

Stela Bermema, Mastër në Universitetin Columbia në fushën e Administrimit Shëndetësor, Drejtore e Lidhjeve, Bashkëpunimeve Strategjike dhe Medies Sociale pranë Fondacionit GIVE (Gift Project for Global Cardiovascular Health) në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit të Vatrës Sokol Paja, rrëfen projektet për zhvillimin e shëndetësisë në Kosovë e Shqipëri dhe mbi të gjitha përpjekjet e domosdoshme për reformimin e ligjeve në sistemin shëndetësor përsa i përket përdorimit të pajisjeve që rrisin mundësinë për të shpëtuar jetën të pacientët. “GIFT FOUNDATION”, NJË MUNDËSI PËR ZHVILLIMIN E MJEKSISË NË SHQIPËRI DHE KOSOVËGIFT Foundation (Gift Project for Global Cardiovascular Health) lindi si një ide falë vizitës së Dr.Jose Wiley dhe Dr. Sulejman Çelaj në Shqipëri gjatë një konference mjeksore në Tiranë në Nëntor të vitit 2018 ku ata ishin të ftuar të nderit si kardiologë me zë në SHBA. Dr Çelaj mbi të gjitha përveç shkëlqimit profesional dhe shpirtit të tij human në çdo drejtim, ai ka fituar dhe merituar tituj të shumtë të nderit mbi të gjitha titullin e çmuar si Kalorës i Urdhërit të Skenderbeut dhënë nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta. Dr. Wiley dhe pse Amerikan, ai ka një admirim të veçantë për populllin shqiptar dhe vërtetë aspiron të ndihmoj sa më tepër në fushën e shëndetësisë në Shqipëri dhe Kosovë. Gjatë vizitës së tyre në Shqipëri ata u takuan me një trajnere nga Anglia (Svetlana Nela) që përformonte RKP (Reanimimi Kardiopulmonar ose CPR) me disa studentë të shkollave të mesme në Tiranë. Të impresionuar nga ky projekt edukativ dhe vision-plotë, ata u interesuan më tepër për të edhe në të njëjten kohë u informuan për mungesën e DAJ (Defibrilatoreve të Automatizuar të Jashtëm ose AEDs Automated External Defibrilators) dhe fatkeqësisht mosgjendjes së tyre në vende publike në Shqipëri dhe Kosovë. RISI TË DOMOSDOSHME NË SHËNDETËSINË PUBLIKEMbas vizitës në Tiranë të dy mjekët përveç miqësisë së krijuar gjatë viteve profesionale së bashku, ata u bënë dhe mentorët e mi. Vendosëm të bashkëpunojmë për këtë çështje të rëndësishme për të realizuar konkretisht planin tonë duke sjellur një risi të vyer në shëndetësinë publike. Personalisht, i kam dedikuar gjithë jetën time profesionale fushës së shëndetësisë si dhe jam diplomuar me Master në Administrimin Shëndetësor nga Universiteti Columbia këtu në NY. Falë babait tim Dr.Bujar Bermema, që modestisht duhet ta them ka qenë një nga mjekët më të mirë në vend për rreth 30 vjet, me është ushqyer dashuria dhe pasioni për të ndihmuar njerëzit. Prindërit e mi kanë qenë shtylla e jetës time dhe frymëzimi im në çdo askpekt të jetës profesionale dhe filantropiste. Ndaj, të tre vendosëm të themelonim fondacionin GIVE duke vënë në plan lobimin për ndryshimin e ligjit si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Ndryshim i të cilit do lejonte gjeneratat e reja të përdornin AEDs në rast nevoje për të shpëtuar jetë, pra projekti ynë Kids Save Lives Kosovo 2022. Kto pajisje (AEDs) kaq të vogla në përmasa por tepër të sofistikuara kanë fuqinë të shumëfishojnë shansin për të shpëtuar jetë deri 4-5 herë më tepër nëse ushtrohen së bashku me CPR në rast të një arresti kardiak. NDRYSHIMET LIGJORE TË DOMOSDOSHMENë bashkëpunim me organizatën KRS (Kosovo Resuscitation Society), Albanian Resuscitation Council (ARC), Ministrinë e Mbrojtjes dhe të Shëndetësisë në Kosovë synojmë që këtë Qershor të trajnojmë fëmijët e shkollave (Prishtinë e disa qytete të tjera) mbi RKP. Nëpërmjet fondeve të mbledhura nga industria e pajisjeve mjekësore dhe fondet e mbledhura nga bujaria e publikut të thjeshtë, patriotëve e profesionistëve, ne kemi arritur që të blejmë për të dhuruar 20 AEDs me vlerë $40000 si dhe disa manikina për trajnim RKP për Kosovën. Siç e përmenda më parë, legjislacioni sot për sot është i paplotë, i cili nuk mbron përdorimin dhe