Shqiptarët vazhdojnë të na bëjnë krenarë me punën, përkushtimin, dedikimin dhe shembullin e mirë në shoqërinë amerikanë. Humanisti shqiptar në New York Aleksandër Nilaj u vlerësua për punën humanitare përgjatë Pandeminë Globale Covid-19. Drejtuesi i Shoqatës Humanitare Duart e Hapura z.Nilaj dhe stafi i tij kanë punuar 24 orë gjatë gjithë Pandemisë duke ndihmuar çdo anëtar të komunitetit të të gjitha kombeve në New York sidomos në Bronx, Queens, e shtetet New Jersey, Connecticut e më gjërë. Organizatorët kryesorë Schneps Media, Demetra Mattone dhe Josh Schneps kanë mbetur të mahnitur nga puna fantastike e shqiptarëve të Shoqatës Humanitare Duart e Hapura si Aleksandër Nilaj, Toni Musaj, Anjeza Kondura, Violeta Yzeiraj, Mire Preldakaj e shumë aktivistë që kanë shërbyer me orë, ditë, netë e muaj në shërbim të çdo qytetari në nevojë pa dallim kombësie, në New York e më gjërë.