Kosova para 20 viteve: Rugova kërkonte mbrojtje ndërkombëtare/
-Në 24 korrik 1998 me titullin “Rugova kërkon mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën”, raportoja nga konferenca për shtyp e Presidentit historik, ndërsa një ditë më parë nga zhvillimet e luftës e të masakrave të forcave serbe kundër shqiptarëve raportoja se “në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 24 Korrik 2018/ Para 20 viteve, derisa forcat serbe masakronin shqiptarët, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, në 24 korrik 1998, kërkonte mbrojtje ndërkombetare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon. “Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë”, u shpreh Rugova, në pergjigje në konferncën për shtyp në kohë lufte, ku ishte edhe korrespondenti tash i Gazetës DIELLI, i cili një ditë më parë kishte raportuar se shqiptarët e vrarë në Rahovec janë groposur në dy varreza masive dhe se terrori i forcave serbe vazhdonte. Kisha raportuar edhe se, “shtypi i Kosoves dhe burime të tjera masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec e krahasojnë me Srebrenicën” – masakrën në Srebrenicë – Bosnjë e Hërcegovinë…
“Rugova kërkon mbrojtje ndërkombetare për Kosovën”, ishte titulli i raportimit që bëja për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH, nga konferenca për shtyp e Presidentit hitorik në 24 korrik 1998.
Ky ishte raportimi: “‘Në Kosovë gjendja vazhdon të jetë e rrezikshme, çdo ditë ka sulme të policisë dhe ushtrisë serbe. Ky është një spastrim i egër etnik, që ka filluar në Kosovë’, tha të premten para gazetarëve në Prishtinë, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova. Kerkojmë ‘mbrojtje ndërkombëtare për Kosovën dhe popullin e saj dhe të ndalohet përhapja e konfliktit në rajon’, theksoi Rugova.
‘Policia serbe nuk po lejon varrosjen e të vrarëve pas masakrave në Rahovec dhe as ardhjen e organizatave ndërkombëtare dhe kombëtare në Kosovë. Me mijëra shqiptarë janë larguar nga qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij’, tha Rugova, duke shtuar se, edhe në rajone të tjera të Kosovës ka patur bombardime dhe të vrarë, ndërkohë që vazhdon represioni i policisë serbe.
‘Bashkësia ndërkombëtare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po ndërmarrin të gjitha hapat diplomatikë, por edhe ata ushtarakë, që të mos ndodhë Bosnja në Kosovë’, u shpreh Rugova, në pergjigje të pyetjes së gazetareve.
Rugova përseriti qendrimin se ‘zgjidhja më e mirë për Kosovën është Kosova e pavarur me të gjitha garancitë për serbët lokalë dhe një protektorat ndërkombëtar si fazë kalimatare’”.
Ditëve para konferencës për shtyp të Presidentit Rugova në kohë lufte raportoja se, “në Kosovë po ndodh Bosnja, në Rahovec po ndodh Srebrenica”.
Në Kosovë, si në shumë fshatra e qytete, edhe në qytetin e Rahovecit ndodhën masakra të forcave serbe kundër civilëve shqiptarë. Në 19 korrik të vitit 1998, si pasojë e një sulmi të forcave serbe, në Rahovec pati shumë të vrarë e të plagosur. Edhe në Tehqen e Sheh Myhedinit janë masakruar shumë gra, fëmijë dhe pleq që kishin kërkuar strehim në këtë institucion fetar.
Te vendi i quajtur “Tuba” u gjetën të masakruar dy profesorë si dhe gjashtë trupa të karbonizuar, identiteti i të cilëve nuk u mësua. Gjithsej u regjistruan 150 persona të vrarë.
Dëshmitarët që kishin arritur t’i shpëtojnë këtij krimi kanë treguar se ushtria, policia dhe paramilitarët serbë kanë ekzekutuar civilë shqiptarë arbitrarisht.
Gjatë kësaj ofensive u morën peng, u rrëmbyen e u zhdukën shumë shqiptarë, për fatin e të cilëve nuk dihet asgjë. Organet e pushtetit okupues serb në Prizren, më 22 korrik 1998, në varrezat e këtij qyteti hapën dy gropa të mëdha dhe groposën shumë shqiptarë të vrarë gjatë ofensivës në Rahovec.
