Hamdi Salihi mund te luaje per klubin polak Legia Varshava. Sulmuesi kuqezi ka qene i pranishem ne takimin per Kupen e Europes, Legia Varshava-Lacio 0-2, qe u zhvillua kete te enjte ne Poloni. Klubi polak vuan ne sulm dhe i ka humbur te gjitha ndeshjet ne grup. Prania e tij dhe e menaxherit te Salihit ne kete ndeshje ka bere qe mediat te ‘piketojne” Salihin si sulmues te Legia Varshaves. Nga ana tjeter eshte tekniku De Biasi qe i ka kerkuar Salihit te luaje ne Europe dhe jo ne Kine. Me klubin kinez Jiangsu Santi, Salihi ka edhe nje vit kontrate por mesohet se shkodrani nuk eshte shume i kenaqur me drejtuesitt e rinj te klubit. Salihi eshte aktivizuar me shume klube, si me Vllaznine dhe Tiranen ne Shqiperi, me Panionios ne Greqi, me SV Ried dhe Rapid Vjene ne Austri, me DC Junajtid kete ne SHBA dhe me J.Santin ne Kine. Salihi eshte aktualisht sulmuesi kryesor i Kombetares Shqiptare, me te cilen eshte aktivizuar 47 ndeshje dhe ka realizuar 11 gola.