Bisedë me gruan dhe poeten e persekutuar nga regjimi diktatorial znj.Donika Hamitaj/
Bisedoi Keze Kozeta Zylo/
Unë jam kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Hamitaj
Ju jeni lindur dhe rritur ne Shqipëri, cila ka qenë fëmijëria juaj dhe si e kujtoni sot qe ju jeni rritur dhe keni krijuar familjen tuaj?
Te falënderoj Kozeta që më mundësuat këtë intervistë disi të sikletshme për t’i përmbledhur tërë ato vite tragjike që shkaktoi ai sistem, jo vetëm familjes sime, por gjithandej. Fëmijëria ime, nëse do të përmblidhej brenda një fjalie të vetme do them vetëm kaq: Ajo u gjymtua para se të mëkëmbej. Sot them: Faleminderit Zot që kjo spatë ra mbi mua dhe jo mbi fëmijën tim. Por ndërkohë më rishfaqen vuajtjet më tepër shpirtërore se sa ato fizike të prindërve. Pasi u bëra prind vet ndjeva dhe i kuptova më qartë dhimbjet shpirtërore të tyre, mund të them me plot gojën, atyre u shqyhej zemra teksa shihnin kur ua gjymtonin fëmijët para syve, dhe kjo ishte agonia më e tmerrshme e dhimbjeve që ata përjetuan.
Ne çfarë moshe keni qenë kur ju dëbuan për te shkuar ne Hekal dhe si e keni përjetuar dëbimin dhe jetën e vështire atje?
Unë jam më e vogla e fëmijëve, kur na dëbuan si kisha mbushur pesë vjeçe, ende e kam të gdhendur në çdo qelizë atë ditë prilli, shpërfytyrimin, dëshpërimin e thellë që kish pllakosur në fytyrën e gjithësecilit prej familjes. Ne si fëmijë përjetonim dhimbshëm momentin, por prindërit shihnin më tej, një kalvar torturash që nuk i dihej fundi…Vështirësia më e madhe nuk ishte ikja nga qyteti dhe ardhja në fshat, as puna fizike tepër e rëndë, por përbuzja, koncepti i gabuar që u ish injektuar atyre njerëzve të cilëve u ishte dhënë një informacion i rremë, duke na trajtuar si të ishim përbindësha dhe duhej të na izolonin mes telave me gjemba, kjo ishte fjala që përmendnin herë pas here ata që përfaqësonin pushtetin e asaj kohe, të cilët me doktrinën mashtruese bindnin masën e paditur të shoqërisë për “rrezikshmërinë” tonë.
Cilat janë disa nga mbresat tuaja të shkollimit në Shqipëri dhe momentet më të hidhura të saj?
Fakti që vinim nga prindër intelektual, me traditë të lashtë fisnikërie ishte pozitiv për të gjithë ne si fëmijë, pavarësisht kushteve jo favorizuese në të gjitha drejtimet e tjera. Ne shkëlqyem gjatë kohës së shkollës si në mësime po ashtu edhe në sjellje, për këtë janë dëshmitar gjithë mësuesit dhe nxënësit e asaj kohe. Babai kishte mbaruar liceun e Korçës, vlerësuar me medalje ari, ai qe marrë me trainim kuadrosh, kishte aftësi dhe shumë takt për të na i bërë mësimet të dëshirueshme. Por nga ana tjetër ne do ndeshnim çdo ditë sytë paragjykues të bashkëmoshatarëve tanë, të vetë mësuesve që na jepnim mësim, të cilëve u ish dhënë urdhër për mos të na lënë ta ngrinim kokën duke demonstruar dijen dhe aftësitë tona dalluese nga të tjerët. Momentet më të hidhura për mua si fëmijë ishin kur na shpinin në muzeun e shkollës, atje kishin bërë karikaturë gjyshin, babanë e babait, dhe kur gjithë nxënësit qeshnin, talleshin, pastaj njëkohësisht sytë e tyre ironik binin si shigjeta mbi gjithë qenien time, unë ndihesha fëmija më fatkeq në botë sepse dhe vet mësuesi i miratonte ato shikime thumbuese përderisa nuk reagonte fare ndaj tyre, ndërsa kulmi i hidhërimit tim ka qenë kur më privuan vazhdimin e shkollës, pavarësisht se babai i mbante të gjithë librat dhe më mësonte vet.
Ju jetoni dhe punoni ne Shqipëri, ndërkohe jeni një motër shembullore pasi i shërbeni motrës suaj e cila është me depresion me diagnozë A1, mund të na shpjegoni ju lutem diagnozën A1?
