Portieri i Lazios, Thomas Strakosha dha mendimin e tij nëse ai do të ishte i interesuar për një lëvizje të mundshme në skuadrën e Bundesligës, Borussia Dortmund. Paraqitja e Strakoshës këtë sezon nuk ka qënë në nivelin e duhur. Pas viteve të të qenit titullar i rregullt për Lazio, Strakosha është ulur në stol dhe zgjedhje e parë për tranjerin Inzagi është portieri Pepe Reina. Me një paraqitje totale të ulët në këtë sezon, i aktivizuar vetëm në tetë ndeshje, dhe me zëra në lidhje me një lëvizje të mundshme të tij nga Lazio, Strakosha ka folur për Sky Sports Gjermani (përmes radios “La Lazio Siamo Noi”). Portieri i Kombëtares Shqiptare, i turbulloi akoma më shumë ujrat, kur iu përgjigj “thashethemeve” të krijuara ndaj tij në ditët e fundit.A do të transferoheni tek Dortmund ?
Strakosha:”Ata janë një klub i shkëlqyeshëm, ata kanë një ekip shumë të ri dhe të talentuar dhe një stadium të pabesueshëm. Mund të jetë një hap i shkëlqyeshëm në karrierën time. Kush nuk do të ishte i interesuar të luante në një klub të tillë? Bundesliga është një kampionat interesant, me skuadra shumë të mira”.Dëmtimet nuk po ju ndahen gjatë këtij sezoni, ose të paktën kështu deklarohet, a është Strakosha ende i kënaqur me Lazion.Jam i lumtur tek Lazio, unë u jam shumë mirënjohës drejtuesëve. Mendoj se edhe klubi është i lumtur me mua. Unë jam duke u riaftësuar dhe kam ende kohë të mjaftueshme për të menduar se çfarë dua të bëj. Së pari, unë dua të kthehem në vendin që meritoj, atëherë do të shohim se çfarë do të ndodhë. Unë jam gjithmonë i hapur për sfida të reja.Pavarësisht këtyre deklaratave Strakosha do të vazhdojë të jetë zgjedhje e dytë edhe për pjesë e mbetur të sezonit në vazhdim. Kontrata e Strakoshës me Lazion përfundon në verën e vitit 2022, me një vlerë prej 1.2 milion euro në vit.
Elseid Hysaj drejt Portugalisë
Ka luajtur për Napolin që nga sezoni 2015/16. Mbrojtësi i njohur i Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj (27 vjec) po bëhet gjithnjë e më shumë objektivi kryesor i Benfikës në Portugali. Për këtë qëllim, gjigandët portugezë, sipas zërave më të fundit të Tuttomercatoweb, kanë filluar bisedimet me Partenopei, me qëllim që lëvizja të mbyllet përpara verës së ardhshme.
Mbrojtësi Elseid Hysaj arriti në Partenopei të në gusht 2015 për një të raportuar prej 5 milion €. Vlera e kartonit të tij pati rritje dhe ai ka një kontratë me Napolin që është drejt fundit të saj.
Ai ka luajtur 10 herë në këtë sezon në Serie A. Tranjeri Napolitan Gennaro Gattuso i ka dhënë atij një shans për të fituar një marrëveshje të re me Napolin. Por sipas Tuttomercatoweb, marrëveshja e tij skadon në qershor, dhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare dhe përfaqësuesit e tij kanë vendosur, të mos vazhdojë tutje.
Tuttomercatoweb, pretendon se Benfica tashmë ka kontaktuar me përfaqësuesit e lojtarit dhe negociatat janë vendosur, ndërsa marëveshja po ecën me hapa të vegjël.
Hysaj ka luajtur 208 takime me Napolin, duke shënuar një herë dhe duke kontribuar me nëntë asistime golash.