Në raportimet për situatën në Rahovec po para 20 viteve, në 23 korrik, në raportin me titull “Shqiptarët e vrarë janë varrosur në dy varreza masive” bëja të ditur se, “forcat serbe kanë hapur, të mërkuren, me eskavator dy varre të perbashketa dhe kanë groposur kufomat e mbledhura nëpër rrugët e qytetit të Rahovecit, afro një orë para ardhjes në qytet të gazetarëve dhe diplomatëve të huaj.
Sipas KMLDNJ (Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut) forcat serbe kanë vrarë mbi 50 shqiptarë, ndërkohë që nuk janë identifikuar ende shumë të vrarë e të masakruar, që kanë mbetur nëpër rrugë, shtëpi, bodrume dhe fusha.
Burime të LDK-së (Lidhjes Demokratike të Kosovës) në Rahovec besojnë se janë qindra civilë të vrarë, të masakruar, të djegur dhe të plagosur. Shtypi i Kosovës dhe burime të tjera, masakren e kryer nga forcat serbe në Rahovec, e krahasojnë me Srebrenicën”.
Në Kosovë, në vitet 1998-‘99 forcat serbe në sulmet gjenocidale dëbuan mëse 1 milion shqiptarë, shumicën “përtej Bjeshkëve të Nemuna” në Shqipëri, vranë e masakruan rreth 12 mijë, e mijëra të tjerë i zhdukën duke i dërguar e groposur edhe në Serbi, apo edhe duke i djegur.
Sipas të dhënave të bashkësive të familjarëve të të zhdukurve, të të pagjeturve, numri i tërësishëm i të zhdukurve të Kosovës pas luftës së para 19 viteve mbërrinte afër 6.000 veta, mbi 90 për qind prej tyre ishin civilë shqiptarë, të cilët u rrëmbyen, u morën të gjallë në mënyra të ndryshme nga formacionet policore-ushtarake dhe paramilitare të pushtetit okupues serb. Një numër i tyre, rreth 600 janë gjetur të gjallë nëpër burgjet në Serbi.
“Në Kosovë kanë ndodhur krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe akte gjenocide të forcave serbe kundër shqiptarëve”, ka deklaruar në një bisedë që kam zhvilluar eksperti i së drejtës ndërkombëtare, Prof. Dr. Zejnullah Gruda.
RAPORTIME TË PARA 20 VITEVE-VITIT 1998:
http://www.hri.org/news/
[08] Rugova demands international protection for Kosova
PRISHTINE, July 24 /ATA correspondent Behlul Jashari reports: “The situation in Kosova continues to be dangerous; Serbian police and army attacks are daily. A severe ethnic cleansing has started in Kosova, ” Kosova President Ibrahim Rugova told reporters on Friday.
We want “international protection for Kosova and its people and an end to be put to the conflict’s spread in the region,” said Rugova.
The Serb police are allowing neither the burial of the killed after the massacres in Rahovec nor the arrival of international and national organisation in Kosova.
Thousands of Albanians have left the Rahovec town and its suburbs, said Rugova adding that attacks have been carried out and people killed also in other regions of Kosova, while the Serb police repression continues.
The International community, the U.S. and the European Union are undertaking all diplomatic as well as military steps not to repeat Bosnia in Kosova, said Rugova, responding to a reporter’s question.
Rugova renewed the stand that “the best solution for Kosova is independent Kosova with all guarantees for the local Serbs and an international protectorate as a transitional phase.” /p.ta/eva/lm/
Albanian Telegraphic Agency
[04] Killed Albanians buried in two mass graves
PRISHTINE, July 23/ATA correspondent Behlul Jashari reports:
Five Albanians’ names (Bekim Bugari, Sadik Shala, Destan Sharki, Muharrem Kadri, Mehmet Kadri dhe Halit Hoxha) as well as numbers 1, 4 , 8 and 10, figures of unidentified Albanians, while the number of the buried Albanians is thought to be much larger, are written on the mass graves dug by the Serbian forces on Wednesday, according to sources from the Council for the Defence of Human Rights and Freedoms in Kosova (KMLDNJ).
