Nga Blerim LUZHA/PRISHTINE/ Veprën madhështore “Dorëzimi i armëve” e kam parë për herë të parë në Galerinë e Arteve me l971, u mahnita dhe kisha dëshirë ta njihja autorin e saj. Të madhin Guri Madhi e kam njohur pas tetë vitesh (kur e kisha ekspozitën përsonale në Tiranë). Madje pata fat të madh dhe çaste të paharrueshme, kur e kam shoqëruar disa ditë në vitin 1980, që pat ardhë me Kujtim Buzën për të pikturuar vendet historike të Kosovës. Pastaj ata së bashku realizua një ekspozitë fantastike, në disa qytete…
“Maleve të larta u duhen miliona vite që të bëhen aq, edhe kur janë të kredhur në mjergull, nuk do të thotë se janë zhdukur. Kur mjergulla largohet nën efektin e faktorëve të ndryshëm apo të mbretit Diell, malet shkelqejnë më tepër me bukurinë dhe madhështinë e tyre. Po kështu ndodh dhe me artistët e mëdhenj të llojit të Guri Madhit. Atyre nuk u duhen miliona vite për tu bërë aq të fuqishëm, por brenda atij caku jetësor që u është dhënë, u duhet ta shumëfishojnë punën dhe përpjekjet e tyre në qindra vite. Talenti u jep këtyre njerëzve vetëm një avantazh të vogël, ndërsa puna e tyre titanike i bën të shquhen nga të tjerët madje edhe kanakaret e shoqërisë. Ndryshimet e epokave, artistët si Guri Madhi i bëjnë të rishfaqen më fuqishëm, me të gjitha vlerat e tyre”.(N Tozaj)
Piktori i njohur Guri Madhi lindi më 15 maj të vitit 1921, në qytetin e Korçes. Shkollën fillore e kryen në vendlindje. Si fëmij tregoi interesim për vizatim, vazhdimisht ishte me laps në dorë dhe letër duke vizatuar. Ai arrijti të tërheq vemenjen e piktorit të njohur Spiro Xega i cili e pranon në studion e tij, ku ai mori njohuritë e fillrstare për piktorin e ardhshëm. Gjatë pushimeve Guri i ndihmonte babait që kishte një restorant, ku shpesh herë ai vizatonte përpara tij, në trotuar. Fëmijtë mblidheshin rreth tij, dhe e admironin për talentin që kishte. Babai duke e parë interesimin e Gurit për vizatim, e veçanrisht me rekomondimin e Spiro Xegës i cili ndikon që pas mbarimit të shkollës fillore, të regjistrohet në Shkollën e Mesme Industriale në vendlindje. Kjo shkollë tregoi interes për talentin e Gurit dhe e ndimonte duke i dhënë materiale pune (letra ngjyra etj.), si dhe e stimulonin me çmime.
Me qenë se Familja e tij ishte në gjendje të vështirë ekonomike, ai e ndërpret shkollimin dhe detyrohet të punësohet si piktor reklamash dhe afishesh, në kinematë e qytetit (“Lux”dhe “Majestik”). Kjo punë Gurit i dha edhe mësimet e para në kompozicion.
Në vitin 1944 Guri Madhi punon në Shtëpinë e Kulturës në Korçë si piktor, ndërsa më 1947 në Teatrin e Qytetit si ndimës skenografije dhe më vonë si skenograf e koleg i piktorit të madh korçar Vangjush Mio. Aty ai debuton edhe si aktor ku interpreton shumë role kryesore, në disa drama (“Platon Kreiot”,”Nën gështenjat e Pragës”, ”Kopraci” etj.).
Më l950 Guri Madhi studion për pikturë në Akademinë e Arteve “Rjepin”, në Shën Petërsburg (Leningrad në ish BRSS), në Atelien e prof. Joganson i cili në at kohë ishte president i Akademisë së Arteve në Moskë, Gjatë studimeve ai arriti rezultate të konsiderueshme.