Diagnoza që u konstatua nga psikiatria e Vlorës quhej skizofreni, ndërsa statusi që mori nga INSTITUTI I INTEGRIMIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË A1, u quajt kështu sepse sëmundja e shkaktuar qe si rrjedhojë e përndjekjes dhe persekutimit me konfirmim te vet mjekëve që konstatuan kush ishte shkaku i këtij depresioni nervor. Kjo traumë e rëndë i dha goditje në tru e cila e shpuri në gjendje të pashpresë për rikthimin normal të menduarit, dmth ky status A1 konfirmon shkallën maksimale të persekutimit në bazë të një komisioni ngritur enkas për shqyrtimin e kësaj çështje.
Sa ju ndihmon shteti si e persekutuar dhe a e ndjeni praninë e tij ne lehtësimin e dhimbjeve dhe te shërbimit për motrën tuaj?
Në fillim kur ishim të gjithë familja së bashku, u dha një shpërblim i vogël dhe iu lidh një rrogë minimale, tani që e mbaj unë personalisht qysh prej 20 vjetësh veç asaj rroge asgjë tjetër, nuk më kanë njohur as kujdestarin, më thonë: “vetëm të paralizuarve u takon shpërblimi për kujdestarinë”. Gjithësesi un jamë kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Kjo pra është arsyeja përse unë nuk i mora parasysh problemet dhe pasojat të cilat më privuan jetën në shumë drejtime…
Ju keni botuar libra me poezi, në disa prej tyre janë plagët e shpirtit ende te pashëruara, cilat janë disa nga motivet që ju kanë dhënë muzë për te shkruar?
Zanafilla e motivimit tim merr udhë qysh nga fëmijëria, pasi m’u desh të përballesha aq e vogël me një padrejtësi të madhe deri në ekstremizëm. Fryma ime filloi kontradiktën në brendi të saj, ndoshta si të thuash një “rebelim” i cili duhej të shpërthente diku…Unë nisa të shkruaja, por jo çka i përkiste moshës fëmijërore, mendimet ishin tej masës të sforcuara, pavarësisht asaj që rimonte bukur në fletë. “Rebelimi” im vazhdonte të merrte përmasa, shkruaja fshehurazi të gjithëve se nuk doja të më diktonte asnjë prej familjes pasi shkrimet e mia rrezikonin nëse do të zbuloheshin, dhe unë isha e vetëdijshme se ç’mund të ndodhte nëse do të diktoheshin nga dikush jashtë familjes. Plagët e shpirtit të pashëruara pasojnë njëra tjetrën, gjithësecila plagë ka një dhimbje më vete… Babai një intelektual ku brenda botës shpirtërore kishte thesare vlerash, u shkel nga injoranca, u përçmua nga harbuti, iu mohua çdo e drejtë për t’i shpalosur më tej këto vlera, deri sa vdiq në moshën 63 vjeç. Nënës i ra gjithë pesha e vuajtjeve se babai pasi erdhi në fshat sëmundja e vuri përpara, dhe ju desh asaj të përballej fizikisht dhe psikologjikisht në çdo drejtim. Motra e vëllezër shkëlqenin në mësime, sjellje e kudo…iu mohua e drejta e shkollës dhe demonstrimi i aftësive që kishin, sigurisht pasojat vazhdojnë sot e kësaj dite sepse asnjëri prej nesh nuk është atje ku mund të ishte po të mos ishin privuar nga ai sistem. Plaga më e madhe është motra e sëmurë mendërisht, cunguar në çdo qelizë, e pashpresë më në këtë botë, një dhimbje më e dhimbshme se vetë vdekja.
Ndonëse ne jemi rritur ne një vend ateist, ne poezitë e tua ndihet fryma e Zotit, si jeni lidhur me Hyun dhe sa jua ka ndryshuar jetën Zoti?
