Nga Albano Kolonjari-Skender Gega eshte prane rikthimit tek Partizani. Drejtori i Klubit te kuq Olsi Rama deklaroi per Top Channel se:”Skender Gega ka lene pershtypje te mira padiskutim, sepse eshte tranjeri me te cilin Partizani doli kampion. Nuk perjashtoj asnje piste, sepse te gjitha zgjedhjet qe behen te Partizani jane zgjedhje dhe te presidentit dhe te drejtorit. Per momentin eksperimenti italian eshte i deshtuar, keshtu qe nuk besoj se do te kete afrime prej andej”.
Por a do je jete Skender Gega, tekniku i ardhshem i Partizanit? Nje gje eshte e sigurte. Partizani sezonin e ardhshem do ta drejtoje nje teknik shqiptar. Ne listen e klubit te kuq jane Skender Gega, Ilir Daja, Shpetim Duro, Mirel Josa, por edhe Sulejman Starova. Por ne krye te listes duket se eshte pikerisht Skender Gega qe aktualisht eshte ende tranjeri kampion ne fuqi. Gega eshte votuar edhe nga tifozeria e zjarrte e Partizanit. Guerrils i kane kerkuar klubit nepermjet komenteve ne faqen zyrtare rikthimnin e tij ne krye te ekipit. Skender Gega, arriti te fitonte titullin e 16-te per te kuqte, nje trofe qe mungonte ne klubin legjende, prej gati 26 viteve. Pikerisht nje vit me pare, ne mosmareveshje te Drejtorin Rama, Gega largohet nga drejtimi i Partizanit. Duket se Rama ka ulur armet i pari:”Skender Gega ka lene pershtypje te mira padiskutim, sepse eshte tranjeri me te cilin Partizani doli kampion. Nuk perjashtoj asnje piste..”. Vete Gega ka nje mardhenie shume te mire me Presidentin e Partizanit Gazmend Demi. Nga ana tjeter Skender Gega njeh nga afer shumicen e futbollisteve aktuale te Partizanit te cilet i ka drejtuar me sukses sezonin e kaluar. “Arma” me e forte e Geges ishte grupi dhe krijimi i nje klime shume te mire me futbollistet. Te gjitha keto i japin perparesi Skender Geges per nje ritkthim te mundeshem tek Partizani.