Alfons Grishaj/
Te parët tanë na kanë treguar se si budallai hodhi një gurë në lumë dhe 100 të zgjuar nuk e nxorën dot. Kjo nënkupon se sa kohë e humbur është kur i mençuri merret me budallain dhe sa ngjashmëri ka në momentin kur pasioni errëson logjiken.
Në spitalin e të sëmurëve mendor të Shkodrës, një i sëmurë mendor rrinte me orë të tëra me sy tek një vrimë Dr . Sandër Ashta , bëhet kurjoz dhe mendon, dreq o punë çfarë sheh ai tek ajo birë ?! I afrohet të sëmurit, duke e pyetur, – a munem me e pa edhe unë atë biren që rri ti me orë tana ?! – Po more doktor , shihe ! Dr. Sandri, pasi e shikoi vrimën dhe nuk pa as insekt apo gjë tjetër i kthehet të sëmurit, – Po çka dreqin sheh në këtë birë !? I sëmuri i përgjigjet, – Ej ej doktor ! Unë kam nji vit qi po munohem me e gjetë e nuk po munem e ti po don me e gjetë për nji minut!…Dr. Sandri e shikoi me vëmendje , duke iu drejtuar me humor Shkodran, – nesër kam me të ba dalje nga spitali , – po përse ?, i përgjigjet i sëmuri .- du me të zëvendësu unë , ia ktheu, doktori…
Ashtu dhe siç kam shkrojtur në disa shkrime për paranojën, që mbetet furra e shkrirjes së çdo konceptimi normal, duke rënduar kolapsin e arsyes së humbur për çdo second , minut , orë e ditë. Në këtë udhëtim paranoja merr me vete dhe të tjerë që nuk e kuptojnë ose nuk e kanë nivelin e duhur intelektual… por dhe intelektualë që hiqen sikur e kanë të plotë panoramen e grigjes dhe psikologjisë njerëzore.
Mosbalancimi i shkallës së perceptimt të kuriozitetit sjell gjykim të varfër dhe tek më i zgjuari, duke e bërë palë me nonsensin.
Disa ditë më parë një paranojak paraqitet tek Teqeja Bektashjane si udhëheqësi i Organizates Vatra, duke kompromentuar dhe disa persona që i kishte rreth vetes, për të kamufluar qëllimin e tij të sëmurë. Sigurisht këta të fundit nuk e dinin çfarë kish psonisur paranoja që i udhëhiqte drejt turpit. I sëmuri mendor , në krye të viktimave hyn tek Teqeja dhe zë tavolinen e Vatres në emër të saj. Ai nuk mjaftohet me kaq, por sëbashku më të tjerët largohet duke i bërë bisht pagesës së biletave të darkës.
Babai i Teqesë, kërkoi shpjegim se kush ishin personat që kishin zënë tavolinë në emrin tonë, kur ne vetë qemë present në këtë takim. Anëtari i Kryesisë i tregoi se personat në fjalë nuk kanë lidhje aspak me Vatrën. Mjaftoi shpjegimi logjik i përfaqësuesit të Vatrës që paranojaku të bëhej nongrata në këtë institucion sikurse është nongrata prej muajsh në Vatër.
Saga vazhdon: cudibërësi i Teqesë paraqitet si përfaqësues i Vatrës tek një Television i djathtë në Shqipëri, dhe opa! Gazetari kurioz për lajme melodramatike e sensacionale e teori konspirative jo vetëm që i beson, por bie keq në gracken paranoide, duke bërë dhe grimasa me prononcim “kërcënues”, “ dmth, Vatra nuk e do Syrin !”, paditur se Vatra kish dhënë disa intervista tek ky Televizion si tregues vlerash nacionale.
Fatkeqësisht, sipas një informacioni te brendëshëm, gazetari para se të bënte këtë intervistë “ famoze interkontinetale” kish rënë prehë e Flër De Mari, mjeranja e përvuajtëshmerisë rrejshme që besimin e ka sanall në pellgun e kënetës së pistë.
Të zgjuarit nuk merren me bira muri e gardhi, nuk merren me fjalë boshe e shifra të stisura që nuk kanë as bazë logjike e shkencore. Nuk merren me aventurierë, të cilët mendojnë se revolucioni fillon me xhinkalla dhe udhëhiqet me dangalla. Nuk bëhen palë me parazitizmin dhe inkompetencën. Nuk trumpetojnë leckën mendim ndryshe dhe arnën, “arritje kualitative!”
Të zgjuarit, nuk e mbjellin të keqen si karafil në bahçet dhe institucionet e tyre, as në qytet, por përpiqen t’a sikterisin sa më larg kufinjve të shtetit të vet.
Bota është mbushur me provokatorë, budallenj e shpirtëhumbur. Shpirtëhumburi e ngre budallain, “lider, profesor!”. Ndërsa “profesori” e ngre shpirtëhumburin në panteon…Sarkazëm apo mjegull mëngjezi mbi pullazet tradicionale ? Mendoj se, sa më fallso të jetë ana deklamative e poemës së dashurisë hipokrite aq më zero bëhet ana narrative !
Bill Walsh, says : Someone will declare , “I am The leader!” and expect everyone to get in line and follow him or her to the gates of heaven or hell . My experience is that it doesn’t happen that way. Others follow you based on quality of your actions rather than magnitude of your declaration.”
Ligaçi, gjithnjë ka dëshirë që lëkurën e vet të konsumuar t’ia veshë dikuj tjetër, duke harruar se lëkura e gjarpërit mbetet gjithnjë gurëve e ferrave dhe shpesh në fund të bishtit si zile.…
Nuk është i zgjur ai person që hyn në punët e të tjerëve (pa asnjë të drejtë dhe kontribut), duke bërë rolin e ideologut, dekalogut dhe kritikut, bash në një shoqëri serioze që sakrifikon dhe punon për qëllime të larta, deri në sublimitet.
Në torfën e njerëzve të devotshëm mbin çdo fidan që zhvillohet shëndetshëm papasur nevojë për hijen fallso të Eminencave Gri.
Kënga dhe lira e artë e Orfeut bëri sirenat të pushojnë, por kur kënga dhe melodia njerëzore është e pafuqishme ndaj zhurmës “sirenave”, është më mirë që humanizmi të fanitet si aurora borealis, valltarja e ngjyrave që lind nga era e rreptë diellore, por që toka i kthen në mrekulli qiellore .
Mendoj se, njerëzit kanë format personale perceptive në lirinë e universit tyre që i ndihmon në arritje ose i shkërmoq në dështime. Sa më reale dhe krijuese të jenë format perceptive aq më efektive dhe pozitive janë arritjet.
Franklin Dilano Roosvelt, thoshte: “Njerëzit nuk janë të burgosurit e fatit, por të burgosurit e mendjes tyre ”.