Sa më shumë botë të kesh brenda vetes aq më shumë të shtyn kurreshtja ta njohësh atë…Babai më kish thënë se kur isha e vogël isha tepër kurreshtare për natyrën, si funksiononte jeta, i kërkoja detaje dhe e bombardoja me pyetje, ndonjëherë më anashkalonte, kur përgjigja e tij ishte jo e duhura arrija ta kuptoja, sa që ai ngelej i befasuar. Kështu, imagjinata ime filloi të fokusohej mbi krijiminë dhe natyrën, pavarësisht se kisha studiuar evolucionin nuk ishin fakte bindëse për mua, faktikisht dhe një krijim apo prodhim sado elementar të jetë kërkon dituri…po i gjithë ky krijim mahnitës, programuar në mënyrë të atillë sa milimetri të devijoj çekuilibron gjithë rruzullin tokësor! A mund te themi për orën, kompjuterin dhe gjithë mekanizmat u vetëprogramuan…!? Disa shkencëtar janë dorëzuar përpara një qelize mikroskopike kur kanë zbuluar funksionimin e saj janë befasuar! Çdokush është i vetëdijshëm për aftësitë njerëzore të cilat janë të kufizuara dhe të përkohshme pasi dhe kur lindim nuk na pyet njeri nëse duam a jo…! Qoftë dhe vdekjen nuk kemi forcë të ndalim procesin e saj!…Ajo që mua më bëri më tepër të thërrisja Zotin ishte gjendja shpirtërore, këtë analizë e bëja shpesh në mendjen time, vërtetë njeriu ka përparuar aftësitë e tij, teknologjia ka evoluar në dobi të njerëzimit deri diku…por ajo nuk mund të japi frymë, shpirt, ndjenja…Sa me tepër rendet pas saj aq më tepër ngurtësohen, mekanizohen ndjesitë. Sigurisht shohim një botë moderne, por të stresuar më shumë se kurrë…! Gjithësesi un i thirra Zotit në çaste tepër të vështira, kur ke probleme fizike kërkon mjekun kompetent për ndërhyrje, ndërsa thellësitë e shpirtit i njeh vetëm ai që ka frymuar brenda dhe di çdo sekret apo detaj të tij, kushdo tjetër më shumë ka për ta komplikuar situatën sesa mund ti japi zgjidhjen e duhur, edhe sikur të ketë dëshirën e mirë për të ndihmuar. Zakonisht njeriu është i predispozuar t’i referohet materies, edhe pse është i vetëdijshëm dukuritë frymore janë shumë herë më të ndjeshme nga fiziket! Të gjithë e dëgjojmë dhe e kemi përjetuar shprehinë – “fjala vret më shumë se plumbi”- Një fjali e vetme, nëse do thellohemi, na shpie përtej ekzistencës së materies!…Çfarë është fjala!? Kë vret ajo!? Kush të dhëmb!? Do doja t’ia përcillja gjithkujt këtë mesazh që të meditoj dhe të thellohet pak brenda këtyre pyetjeve dhe të nxjerri përfundimin, dhe më pas të dali nga egoja e përditshme të natyrës së mishit, fizike. Për mos të zgjatur më unë do citoj një shprehi biblike- “Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe Ai mu përgjigj.” Thirrja ime doli bashkë me lotët e shpirtit, qysh aty filluan hapat e para të ndryshonin rrjedhën e mendimeve, mënyrën e të gjykuarit, nuk mund të them u ndan me spatë, por fryma ime nisi një luftë tjetër që ja vlente, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve sunduese të botës së errësirës, kundër frymërave të mbrapshta…pata ndjekur disa rite fetare, studiuar libra dhe fe të ndryshme, por asnjë nuk pati atë forcë qe më dha fjala e vërtet e Zotit nëpërmjet Biblës. Pjesa më e vështirë për mua ishte të falja ata që na i mbytën të gjitha ëndrrat e kësaj jete, dhe na bën dëme të pariparueshme fizike dhe mendore. Gjithësesi unë me Zotin ja dola mbanë, Ai më mbushi me forcë, dashuri dhe dinjitet, gjithashtu e përdori të kaluarën e dhimbshme timen për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë zemrën e thyer nga fatkeqësi të ndryshme në këtë botë e cila sundohet nga djalli.
Cilat janë ëndrrat e parealizuara të Donikës para viteve 90-të dhe pas viteve 90-të? Cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?