Më 26 qershor 1956 mbrojti diplomën me kompozicionin “Bajram Curri në shpellën e Dragobisë”, I frymëzuar nga elegjia e Fan Nolit “Dir drago i Dragobisë”, kompozicon ky që u mirëprit me entuziazëm nga profesorët e akademisë, duke u vlersuar si një ndër tablot më të mira të studenteve. Kjo tablo u ekspozua në shumë vende të ish BRSS, por edhe në botë, në ekspozitat e studentëve të huaj të Akademisë Rjepin.
Në këte pikturë me dimenzione të mëdhe, autori ka përdor figuracionin kompozicional rrethor, ku në qendër paraqet Luanin e Dragobisë të veshur në të bardha, i cili me dorën e djathtë mban dylbitë, që simbolikisht paraqesin idetë largpamëse të patriotit shqiptar Bajram Curri, kurse në dorën tjetër mban armën, që tregon se nuk ishte vetëm udhëheqës, por edhe njeri i aksionit. Edhe përsonazhet tjera të kuadrit janë pikturuar në mënyrë reale, të cilat artisti i ka realizuar pas shumë etydeve, që i ka bërë në Tropojë (duke qëndruar mbi tre muaj). Bashkëluftëtarët e kësaj kryengritjeje janë trajtuar me mjeshtri, ata janë në gjendje gadishmërije dhe vetëm presin urdhërin e udhëheqësit të tyre, gjë kjo që këte kryevepër e bën tejet dramatike. Koloriti është i pasur, ku dominon ngjyra e përhimtë me të gjitha nuansat e sajë, posaqërisht në sfond ku parqitën luftëtarët, duke u shkrirë në shkambijtë e Dragobisë.
Penelatat e artistit në shumë tablo e posaqërisht në kompozicionin e Bajram Currit dhe disa portreteve, na kujtojnë veprat e njohura të Rembrantit.
Kur kthehet në atdhe emrohet inspektor i arteve pranë Ministrisë së Kulturës, ndërsa më vonë pedagog në Liceun Artistik “Jordan Misja”, në Tiranë. Në vitin l961 është ndër pedagogët e parë të Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve).
Piktori Guri Madhi për dhjetë vite (1964-1974) kaloi një periudhë të vështirë…Ai u transferua në Gjirokastër si piktor i garnizonit ushtarak (1967-1968). Është kjo koha kur ai vuajti shpirtërisht, mirëpo me ndihmën e miqve dhe familjes e tejkalon këte krizë, duke konsideruar si gjë normale (për kohen) dhe nisë jetën e qetë, për të rifilluar krijimtarinë edhe më me përkushtim. Pas një kohe në një plenum partie Enver Hoxha lëvdoi pikturat historike të Guri Madhit, andaj “shokët” e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë e kthejnë në Tiranë ku është i pa punë (1968), pastaj emrohet si piktor-ilustrator në Ndërmarrjen e Mjeteve Mësimore “H. Shijaku” në Tiranë.
Artisti Guri Madhi gjatë krijimtarisë së tij, si piktor ka relizuar afro 400 tablo në vaj, pastaj me qindra etyde dhe vizatime, me përmbajtje dhe ndërthurje nga më të ndryshme, si janë ato historike, sociale, portrete, natyra të qeta dhe peizazhe nga vende të ndryshme të Shqipërisë.
Më l974 kalon si piktor në krijimtari të lirë. Tani ate e angazhojnë që të realizoi dy tablo me dimenzione të mëdhe “Reforma agrare”(1974) dhe “Mbledhja e Moskës”(1974). Ishin këto porosi që kalonin në komisione për diskutime, kontrolla, verejtje e sugjerime, që nga fillimi i punës në skica e deri te korigjimet në sallat ekspozuese.
Me 1983 pensionohet, por njëkohësisht është edhe pedagog i jashtëm i lëndës së pikturës, pranë Akademisë së Arteve.
Piktura e titulluar ”Portreti i nënës”(l952), pronë e Galerisë së Arteve në Tiranë, është një studim ku artisti paraqet nënën e tij, i frymëzuar për njeriun më të dashur. Ajo është e vendosur në gjysmëprofil, ka një shikim nostalgjk, duart i ka të lidhura dhe mban një shami të bardhë që është i vetmi kontrast i kësaj pëlhure me ngjyra të qeta.
