Anton Çefa – u lind në Shkodër në v. 1934, në një familje antikomuniste me tradita atdhetare e kulturore. I ati, Shtjefen Çefa ka qenë një ndër themeluesit kryesorë të Shoqnisë kulturore atdhetare “Bogdani”.
Ka kryer shkollën fillore e të mesme dhe Institutin Pedagogjik 2-vjeçar në Shkodër, dy vitet e fundit të arsimit të lartë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Gjuhës, Letërsisë e Historisë së Shqipërisë – Dega e Korrespondencës. Ka shërbyer si mësues në shkollat 8-vjeçare dhe të mesme.
Mbas rënies së diktaturës, ka qenë një ndër themeluesit e gazetës demokratike “Shkodra”, e para gazetë lokale demokratike në Shqipëri, dhe anëtar i këshillit botues të saj. Gjithashtu ka qenë anëtar i këshillit botues të revistës “Rrezja e jonë” dhe “Kumbona e së Dieles”. Për një periudhë të shkurtër, ka punuar si drejtor i Radio Shkodrës.
Në vitin 1993, ka emigruar familjarisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitet 1994-2006 ka qenë editor i gazetës “Dielli”, organ i “Federatës Panshqiptare Vatra”.
Gjatë periudhës së diktaturës ka shkruar në heshtje poezi që nuk pajtoheshin me ideologjinë komuniste dhe metodën letrare të realizmit socialist. Është një ndër disidentët e heshtur të Shkodrës. Është nderuar me Distinktivin me titullin “Mësues i Merituar” (mbas rënies së diktaturës komuniste).
Veprimtaria
Ka botuar
Përmbledhjet poetike:
- “Dritarja e një britme” (1999)
- “Heshtja ka tingull guri” (2002)
- “Fjalë në vargoj të muzgët” (2003)
- “Flatrime me krahë të premë” – Antologji poetike – (2008)
- -Një antologji poetike e tij është përkthyer në gjuhën rumune (2008)
- “Bardhësi me zdritje bore”, përmbledhje poezish.
- Vepra shkencore:
- “Në hullitë e fjalës artistike – Kritikë letrare” (2009)
- “Noli e Konica” (2010)
- “Sprovë e psikologjisë etnike të popullit tonë” – Pjesa e parë – (2012)
- “Sprovë e psikologjisë etnike të popullit tonë” – Pjesa e dytë – (2015)
“Krijimtari e nivelit të lartë shkencor e artistik” (Mbi disa vepra shkencore dhe letrare të Anton Nikë Berishës).(2015).
“Gjurmëve të vlerave të fjalës artistike” – Kritikë letrare (2015).
“Libri I portreteve” (2015).
- Ka gati për botim librat· Fjala e huaj në gjuhën tonë (përmbledhje poezish të përkthyera nga italishtja dhe anglishtja).
· Tradita e didaktikën popullore” (në proces botimi).
· “Ftillime publicistike”
“Faik Konica :“Për shpiritën e Vatrës jam responsible unë” (në proces botimi).
Me profesor Anton Çefa bisedoi bashkëpunëtori i Diellit në New York, Beqir SINA.
sami repishti, USA says
Urimet e mia ma te mira kolegut dhe mikut tim personal, autorit, poetit dhe kritikut letrar Anton Çefa. Puntor, e kompetemt me fushen e tij, ai po pasunon letersine shqipe me kontribute te reja dhe te randesishme.
Edhe nji qind vjet, i dashtuni Anton!