
New York, 30 Korrik 2019- Sot në Police Plaza në Manhattan, Neë York, dy Policë shqiptare u promovuan ne graden e detectivitit. Dy detectivat e rinj shqiptarë janë: Krasniqi dhe Cevi.
Diellit ia konfirmoi lajmin z. Elton Shametaj, oficer i policisё sё Nju Jork-ut,dhe aktivist i njohur pёr komunitetin shqiptar. Ai tha pёr Gazetёn “DIELLI” se ndjehet i gёzuar qё po shtohen radhёt e policёvё shqiptarё me djem të shkolluar dhe të aftë proefsionalisht, që nderojnë veten, Kombin nga vijnë, familjen dhe natyrisht edhe komunitetin shqiptar në SHBA,i cili mburret me ta.
Oficeri Shametaj, përmes gazetës Dielli uron djemtë për suksesin, por edhe komunitetin. Ai kërkoi që lajmin e gëzuar ta përcjellë përmes gazetës më të vjetër të Shqiptarëve të Amerikës, e cila ka hyrë në vitin 111 të egzistencës së vet në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Faleminderit Elton!
Oficeri Elton Shametaj i shkroi Diellit: Uroj nga zemra, që gjithmonë shqiptarët të arrijn të ngjiten në lartësitë që dëshirojnë, pasi ky shtete, djep i demokracisë na i jep të gjitha mundësitë…
Një
urim të vecantë përcjellin Belis Kasafi dhe Agron Kaci,të cilët nё emёr
tё organizatёs sё Policёve Amerikano-shqiptarё i urojnë sukses Kevin dhe
shpresojnë se ai do ta cojё mё tej traditёn familjare.
Federata Vatra dhe Gazeta Dielli i urojnё detekivët e rinj shqiptaro-amerikanë
dhe përcjellin urime tё gjithё policёve shqiptaro-amerikanё, duke u uruar atyre
suksese nё detyrё dhe të ndjehen krenarë për detyrën që kryejnë. Komuniteti
shqiptar ndjehet i sigurt se në radhet e rujatësve te rendit janë edhe ata,
bijtë e Shqipes, oficerët me origjinë shqiptare, që për të ruajtur rendin janë
përherë në krye të detyrës.
Eshtë kënaqësi dhe cdo kush provon krenari që të shohë dy shqiptarë të marrin vlerën e vërtetë të punës së tyre dhe dijeve të fituara në këtë vend model të demokracisë.
Përmes Gazetës Dielli, edhe organizata studentore”John Jay College” i uron detektivat e rinj për gradimin dhe shpreson që ata të arrijnë suksese të mëtutjeshme në radhёt e policisё. Tash numri i policëve shqiptare ne Amerikë është i ndjeshëm. Kombi ynë ndjehet krenarë me ata, dhe ata vetë ndjehen përfaqësues krenarë të Kombit të vet!