Të flas për ëndrrat e mia nuk di nga t’ia nis më parë, veçse mund të përzgjedh dëshirën e madhe që kisha për të shkruar, lirinë e të shprehurit dhe nëse do mundesha të isha një vlerë në gjurmët e atyre burrave dhe grave fisnikë, ku ti përçoja më tejë vlerat, traditat e familjes sime që historikisht i dhanë emër të nderuar këtij kombi. Pas viteve 90-të unë kisha obligime familjare dhe më duhej të siguroja të ardhurat ekonomike, kjo ishte tepër e vështirë të punoje me dinjitet dhe të mos korruptoheshe me “ofertat” që mund të hasësh nga individ, shoqata, parti politike të çdo lloj sistemi qofshin, nuk më pëlqeu të angazhohesha në politikë apo të përdoresha nga të tjerë, më mjaftoi ajo liri që mund të zgjidhja një mënyrë për të siguruar të ardhurat ekonomike dhe mos të varesha nga dikush tjetër, vërtetë ishte mjaft e vështir, por mua me lumturonte fakti që po ja dilja mbanë. Do kalonin vite që diku në skutat e shpirtit të rizgjohej pikërisht ajo ndjenjë që e mendoja përfundimisht të vdekur, ndoshta jo me nivelin artistik të duhurin, por janë shkrime reale, tashmë me një këndvështrim tjetër, nën ndikimin e frymës së Zotit e cila nuk bën kompromis me padrejtësitë dhe mëkatet, gjithashtu pa kopjuar dhe përshtatur me poet të tjerë kushdo qofshin ata. Sa për të ardhmen nuk mund të projektoj asgjë sepse ne nuk i dimë ditët e jetës sa i kemi, por në dashtë Zoti dhe në paçim jetë më pëlqen t’i jap prioritet dhuntisë që kam. Te falënderoj Kozeta që më pritët për këtë intervistë dhe të uroj suksese pafund ty në gjithë projektet që ndërmerrni në misionin tuaj fisnik. Respekte!
Fund marsi, 2016
Staten Island, New York
Top of Form
shkruan per te preseketuaren ajo que me njerezit e saj e presekutoje te shkreten , dhe tani ia qane presekutim bashke me Qemalin …… kjo pra eshte demokracia ….
Eshte per te vlersuar dhe falenderuar iniciativa dhe vepra e fisnike pa asnje interes i zonjes Kozeta Zylo, gjithashtu eshte me me vler se cmund ta bente nje ish i perndjekur zoteri…!
Donika nje Zoje fisnike nga nje dere fisnike, qe vuajten aq shume ne ate ferr dantesk, ka sjelle ne intervisten e saj shume interesante, fakte dhe episode qe te tronditin kur i lexon. Ju lumte Kozeta qe perzgjidhni e sillni ne interviste vlera qe pasurojne historine tone kombetare, me te vertetat e asaj kohe ferr qe u mundua te beje rigonin lis…
Faleminderit miku im i nderuar Eduard M. Dilo. gjithashtu Respekte per ty dhe gjithe familjen tende qe i hoqet ne kurrizin tuaj kto trauma…
Ju falenderoj perzemersisht Kozeta per publikimin e intervistes, gjithashtu dhe Gazeten Dielli!
foli Dilua tani ja ka vene vulen …..Kezes !
O Dilo shkruaj ti per te bere intervista per te pasuruar historine kombetare mos ja lere atyre qe i sherbyen asaj kohe ferr qe u mundua te beje rigonin lis – Kezja nga nga ato ferra me gjithe Qemalin jane te asaj kohe o Dilo ….
mos prite te shkruaj Gramoz Ruci dhe Arta Dade fisi i Kezes, por shkruaj ti e mos u mburr me Kezen – lexo pak ate shkrimin e Kezes, ne 70 Vjetroin e clirimit, me titull “Jam krenar per babain tim partizan ” lexoje se ta ka skuqur mire kurrizin ty edhe mua ….
ku ishte Kezja dhe Qemali kur Donika Hamitaj vuante ne fshatrat e Mallakastres me te motren e saj – Kezja gjeja me e mire qe duhet te bje duhet te heshti dhe tju keroje falje te presekutuarve e jo te na hiqet me e presekutuar se sa te presekutuarit …..o shoku Dilo …
Dilo perse po u lodhesh me kote te mbrosh Kezen lexo dhe mos u fshehe pas Kezes
Ata bënë detyrën ndaj Atdheut…
Këze Kozeta Zylo
Në nderim të 70 vjetorit të Çlirimit nga nazifashistët
Të rënët për Kombin janë krenaria dhe frymëzimi për të gjithë brezat. Duke nderuar Ata kemi bërë detyren si bashkëkombas dhe kemi vlerësuar lart guximin dhe trimërinë e tyre të pashoqe kundër murtajës botërore të nazifashizmit qe udhëhiqej nga Hitleri. Dëshmorët, Heronjtë, veteranët e Luftës Antifashiste dhe gjithë populli që i mbështeti dhe e mbajtën të pastër figurën e tyre pas 44-ës përkujtohen me respektin më të madh në 70 vjetorin e Çlirimit nga fashizmi.
