-Në 25 prill të vitit 1993 raportoja nga Prishtina në Tiranë: Papa është sot edhe në çdo familje shqiptare në Kosovë. Lajmin se si pritej e përjetohej në Kosovë vizita e Papa Gjon Palit II në Shqipëri e nisja herët në mëngjes me telex-in që ishte mundësia e vetme e lidhjes dhe me shumë vështirësi në atë kohë nga Prishtina me Tiranën…/
-Në 11 mars 1993 Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova/
-Më parë, po para çerek shekulli, në shkurt 1993, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova udhëheqte delegacionin e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës…
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 25 Prill 2018/ Para çerek shekulli, gjatë vizitës së Atiit të Shejtë Papa Gjon Palit II në Shqipëri, Presidenti historik i Kosovës Ibrahim Rugova e takoi në Tiranë dhe i dhuroi një gur nga muret e qytetit të Ulpianës në shenjë kujtimi për dy martirët e krishterimit, Florin e Laurin. Po atëherë, më parë, në 11 mars 1993 Shenjtëria e Tij, Papa Gjon Pali II priti në audiencë Presidentin e Kosovës Rugova nga i cili mori një Promemorie për çështjen shqiptare. Gjatë qëndrimit në Itali Presidenti Rugova takoi Kryeministrin e atëhershëm Italian Xhuliano d’Amato, nga i cili kërkoi angazhimin e Qeverisë Italiane për vendosjen e forcave paqeruajtëse në Kosovë si hap i parë për shtensionimin e situatës dhe fillimin e zgjidhjes së krizës.Para udhëtimit në Itali-Vatikan, po në vitin 1993 – në 16 shkurt Presidenti Dr. Ibrahim Rugova udhëheqte një delegacion nga Kosova, që kishte shkuar në Amerikë me qëllim që të njoftojë udhëheqësit e Kombeve të Bashkuara dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shtypjen e të drejtave civile, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve të Kosovës. Presidenti Rugova bëri publik planin dhjetëpikësh të veprimit për ta zgjidhur krizën e Kosovës dhe për t’u dhënë fund padrejtësive. Për herë të parë kërkon një protektorat civil ndërkombëtar në Kosovë.Gjatë qëndrimit në Uashington Presidenti Rugova u prit nga Tomas Najllz, Ndihmëssekretar i Shtetit për Evropë dhe Kanada si dhe në Komitetin e Kongresit Amerikan për Marrëdhënie me Jashtë nga kongresmenët Li Hamilton, Tom Lantos dhe Ben Gilman.Nga 17 deri më 19 shkurt Presidenti Rugova mori pjesë në tubimin kushtuar problemit të ish-Jugosllavisë të organizuar nga “Qendra Karter” në Atlanta të SHBA-ve…
KATEDRALJA NËNË TEREZA NË PRISHTINË, E PËRKRAHUR NGA PAPA GJON PALI I DYTË
Në 26 gusht 2005 Presidenti historik Rugova vuri gurthemelin e Katedrales Nënë Tereza në Prishtinë së bashku me atëherë Ipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalin e Uashingtonit Teodor Mekkerik.“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj Katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.
SHQIPTARËT NGA AMERIKA, DHE VATRANËT,KONTRIBUES PËR KATEDRALEN SHËN NËNË TEREZA
Në 5 shtator 2017, shumë solemne dhe madhështore ishte festa, mesha e shugurimit të Katedraljes-Shenjtërores Shën Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe vatranësh të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, të cilët edhe u vlerësuan e falënderuan për kontributet. Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me
RAPORTIMI PARA ÇEREK SHEKULLI: PAPA NË SHQIPËRI – EDHE NË ÇDO FAMILJE SHQIPTARE NË KOSOVË
Papa është sot edhe në çdo familje shqiptare në Kosovë, kam raportuar kështu nga Prishtina në Tiranë për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të lajmeve të Shqipërisë para 25 vitesh.Në 25 prill të vitit 1993 lajmin se si pritej e përjetohej në Kosovë vizita e Papa Gjon Palit II-të në Shqipëri, e nisja herët në mëngjes me telex-in, që ishte mundësia e vetme e lidhjes, dhe me shumë vështirësi, në atë kohë nga Prishtina e Kosova me Tiranën e Shqipërinë. Më pas për të përcjellë e parë vizitën shkova në Gjakovë, qytetin pranë kufirit të hekurt që ndante, ku mund të shihej Televizioni Shqiptar përkundër pengesave e zhurmuesve që i kishën vënë në gjithë Kosovën në rrethanat e okupimit të egër nga regjimi i Beogradit.Për vizitën e parë historike të një Pape në Shqipëri, nga transmetimet e Radio Televizionit Shqiptar në televizorin e një familje gjakovare u bënë edhe foto për gazetën e vetme të përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë “Bujku”, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha dhe që si gazetë e rezistencës me orientim të fuqishëm properëndimor e pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci dilte nga 18 janari i vitit 1991, pasi me dhunë ishte ndaluar gazeta tradicionale kosovare Rilindja…