ushtrimin e difibrilatoreve nga “bystanders” (publiku i thjeshtë). Kjo gjë duhet të ndryshojë sa më shpejt. Sot për sot në Kosovë ka vetëm 3 DAJs (me sa jemi të informuar) dhe para një viti ishte vetëm një që ndodhej në Aeroportin e Prishtinës. Ky fakt është vërtetë alarmues, prandaj pjesë e kontributit tonë si fondacion nuk janë thjeshtë pajisjet që po dhurojmë apo trajnimi dhe edukimi mbi RKP që po i ofrojmë fëmijëve për një javë në Kosovë, por mbi të gjitha janë dy projekt-ligjet që kemi përpiluar dhe ia kemi prezantuar Ministrit të Shëndetësisë Prof. Dr. Rifat Latifit. Dy projekt-ligjet tona (mund ti gjeni tek faqja jonë http://xn--cdaaa.mdgive.org/publications) janë të bazuara në nevojën e implementimit të AEDs nëpër vende publike sidomos të populluara (siç janë shkollat, stadiumet, qendrat tregëtare etj). I kemi bashkangjitur kauzen e Samaritanit të mirë që mbron qytetarin kur ushtron RKP me DAJ/AED. PROJEKTLIGJI QË SYNON NDËRHYRJE NË KURRIKULAT ARSIMOREProjektligji i dytë është shkruar dhe bazuar nga nevoja për të implementuar në programin shkollor si lendë e detyruar Trajnimin mbi RKP (Reanimimi Kardiopulmonar). Të dy ligjet të gërshetuara ngushtë me njëri- tjetrin ofrojnë mundësinë e plotësimit të vizionit tonë: Të krijojmë një gjeneratë të re jetë-shpëtuesish në Kosovë dhe në Shqipëri. Misioni jonë do fillojë në 6 Qershor falë mbështetjes dhe mikëpritjes të veçantë nga Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe stafi i tij i mrekullueshëm që po na ndihmojnë me organizimin në Kosovë. Prezantimin e misionit tonë zyrtarisht e kemi bërë gjatë një intervistë në televizionin RTK në tetor të 2021 dhe mbasi datat u vendosën patëm fatin të lançojmë logon e projektit tonë në një billboard gjigand në Sheshin Times Square në NYC në 15 Maj 2022. Ky është projekti ynë i parë i cili ka qenë i planifikuar të kryej përpara pandemisë por fatkeqësisht çdo projekt dhe udhëtim paraparak u pezullua disa herë faj situatës. Dëshira e madhe për kuaza të tilla për të ndihmuar bashkatdhetarët tonë është gjithmonë prezente tek ne, por na duhet përkrahja nga gjithë shqiptarët në vendlindje dhe diasporë si dhe nga pushtetarët që kanë të njëjtin vizion me ne.NJË THIRRJE PËR MBËSHTETJE TË GJITHË SHQIPTARËVEU kërkoj të gjithë shqiptarëve ku do që ndodhen të bashkohen me ne, e të përkrahin çështjen tonë për një reformim imediat të ligjeve të parapermendura në mënyrë që të krijojmë së bashku një kulturë dhe gjeneratë të re jetë-shpëtuesish. Për çdo shqiptar që është i interesuar direkt informacionet më të detajuara gjenden në: http://xn--cdaaa.mdgive.org/ ku veprojmë fuqishëm në të gjitha platformat e mediave sociale si Facebook Tëitter Instagram TikTok @givekosovo. Çdo ditë ne bashkëndajmë informacion cilësor dhe sasior mbi veprimtaritë tona çka e bën edhe më të rëndësishëm kontaktin me çdo shqiptar përgjatë veprimtarive e projekteve tona. KUSH ËSHTË STELA BERMEMA?After completing studies at John Carroll University with a Bachelor degree in Primed/Biology, Stela was a molecular biotechnologist at the prestigious Cleveland Clinic, and went on to work for 15 years as a top performing expert sales and marketing representative in pharmaceuticals specializing in the Cardiovascular arena. Her passion for Global Cardiovascular Health has been a guiding force throughout her career and it remains a continued motivation to make impactful contributions to underserved communities in her homeland of Tirana, Albania and her fellow brothers and sisters of the small but great country of Kosovo. Ms. Bermema was also a member of the Executive Board for a non-profit International Women’s Club that organizes a myriad of charity and fundraising events to benefit the community and empower its members. She has been a key, communicative contact for medical professionals, stakeholders, and the communities she worked with throughout her career.