“Dorëzimi i armëve” (1953) pronë e Galerisë së Arteve në Tiranë, është një kryevepër arti, e realizuar me mjeshtri figurative dhe fuqi kreative, për ta bërë të pavdekshme këte epokë historike të kombit. Kjo tablo kompoziconale është ndër veprat më të suksesshme të artit shqiptar. Guri Madhi imagjinatën e tij e ka futur në veprim krijues, duke e pikturuar simbolin e lirisë dhe shpartallimin e turqve osman. Në kompozicionin e kësaj pikture historike mbretron shprehja reale e veshur me petkun historik. Ideja qendrore e kësaj vepre është fituesi dhe humbësi. Skenderbeu në kalë, me bashkëluftëtarët e tij në një log të betejes së përfunduar, i shikojnë armiqtë e tyre duke i dorëzuar armët, të thyer moralisht. Janë të njohura dhe tablotë “Demostrata e Korçes”(1959), “Gratë e Kurveleshit” (l965),”Lufta e Mezhgoranit” (1968), “Lufton Idriz Seferi” ( ky kompozicion diagonal i realizuar me1981 paraqet heroin kosovar duke luftuar me shokët e tij), si dhe shumë vepra tjera kompozicionale
Në muajt e fundit të jetës së babait të tij, ai i realizoi një portret “Baba i piktorit“(1986). Në këte tablo Guri paraqet shikimin e babait drejtuar nga ai. Është me rëndësi të themi se si në këte tablo, poashtu dhe në ate të nënës, autori nuk paraqet detaje të lumturisë… Ndoshta është arsyeja e pikëllimit, se ai nuk ishte i pranishëm në vdekjen e të dy prindërve.
Piktori gjithë jetën e tij kishte dëshirë të punonte i lirë. E admironte surealizmin e më së shumti i pëlqente Pikaso, Matisi dhe piktorët meksikan.
Në vitet e fundit pikturoi për shpirtin e vet (jashtë rregullave dhe klisheve të asaj kohe), kështu që realizoi shumë natyra të qeta, portrete, piktura simbolike dhe peizazhe në mënyrë ekspresioniste.
Ndonëse ishte 60 vjeçar ndihej i ri, fatkeqsisht vdiq në kulmin e krijimtarisë së tij, kur ishte në një fazë që mund të provonte të gjitha llojet e artit, sepse e njihte mirë artin botëror. Për këto njohuri meritë kishte vllau i tij i cili e furnizonte me revista (arti) frençeze dhe ruse.
Ai qëndroi larg jetës shoqërore të atij mbienti, duke besuar se po mbijetonte veprimtarinë artistike, andaj tërhiqet në studion e tij, për të ruajtur interpretmin e tij origjinal në pikturë. Duke pikturuar tablo me tema historike, artisti gjendej para situatave absurde (koomisioneve vlerësuese – tavolinave me beze të kuqe), për të cilat nuk ishte i pregaditur artisti Guri Madhi, andaj ai atyre u përgjigj vetëm me pikturën e vet…
Në fund të viteve shtatëdhjetë dhe në fillim të viteve tetëdhjetë, Guri realizoi afro pesëdhjetë tablo të cilat tani ishin në frymën e ekspresionizmit. Këto vepra paraqesin portrete të zakonshme të malsorëve dhe të luftëtarëve, pastaj natyra të qeta, enteriere dhe peizazhe.
Të kësaj periudhe janë pikturat “Autoportreti” (1986)dhe “Portreti i Abdurahim Buzës” (1986) i cili paraqet piktorin plak në profil para kavaletit në studion e tij më l986. Në sfond të kësaj pikture, artisti paraqet në mënyrë bashkëkohore tablotë e vogla të vendosura në mur.
