
Më datë, 25\5\2025 u publikua në Gazetën Ufficiale nr.121 të shtetit italian përdorimi i gjuhës arbëresh si Gjuha zyrartare në Gazetari, si dhe në Programet e RAI-it Calabria, në Itali.
Ky realitet nuk limitohet, por mbështetet promovohet edhe nga kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes.
Ky akord u arrit nëpërmjet një punë të madhe e të gjatë të shumë intelektualëve të popullit arbëresh, përfaqësues të tyre, por edhe me këmbënguljen e veçantë të, ish Drejtori i RAI të Kalabrisë, Z. Demetrio Crucitti i cili ngriti një komision shkencor mbi gjuhën dhe kulturën arbëreshe, e me ndihmën dhe inisiativën e Senatorit Italian Maurizio Gasparri shtroi këtë problem deri në Senatin Italian.
Ishte datë 3 Korrik 2023 kur në Senatin italian me inisiativën e Z. Demetrio Crucciti u mbajt në Romë në Senatin e Republikës Italiana, salla Zuccari ”Giornata Studi”; Istruzioni e Comunicazione per la tutela della Minoronza Linguistica Storica Arbëreshe
Komitete Shkencor përbëhej
Presidente
Pierfrancesco Bruni già Dirigente del MiC. Candidato al Premio Nobile 2023 per la letteratura
Padre Pietro Lanza Vicario Generale Eparchia di Lungro
Avv. Tommaso Bellusci Direttore della Biblioteca Internazionale Arbereshe Frascinet(Cs)
Enrico Marchianò Presidente Club Unesco Cosenza
Prof. Vicenzo Cucci Presidente,Vatra Arbereshe
Prof Fernanda Pugliese Coordinatore Sportelli Linguistici Arbereshe e Croto. Direttore editoriale Rivista Kamastra e video notiziario Trilingue
Prof Alfonso Benevento Esperto in IA didatica Digitale, Capo Ufficio Stampa . Assoc.ne Presidi Roma Lazio
Ornela Radovicka Direttore Centro studi Albanologici\Arberesh . A. Bellusci
Dott. Emanuele Armentano
Direttore del Giornale dirittodicronaca.it
Presidente Associazione Culturale MeDuSa
Secretario del Comitato
Ing. Demetrio Crucciti Presidente della Fondazione Salvatore Crucciti Onlus.
Të gjithë anëtarët e saj dhanë kontributin e tyre në një Dossier mbi problematikat si edhe kërkasat mbi çështjen e komunikacionit dhe të Tutelës së Gjuhës Arbëreshe në Itali.
Merrnin pjesë
Maurizio Gasparri Vice Presidente del Senato.
Ernesto Madeo, Commissario Fondazione Regionale. Istituto di Cultura Arbereshe, Sindaco Di San Demetrio\Shën Demetrio. S.E.R. Mons.
Donato Oliverio. Peshkopi i Eparkisë së Ungrës
Prof.ssa Diana Kastrati Drejtoreshë ekzekutive e Qëndrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët degë e Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtëme të republikës së Shqipërisë .
Gianluca Gallo. Assessore Agricoltura, Risorse agroalimentari, aree interne e Minoranze Lingustiche.
Arbërishtja si Gjuha zyrtare në Kanalin e RAI Kalabri, dhe në programet e saj është një sukses i madh, duke konsideruar faktin se sot për sot bota gjuha arbëreshe është shpallur nga Unesco si një gjuhë në rrezik zhdukje.
Shteti Italian këtë ditë ua dha mundësinë që Gjuha arbëreshe të përdoret si Gjuhë zyrartare për shërbimet në fushën e gazetarisë, në Programet për Rai në Kalabria, realitet ky, mbështetur edhe nga kanalet e tjera krahinore të Rai, përfshirë këtu edhe krahinën e Piemontes , dhe është një sukses i arritur deri më sot për Kalabrinë si edhe për 10 mijë arbëreshë në Piemonte, sepse do të ndihmojë në rringjalljen e gjuhës arbërshe, dhe për kulturën e saj 600 vjeçare.
Problemi qëndron se cilën Arbërishte do të venë në përdorim, kur ende nuk është bërë Unifikimi i gjuhës arbëreshe? !!!
Ligji 482\99 është një ligj që nuk jep mundësinë e studimit të gjuhës arbërishte në kurrikulat e detyrueshme shkollore, por aplikon studimin e arbërishtes në formë fakoltative, dhe kjo deri diku penalizon mësimin e gjuhës arbëreshe.
Bota arbëreshe sot lëvron në një det të hapur; nga njëra anë është ligji sakat, dhe nga ana tjetër “indiferenca” apo mos zotësia institucionale e katedrave të gjuhës dhe kulturës arbëreshe në Unifikimin e gjuhës arbëreshe. Për të ringjallur gjuhën duhet me pa tjetër Unifikimin të 52 të folmet arbërshe, të spastruar nga italianizmat, e krahinizmat, dhe ku nuk arrihet nëpërmjet arbërishtes ti marrin nga gjuha shqipe dhe të inserohet menjëherë në kurrikulat shkollore.
Modelli që zgjodhi Kisha Bizantine në 1968 me liturgjinë e saj dhe më vonë përkthimin e biblës në arbërisht, është modelli më i mirë. Përkthimin e liturgjisë Koliqi e quajti një nga vepërat më madhështore e më të vështira të popullit arbëresh.
Është për të ardhur keq që populli arbëresh, një popull kaq dinjitoz, me një masë intelektual që i dhanë shumë krijimit të shtetit Italian, po aq shumë edhe vëllezërve të tyre shqiptar në shtetformimin e tij,(e jo vetëm, por iu ka dhënë edhe një kontribut të madh në aspektin kulturor, letrar, gjuhësor), tani ky feniksi dikurshëm i ngjan një shqiponjë në agoni, deri në asimilimin në gjuhë.
Por gjaku i Arbërit Rron e populli arbëresh në Kalabri, vazhdon me diafragmën e tij të frymoj.
Nuk janë shumë, por nuk janë as pak, janë një potencë e madhe intelektualësh, artistësh, studiues, poet, shkrimtarë, koreograf, arkitekt, antropolog, piktorë të përfshirë në Federatat: UNIARB DHE FAA, të cilët vazhdojnë të luftojnë e të mbajnë gjallë gjuhën kulturën, artin e tyre dhe falë sakrificës së tyre, kjo botë Arbërshe mbahet gjallë.
Prandaj, mos të zvarritemi, sfida të tjera në të mirë të Arbërisë na presin, dhe sfida më e mëdha është Unifikimin e gjuhës arbërishte, ku arbëreshët vet duhet të hidhen në kantjerë!
Të ngrihet një Istitut të Gjuhës dhe Kulturës Arbëreshe, e të ofrohen kurse Formazioni për mësuesët në arbërisht.
Vetëm nëse kemi një Arbëri të bashkuar me një Arbërishte të vetme, mbështetur në gjuhën e arbëreshëve, ku vendos vet arbëreshi, mund ta shpëtojmë Arbërishten pa mohur arbërishten e çdo ngulimi. Vëtëm kështu do ti rijapim dinjitetin që i është marrë këtij populli të mbrekullueshëm.
Në vijim disa foto nga dita “ Giornata Studi” në Senatin Italian
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi gjuhën dhe kulturën Arbëreshe A. Bellusci