According to the same sources the Serbian forces on Wednesday dug by excavators two mass graves and buried the corpses gathered along the Rahovec town roads, about one hour before the arrival in the town of foreign reporters and diplomats.
According to the KMLDNJ the Serb forces have killed over 50 Albanians while many killed and massacred, who have remained in streets, houses, basements and fields have not yet been identified.
LDK sources in Rahovec believe there are hundreds of killed, massacred, burnt and injured.
The Kosova press and other sources compare the massacre committed by the Serbian forces in Rahovec with Srebrenice. /p.ta/mima/lm/
Albanian Telegraphic Agency
https://groups.google.com/
Rugova kerkon mbrojtje nderkombetare per Kosoven
PRISHTINE, 24 korrik – Korresp. i ATSH-se, Behlul Jashari,
njofton: “Ne Kosove gjendja vazhdon te jete e rrezikshme; zdo
dite ka sulme te policise dhe ushtrise serbe. Ky eshte nje
spastrim i eger etnik, qe ka filluar ne Kosove”, tha te premten
para gazetareve ne Prishtine Presidenti i Kosoves Ibrahim Rugova.
Kerkojme “mbrojtje nderkombetare per Kosoven dhe popullin e
saj dhe te ndalohet perhapja e konfliktit ne rajon “, theksoi
Rugova.
Policia serbe nuk po lejon varrosjen e te vrareve pas
masakrave ne Rahovec dhe as ardhjen e organizatave nderkombetare
dhe kombetare ne Kosoves. Me mijra shqiptare jane larguar nga
qyteti i Rahovecit dhe rrethinat e tij, tha Rugova, duke shtuar
se edhe ne rajone te tjera te Kosoves ka patur bombardime dhe te
vrare, nderkohe qe vazhdon represioni i policise serbe.
Bashkesia nderkombetare, SHBA dhe Bashkimi Evropian, po
ndermarrin te gjitha hapat diplomatike, por edhe ato ushtarake,
qe te mos ndodhe Bosnja ne Kosove, u shpreh Rugova, ne pergjigje
te pyetjes se gazetareve.
Rugova perseriti qendrimin se “zgjidhja me e mire per
Kosoven eshte Kosova e pavarur me te gjitha garancite per serbet
lokale dhe nje protektorat nderkombetar si faze kalimatare”.
/P.Ta/eva/ –
Shqiptaret e vrare jane varrosur ne dy varreza masive
PRISHTINE, 23 korrik/-Korrespondenti i ATSH-se, Behlul
Jashari njofton: Mbi varrezat e perbashketa qe forcat serbe i
hapen te merkuren jane shkruar pese emra shqiptaresh (Bekim
Bugari, Sadik Shala, Destan Sharki, Muharrem Kadri, Mehmet Kadri
dhe Halit Hoxha) si dhe numrat 1, 4 , 8 e 10 qe jane shifra per
shqiptaret e paidentifikuar, nderkohe qe numri i shqiptareve te
varrosur mendohet te jete shume me i madh, bejne te ditur burime
te Keshillit per Mbrotjen e Lirive dhe te Drejtave te Njeriut ne
Kosove (KMLDNJ).
Sipas te njejtit burim forcat serbe kane hapur, te merkuren,
me eskavator dy varre te perbashketa dhe kane groposur kufomat e
mbledhura neper rruget e qytetit te Rahovecit, afro nje ore para
ardhjes ne qytet te gazetareve dhe diplomateve te huaj.
Sipas KMLDNJ forcat serbe kane vrare mbi 50 shqiptare,
nderkohe qe nuk jane identifikuar ende shume te vrare e te
masakruar, qe kane mbetur neper rruge, shtepi, bodrume dhe fusha.
Burime te LDK-se (Lidhjes Demokratike te Kosoves) ne Rahovec
besojne se jane qindra civile te vrare, te masakruar, te djegur
dhe te plagosur.
Shtypi i Kosoves dhe burime te tjera masakren e kryer nga
forcat serbe ne Rahoveci e krahasojne me Srebrenicen.
/P.Ta/mima/
Ne Foto: Ibrahim-Rugova-konference-shtypi-Behlul-Jashari-arkiv-i-Gazeta-DIELLI/
2- Rahoveci i shkaterruar…