim të gjithë bashkë dhe kishte një solidarizim të madh.

Mund të shërbejë futbolli për të ngritur një shtet me probleme si Shqipëria?

Sigurisht. Më e rëndësishme për mua ishte që u dhamë fëmijëve të vegjël mundësi dhe iu vërtetuam që nëqoftëse gjërat bëhën mirë, atëherë mund të arrihen rezultate të mira. Tani jemi idhuj për ta, njësoj si Kristiano Ronaldo apo Mesi. Sot të rinjtë përvvec këtyre të fundit, flasin për Xhakën, Sadikun… Pjesëmarrja në Kampionatin Europian ka bërë të mundur rinovimin e dy stadiumeve. Janë stadiume moderne, si ato të Francës apo Spanjës. Të mëparshmit ishin katastrofë.

Shqipëria ka përjetuar një diktaturë 45 vjet me Enver Hoxhën. A dallohet kjo gjë në mentalitetin e lojtarëve?

Po, njësoj si në shumicën e njerëzve në atë vend. Kur më shohin në rrugë vendosin dorën në zemër dhe më falenderojnë. Ata vuajnë autoritetin e njerëzve me më shumë pushtet, qoftë ekonomik. Janë të bindur dhe të disiplinuar. Mua njerëzit më ofrojnë çdo gjë. Nuk mund të paguaj nëqoftëse shkoj në një restorant.

Ishim një ditë në një të tillë dhe nga një tavolinë tjetër na u ofrua një shishe që kushtonte 120 euro. Të mendosh sa vlerë kanë aty 120 euro. Dhe kjo nuk vjen prej suksesit tonë, por sepse e kuptojnë që jemi duke i bërë gjërat me seriozitet dhe duke u përfshirë në gjendjen e vendit. Nuk punojmë në Shqipëri për të nxjerrë fundin e muajit dhe për të kursyer. Nëqoftëse do të ishte për atë gjë, do të kisha ikur në Kinë kur e pata mundësinë.

A ndiheni shqiptar, edhe pse jeni italian?

Në njëfarë mënyre po. Për mua është shumë e rëndësishme besnikëria. Më ndodh kur jam në një klub dhe gjithashtu tani me kombëtaren shqiptare. Jam shqiptar sepse jetoj në atë realitet, edhe pse në disa pjesë të Italisë nuk tingëllon mirë të shprehem kështu. Është një pjesë që bën ndryshimin mes dy vendeve dhe i takon formës së politikës.

Por më përpara Italia ishte gjithashtu mafia, përveçse pica dhe spageti. Në fakt, në Amerikë gangsteri më i njohur është një italian. Mendoj se e gjithë bota është njësoj, dhe që kudo ka të këqinj dhe të mirë. Në Shqipëri shumica e njerëzve janë puntorë dhe jetojmë me pak. Është një popull me krenari. Më thonë gjithnjë që jam ambasadori i Shqipërisë në Itali.

Lojtari juaj më i mirë, mbrojtësi i djathtë Elseid Hysaj i Napolit, shkoi në Itali me gomone bashkë me babain e tij…

Dhe kjo gjë e ka bërë të jetë shumë kërkues. I ati tentoi të shkonte në Itali tre herë derisa ia arriti. Më pas çoi aty familjen e tij për të siguruar një jetë me më shumë mundësi, siç ndodhi me djalin e tij i cili u formua si futbollit në kategoritë inferiore të Empolit.

Si e kujtoni ngjarjen e dronit në ndeshjen kundër Serbisë?

Kur shkuam në Beograd ishin marrë masa të tilla sigurie njësoj si për zv. presidentin e SHBA-ve që kishte qënë për vizitë disa ditë më parë. Qarkullimi ishte bllokuar dhe çdo 150 metra kishte policë. Luanim në një stadium të vjetër ku nuk ishin përgatitur mirë dhe ku njerëzit mund të futeshin në fushë pa asnjë problem. Në fund mirë që dolëm shëndoshë, pasi mund të kishte shkuar më keq.

Tani luan gjithashtu Kosova. Si ju ndikon kjo?

Është e çuditshme. Shumica e tifozëve tanë nuk duan që Kosova dhe Shqipëria të luajnë të ndara. Për shumë prej tyre Kosova është Shqipëri. Tani ata kanë dy përfaqësuese, edhe pse slogani i tyre është “një komb, një kombëtare”. Lojtarët nga Kosova që luajnë për ne nuk duan të ndryshojnë ekip. Të shohim në të ardhmen.

EDHE “MARCA” SHKRIM PËR DE BIAZIN: HERO I PROFESIONI(panoramasport)

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, heroi

Gianni De Biasi:”Jam i lumtur te drejtoj Kombetaren Shqiptare”.

September 29, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/Pak dite perara perballjes me Lihtenshtenin dhe Spanjen tekniku i Kombetares Shqiptare Gianni De Biasi gjate nje interviste per faqen e njohur sportive Tuttomercatoweb mbi ekipet italiane te futbollit te cilat marrin pjese ne Ligen Europiane u pyet edhe per Kombetaren e Shqiperise. Gjate kesaj interviste Gianni De Biasi  deklaroi se :”Kemi nje seri ndeshjesh. E para u duk e lehte. Tani do te perballemi me Spanjen qe eshte rikthyer ne nivelet e saj te larta ashtu si pak vite me pare dhe qe ka ne organiken e saj lojtare te jashtezakonshem me emra te tille si Diego Costa, David Silva apo Jordi Alba”.. Nderkohe mbi lajmet e perhapura se ekipi kroat i Dinamos se Zagrepit ka kerkuar qe De Biasi te marre drejtimin e skuadres, tekniku Italian u pergjigj:” Nuk kam patur asnje oferte ne Dinamo e Zagrepit. Une kam nje kontrate me FSHF dhe jam i  lumtur te drejtoj kombetaren shqiptare. Kam ndermend te respektoj impenjimin tim”. Kombetarja e Shqiperise do te luaje me 6 Tetor ne ora 20.45 me Lihtenshtenin ne Lihtenshtenj dhe tre dite me vone me 9 Tetor me Spanjen ne Shkoder ne ora 20.45.  Pritet qe keto dite tekniku De Biasi te beje te ditur edhe listen e futbollisteve qe do te thirren per keto dy ndeshje. Me interes prite te shikohen nese sulmuesi Armando Sadiku do te jete ose jo ne dispozicion te kuqezinjeve kjo pasi pak dite me pare ai u demtua gjate nje ndeshje ne kampionatin zvicerian.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, De Biasi:, Kombetarja Shqiptare