Si bijë e një veterani të Luftës që ndihmoi partizanët me ushqime, me municione jo i inkuadruar në brigada për shkak të moshës së tij dhe mbesë e dy veteranëve Shahin dhe Ismet Gjoni, ku xhaxhai im Ismet Gjoni ishte partizan i inkuadruar në Brigadën e VI-të dhe u plagos dy herë në Kosovën martire kundër fashizmit ndihem krenare t’i përkujtoj me dashurinë prej gjaku dhe prej zemre si bijë dhe mbesë e tyre…….dhe vazhdon gjeje ne internet se e ke te plote te tregoje se kush eshte Kezja dhe ti i presekutuari qe hoqe ferrin!?
Sipas jush “zoteri anonim” ju po i kundervieni Kozetes perse ajo denon krimin komunist…?! Ateher me siguri ju jeni ajo far, ndryshe keni humbur logjiken…!
o Donik, kur ta njohesh ti Kozeten do ikesh me vrap – Nuk e di ti se sa te genjen ky interneti – lexo pak ate shkrimin me lart se si mund ta denoje Kezja komunizmin- kur ajo eshte vete komunizimi, ajo eshte burre e grua bije e komunizmit …….Mirepo do kisha pas deshire ta kishte zene koken ne ate kohe, Kezja e Qemali, se ta tregonte mire se cfare eshte komunizmi…
Me Kozeten me genjeu interneti, po per ty kush do ma tregoj te verteten…?! Perse nuk e more ti kete iniciativ me par qe mos te isha “mashtruar” un nga kjo “komuniste?!” Kushdo qofsh ti edhe vellai im sikur te ishte do ti thoja; ke ren shume posht me kete Reply dhe ja grite vlerat ne maksimum “kundershtarit!” Nuk ja vlen te shoh me se cpo trazoni dhe kush eshte synimi juaj…! Vecse se fundi po te them; meqense Kozeta qenka keshtu si po e pershkruan ti ke gabuar rend qe i shkove pas, sepse ajo me armen e saj qelloka veten! Ather, ti ja more nga dora dhe ja fute vetvetes! Po shtoj dicka – edhe ne ate kohe kishte komunista te ndershem dhe te persekutuar pa dinjitet ose nga ata qe ishin denuar per vjedhje, vrasje, imoralitet dhe kur erdhi demokracia u lan ne hije intelektualet, fisniket e vertet dhe u graduan keta monstra te cilet e njollosen emrin i “persekutuar”
une nuk e di perse ti futesh ne debat – kur ti je intervistuar dhe asnjeri nuk ka thene gje per ty, por cdo gje eshte me gazetaren – une vete nuk e kuptoje sesi si ti si e intervistuar mund ti dalesh kaq per zot Keze Zylos, sikur Kezja te jete ndonje njeri qe smerr vesht ……. Donika ti ekreve punen tende ajo te dergoje pyrtjet dhe ti u pergjigje , tani perse ti duhet te lodhesh duke folur per Kezen kur ti nuk je fare pjese e debatit pra qysh ne fillim. Por ti vete po hape debat te kote nekete mes…..nese vazhdon dhe e meson se kush jam se jemi edhe krushq ndoshta nese je je e bija e Rrapo ose mbesa e tij athere do behesh pishman qe ke kthyer keto pergjigje por le tja leme kohes te na gjykoje te dyve se jemi te dy njesoje dhe nuk jemi si Keze e Qemal Zylo ……
Donika, bashkevujtesja ime ……qetesohu se nuk e ka nodnjeri me ty – po hyne ne nje debat qe edhe vet ti nuk po e kupton se ku po te fute kjo Kezja me kete interviste , …….
Ne rradh te par, un nuk di si te drejtohem dhe kujt po i drejtohem…!Nese e verteta qendron keshtu si po thua ke gabuar me rend qe ti u fute dhe debatove pikerisht tek intervista ime, saper Kozeten ajo ska nevoj fare per mbrojtjen time a te dikujt tjeter sepse i ka mar parasysh dhe i del vet zot situates dhe cka marr persiper. Ti nese ke dicka kunder saj ka qindra menyra te tjera perballje, perse duhet te griceshe ketu ku ajo thjesht ka ber pyetje dhe un jam pergjigjur dhe kjo situat ska te bej fare me te gjitha ato qe ti ke dashur ti kundervihesh…!