Populli, me të cilin spekullojnë aq shumë, pyet, por askush nuk ka ndërment t’i përgjigjet, një pyetjeje si kjo: po mirë që shqetësohesh i nderuari deputet që me partinë tënde ke shumicën në parlamant, çfarë ju pengon ju të vendosni një ligj që në Shqipërinë laike, të ndalohen partitë me konotacione fetare. Por kjo ama nuk mund të bëhet vetëm për islamikët, kjo duhet të bëhet për të gjitha partitë që kanë qoftë dhe emërtimin fetar. Ta zëmë pse duhet të ketë parti kristiane dhe këto janë një tufë e jo një e vetme që na bëjnë edhe federata. Pse pra duhet të jenë këto parti fantazma dhe marioneta politike. Por jo të shkohet deri atje siç bën autori Ben Blushi në librin e tij “Hëna e Shqipërisë” ku shkruan as më pak e as më shumë por: “ Pyetja: “Duhet apo nuk duhet Kisha?”, është sot më e fortë se kurrë.”.
Dhe e fundit, sa i bëjnë leksione me morale politike popullit me ca rrëfime të frikshme si në filmat horror të Hollivudit, më e dobishme do të qe ngritja e zërit në parlament, duke kërkuar një komision miks parlamentar, duke propozuar një projektligj për ndalimin e partive fetare e të mos rrinë në karrigen e deputetit veç për të ngritur dorën( a të kundërtën) e marrë rrogën. Eshtë një luks i tepërt për këtë popull të varfër të mbajë me bukë deputetë që vegjetojnë në Parlamentin e mendjeve të Kombit, ndërsa, ashtu si femijeve u tregohet gogoli për ti trëmbur, edhe këta u tregojnë shqiptarëve me gisht horizontin e murrëtyer ku ju fanepsen fantazmat e të ardhmes. Nuk përjashtohet mundësia që e ardhmja mund të jetë me të papritura, por meqë flisni nga tempulli i sovranit popull e në emër të tij, së pari duhet ti pergjigjeni një pyetje fare të thjeshtë: Pse vallë e sotmja ekziston?!
simon vrusho says
Në librin me hënë, sipas meje, B.Blushi dëshmon se jo vetëm nuk sheh mirë, por edhe ëndërron keq, pavarësisht se ëndrra “profetizohe”. Sipsa meje realiteti, ndonëse kaotik, prirjen e ka trasuar qartë. Është një qerthull i velur nga gëzimi i përkohshëm, por velja, dehja, vjellja dhe vjedhja nuk vazhdojnë gjatë…