Shqiperi-Maqedoni! De Biasi:”Eshte si nje finale Europiani”.

September 4, 2016 by Administrator

Nga Albano Kolonjari.

“Ne do ta cilesojme ndeshjen me Maqedonine sikur te ishte finalja e Europianit. Do te gabonim rende  nese do ta nenvleresonim kete takim me Maqedonin”, u shpreh ne koferencen per shtyp tekniku i Kombetares Shqiptare Xhani De Biazi. Interesimi i futbolldashesve kuqezinj per kete ndeshje eshte shume i madh. Sipas FSHF jane shitur te gjitha biletat e ketij takimi. Mediat tashme e quajne kete takim si “derbi” i Ballkanit. Xhani De Biazi kerkon qe te mbaje futbollistet me kembe ne toke “Do te ishte me e lehte te luaje ndaj skuadrave si Italia apo Spanja, pasi skuadra motivohet vete. Futbollistet duhet ta kuptojne rendesine e kësaj ndeshjeje dhe te japin maksimumin”. Por si do te luaje Shqiperia ne kete takim? Cdo gje eshte e fshehte. De Biasi e ka ne koke formulen. Analistet aludojne per nje 4-4-2. Por cdo e vertete do te mesohet vetem pak caste perpara ndeshjes:”Ekipi do te jete i njejte me ate qe luajti ne Europian. U largua Cana, por u kthye Gjimshiti dhe jane afruar Manaj dhe Hyka”, thote De Biasi. Porta do te mbrohet nga Berisha, ne mbrojtje Hysaj, Gjimishti, Marvaj dhe Agolli. Mesfusha e veshtire te thuash kush do ta nisi lojen , Kukeli, Abrashi, Kace, Memushaj, Hyka, Xhaka, Lenjani. De Biasi duhet te zgjedhe. Sulmi duket me pak i lexueshme, Sadiku, Balaj dhe Çikalleshi. Kombetarja i dha fund pergatitjeve per ndeshjen me Maqedonine duke zbritur ne tapetin e stadiumit Loro Borici. Sot kuqezinjte do te kene mbeshtetjen e rreth 16 mije tifozeve ne kete impiant te rikonstruktuar  dhe qe do te jete shtepia e kuqezinjeve deri ne perfundim te stadiumit te ri kombetar ne qender te Tiranes.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, De Biasi:, Finale, Shqiperi-Maqedoni

De Biasi për Canën, “eksodin” Kosovar në Kombëtare, prurjet, miqësorja dhe eleminatorët

August 29, 2016 by dgreca

Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, konfirmoi në një konferencë për shtyp se Lorik Cana është tërhequr nga kombëtarja. “Cana nuk është grumbulluar për ndeshjet e ardhshme pasi është tërhequr”, tha De Biasi, duke kërkuar një duartrokitje për të, si njeri dhe si futbollist, që dha aq shumë për Kombëtaren Shqiptare- “Europiani ishte ëndrra e Canës. Luajti me Zvicrën dhe një pjesë të ndeshjes me Rumaninë. E mbylli me festë dhe mendoj se meritoi një duartrokitje të madhe nga të gjithë ne”, tha trajneri për Canën.

De Biasi ka shtuar se të rejat e listës janë Rei Manaj dhe Jahmir Hyka, rikthimi i Strakoshës në grupin e portierëve të Kombëtares.

 Kur u pyet në lidhje me largimin e lojtarëve kosovarë nga kuqezinjtë për të luajtur me Kosovën, trajneri italian deklaroi se nuk bëhet fjalë për eksod: “Nuk shoh asnjë eksod. Kanë ikur ata që erdhën në Austri dhe mbase u zhgënjyen shumë që nuk i morëm në Francë dhe kanë ikur lojtarë si Meha që kishte kohë që nuk ishte më pjesë e kombëtares. Nuk ka eksod, ka lojtarë kosovarë që luajnë për Kosovën”.  Në lidhje me objektivat e Shqipërisë në këto eliminatore, ku është në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë, Izraelin, Maqedoninë dhe Lihtenshtejnin, De Biasi deklaroi se “objektivi ynë është që të bëjmë më të mirën e mundshme”. De Biasi kërkoi që Kombëtarja të jap maksimumin me maqedoninë, mundësisht 101 për qind, ndryshe mund të turpërohemi. {Shefqet Kërcelli}

Filed Under: Sport Tagged With: Cana, De Biasi:, eksodi, Kombetarja, Shefqet Kercelli

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVOJNË NESËR 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • Që ATDHEU të mos jetë veç vend i dëshirës për të vdekur…
  • KAFE ME ISMAIL KADARENË
  • Kosova paraqet mundësi të shkëlqyeshme për investime
  • PARTIA NUK ËSHTË ATDHEU, O KOKËSHQOPE
  • 50 VJET VEPRA POETIKE KADARE
  • IT’S NOVEMBER 28TH
  • Një arritje për shqiptarët në Michigan

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT