
Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA uron dhe përgëzon përzemërsisht z. Vedat Gashi për fitoren në zgjedhjet për rizgjedhjen si përfaqësues i Distriktit të 4-t të Westchester County në Bordin e Legjislatorëve.
Kjo fitore bindëse, e arritur me një mbështetje të gjerë të votuesve, është një vlerësim për punën, përkushtimin dhe kontributin e tij në shërbim të komunitetit dhe qytetarëve që përfaqëson denjësisht.
VATRA vlerëson veçanërisht rrugëtimin frymëzues të Vedat Gashit, i cili, me origjinë nga Kosova, është një shembull i integrimit, suksesit dhe angazhimit të shqiptarëve në jetën publike dhe institucionale amerikane. Kjo arritje është gjithashtu një krenari për mbarë komunitetin shqiptar në Amerikë, i cili sheh te Vedat Gashi një përfaqësues dinjitoz dhe një zë të rëndësishëm e të fuqishëm në institucionet amerikane.
I urojmë suksese të mëtejshme në mandatin e ri, shëndet dhe mbarësi në përmbushjen e përgjegjësive të tij në shërbim të qytetarëve anerikanë dhe komunitetit shqiptar.
Zoti e bekoftë në rrugëtimin e tij politik, profesional e patriotik.
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha