
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA dërgon urimet më të përzëmërta për Joe Hoxhën për fitoren në zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve të Shtetit të Connecticut, ku ai siguroi një mandat të ri si përfaqësues i Distriktit të 78-të.
Kjo fitore shumë e rëndësishme është një dëshmi e besimit që qytetarët e distriktit kanë shprehur ndaj punës, përkushtimit dhe përgjegjësisë së tij në përfaqësimin e komuniteteve të Bristol dhe Terryville/Plymouth.
VATRA vlerëson kontributin, punën, vizionin, lidershipin dhe angazhimin e Joe Hoxhës në jetën publike amerikane dhe e konsideron suksesin e tij një tjetër dëshmi të rolit dhe përfaqësimit të rëndësishëm të shqiptarëve në institucionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me Joe Hoxhën shqiptarët janë më të fuqishëm e më të përfaqësuar.
I urojmë Joe Hoxhës suksese në mandatin e ri, energji dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve që i kanë besuar përfaqësimin e tyre.
Zoti e bekoftë në rrugëtimin e tij politik e patriotik.
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha