Nga Albano Kolonjari.
“Ne do ta cilesojme ndeshjen me Maqedonine sikur te ishte finalja e Europianit. Do te gabonim rende nese do ta nenvleresonim kete takim me Maqedonin”, u shpreh ne koferencen per shtyp tekniku i Kombetares Shqiptare Xhani De Biazi. Interesimi i futbolldashesve kuqezinj per kete ndeshje eshte shume i madh. Sipas FSHF jane shitur te gjitha biletat e ketij takimi. Mediat tashme e quajne kete takim si “derbi” i Ballkanit. Xhani De Biazi kerkon qe te mbaje futbollistet me kembe ne toke “Do te ishte me e lehte te luaje ndaj skuadrave si Italia apo Spanja, pasi skuadra motivohet vete. Futbollistet duhet ta kuptojne rendesine e kësaj ndeshjeje dhe te japin maksimumin”. Por si do te luaje Shqiperia ne kete takim? Cdo gje eshte e fshehte. De Biasi e ka ne koke formulen. Analistet aludojne per nje 4-4-2. Por cdo e vertete do te mesohet vetem pak caste perpara ndeshjes:”Ekipi do te jete i njejte me ate qe luajti ne Europian. U largua Cana, por u kthye Gjimshiti dhe jane afruar Manaj dhe Hyka”, thote De Biasi. Porta do te mbrohet nga Berisha, ne mbrojtje Hysaj, Gjimishti, Marvaj dhe Agolli. Mesfusha e veshtire te thuash kush do ta nisi lojen , Kukeli, Abrashi, Kace, Memushaj, Hyka, Xhaka, Lenjani. De Biasi duhet te zgjedhe. Sulmi duket me pak i lexueshme, Sadiku, Balaj dhe Çikalleshi. Kombetarja i dha fund pergatitjeve per ndeshjen me Maqedonine duke zbritur ne tapetin e stadiumit Loro Borici. Sot kuqezinjte do te kene mbeshtetjen e rreth 16 mije tifozeve ne kete impiant te rikonstruktuar dhe qe do te jete shtepia e kuqezinjeve deri ne perfundim te stadiumit te ri kombetar ne qender te Tiranes.