“Aida”(1986) është portret i realizuar në një apo dy seansa, në hormoni e kolorit të ndezur dhe të ndritshëm. Ajo është një mësuese e re, e fejuara e djalit të tij. Artisti u frymëzua për ta pikturuar, kur ajo erdhi dhe solli një tufë lule për 7 marsin e vitit 1986. Këte çast gëzimi ai e bëri të pavdekshëm, për të treguar zotësinë edhe per vepra të relizuara në frymën e re bashkëkohore. Aida është në vajzë e bukur, e çiltër dhe gëzimplote, ndërkaq sytë e sajë të kaltërtë tregojnë lumturinë dhe seriozitetin e kësaj krijese. Portreti është vendosur në amfas e me duar mban tufën e luleve, që ajo solli. Pikturën e përshkon një atmosferë impresionuese me ngjyra të hedhura mjeshtrisht, ndërkaq sfondi është paraqitur i qetë dhe me kolorit të artë.
”Pranvera”(1987) është njera nga pikturat më të fuqishme të Guri Madhit. Tabloja paraqet një vajzë të re të bukur, por njëkohësisht të thuash monumentale e gracioze, por, megjithate, përmban kuptim të ri të hapsirës, të formuar nën frymëzimin e Matisit. Aftësia e artistit për analizën psikologjike dhe përqëndrimi i tij, me vrull shpirtëror, dhe me lëvizjet vringlluese të brushës, të hedh ngjyrat e shumëllojshme në pëlhurën e kësaj vepre. Prapavija është realizuar me penelata dhe të hedhura të pasura të ngjyrave të trazuara, vlera këto që kan vu gur-themelin e pikturës bashkëkohore të Shqipërisë.
Në disa peizazhe…
Vdes nga një sëmundje e papritur më 13 Qershor l988. Për vdekjen e artistit të madh, biri i tij Pandi shprehet “Ne nuk e dimë akoma se si ka vdekur, dimë vetëm që është gjetur i vdekur, nuk e dimë si ka ndodhur. Ai at kohë iku për tu operuar nga tivoidët (në Budapest) dhe nuk u shoqërua nga asnjë pjestar i familjes, se atëhere nuk u lejonin të sëmurëve të shkonin jashtë me ndonjë familjar“.
Guri Madhi ishte një ndër artistët më të shquar të Shqipërisë së gjysmës së dytë të shekullit XX-të, që me punën e tij të pandërprerë ka mundur të shprehë vetveteen në kushtet e vështira, për krijimin artistik të regjimit politik të kohës. Ishte pikrisht Madhi i vetmi artist shqiptar që u përjashtua nga partia (1976) dhe pas nënd vitesh u bë Artist i Popullit – rast unikal.Në disa peizazhe vërejmë impulse ekspresioniste e poetike duke sjellur senzibilitet autentik si në permbajtje, ritëm dhe ngjyra, andaj është ky peizazhi i artistit që shprehet me fjalor të qiltër piktural.”Peizazh nga Prizreni”(1970) dhe “Peizazh nga Kamza” (l988) janë vepra të rfealizuara mjeshtrisht dhe me përkushtim në një apo dy seansa me ngjyra vaji.Tabloja “Plazhi” (1987) paraqet një çift të porsadashuruarëve, të cilët janë nën një çadër të plazhit. Në sfond në mënyrë diskrete-thjeshtë dhe me mjeshtri është pikturuar mali, deti dhe rëra.
”Karakteristikat e tij më të mira shpirtërore, Guri i manifestonte në tablotë e tij. Kur shihja pikturat e tij, më bente përshtypje spontaniteti i penelateve të tij, por që gjithmonë ndertonin forma. Guri ishte kolorist i lindur. Jeta e artistit të vertetë nuk shuhet kurrë, ajo vazhdon me jetën artistike të veprave dhe me kënaqësin që na japin”. (Sali Shijaku, Piktor i Popullit).
Opusi i veprave të Madhit, prek në zemër dhe në shpirt, jo vetëm njohësit e artit por edhe auditorin e gjërë. Ai është njohës i mirë i pikësynimit të ngjyrës e njëherit njeh mirëfilli efektin e saj. Artisti e objektivizon kolorin në tablotë e tij, të ngrohtë, të ftohtë apo në nuansa valeristike, duke e gjetur dhe studjuar me pasion. Këto ngjyra fillojnë të ngjallen, kur ato i hellë të krijuar një formë të mrekullueshme artistike. Kështu pra forma e saj është në funksion të drejtëpërdrejtë të permbajtjes.(Botoi DIELLI, Janar 2013)