Astrit Lulushi/
Kolombi e pati shumë të vështirë për të marrë fonde për ekspeditat e tij në Azi, për arsye se të gjithë mendonin se bota ishte e sheshtë. Kjo nuk është pjesë e ndonjë teorie konspirative. Është e vërtetë se, për pjesën më të madhe të ekzistencës, njerëzit kanë besuar se Toka ishte e sheshtë. Por nga shekulli V p.e.s., kjo pikëpamje filloi të sfidohej. Një valë kërkimesh shkencore dhe racionalizmi përfshiu Greqinë e lashtë gjatë asaj periudhe, duke bërë që shumë njerëz të ditur të arrinin në përfundimin se Toka kishte formën e objekteve qiellore. Gjatë shekullit të dytë të erës sonë, Ptolemeu prodhoi hartën e parë që e tregonte botën si një sferë.
Megjithëse hartës së Ptolemeut i mungonin Amerika dhe Australia, ajo ishte e para që përfshinte gjatësinë dhe gjerësinë gjeografike. Për më tepër, ai llogariti me saktësi se kishte kontinente të tjera të panjohura – terra incognita. Njohuria për hartat e Ptolemeut skadoi gjatë epokës së errët në Evropë, por u rishfaq në fillim të shekullit XV gjatë Rilindjes Evropiane – hartat u përkthyen nga greqishtja origjinale në latinisht. Rilindja përkoi me Epokën e Eksplorimit. Në kohën kur Christopher Columbus bëri udhëtimin e tij të parë në Amerikë në 1492, hartat e Ptolemeut ishin të njohura midis fisnikëve dhe eksploruesve të Evropës.
Erd-apfel (gjermanisht ‘tokë-mollë’) është një rruzull i prodhuar nga Martin Behaim nga viti 1490 deri në 1492. Erdapfel është globi më i vjetër tokësor i mbijetuar. Ai është i ndërtuar nga një top liri i laminuar në dy gjysma, i përforcuar me dru dhe i veshur me një hartë të pikturuar në gurë nga Georg Glockendon. Lashtësia e këtij globi dhe viti i ekzekutimit të tij, në prag të zbulimit të Amerikës, e bën atë jo vetëm globin më të vjetër të mbijetuar, por edhe përfaqëson një enciklopedi të njohurive evropiane për botën e njohur në 1492.
Analizat e përfitimit dhe kostos janë ato që në fakt e penguan Colombin të mos merrte fonde nga portugezët dhe anglezët; ata thjesht besonin se një ekspeditë në Azi përtej Atlantikut do të kushtonte më shumë se çdo lloj fitimi që mund të kishin nga ky investim. Por shpejt e panë se gabuan. Kështu filloi gara e eksplorimit; me portugezët në jug, anglezët në veri, dhe spanjollët në pjesën qëndrore të kontinentit të ri.