Ish-sulmuesi i Flamurtarit te Vlores Migen Memelli me ane te nje letre derguar tek gazeta Dielli hedh drite mbi ate cfare ndodhi ne klubin kuqezi disa jave perpara fillimit te sezonit te ri.
Nga Albano Kolonjari
A falimentoi Flamurtari? Pak dite me pare gazeta Dielli por edhe gazetat sportive ne Tirane, i bene jehone “falimentimit” ekonomik te skuadres se Flamurtarit. Por cfare ndodhi me Flamurtarin? Migen Memelli flet hapur:”Ishte nje intrige kuqezi kunder meje dhe Muzakes”. “Deshën të na diskriminonin, por s’ia arritën” Migen Memelli akuzon ashpër drejtuesit e Flamurtarit se kanë thurur skenarë jo vetëm për ta larguar atë nga skuadra, por edhe për ta denigruar si lojtar. Ish-bomberi vlonjat thotë se ka raporte të mira me Gjikën, por drejtues të tjerë u përpoqën ta linin në mes të katër rrugëve. Migen Memelli dergoi ne redaksine sportive te gazetes Dielli, letren e tij te plote. Ne fakt sulmuesi i njohur ka te drejte. “Falimentimi” i skuadres nuk erdhi brenda 24 oreve. Nese drejtuesit e Flamurtarit e dinin se nuk mund te perballonin finaciarisht sezonin e ri duhet te merrnin masat dhe te lajmeronin lojtaret ne kohe ne menyre qe keta te fundit te kishin me shume hapsira per te gjetur nje ekip te ri. Ne fund te fundit lojtaret te cilet u larguan nga Flamurtari kane nje kontrate me kete klub te cilen drejtuesit ne baze te rregullores se futbollit duhet at zbatojne. “Ne nje deklarate per shtyp drejtuesitt e Flamurtarit thone se:”Memelli duhet te kishte ndjekur shembullin e Veliut, Zeqirit, Micit, Lenes, etj te cilet kane lene me nje ane anen financiare dhe po punojne cdo dite per at cuar skuadren me lart”. Duket se drejtuesit e klubit harrojne nje gje, qe sot futbolli nuk luhet per “patriotizem”. Futbolli i sotem eshte i ndertuar mbi bazat e ekonomise se tregut. Por ngjarje te tilla ndodhin vetem ne Shqiperi. Asnje sponsor apo president klubi nuk ka te drejte te ngrihet dhe te thote:”do te luash per ka para, se kaq kam mundesi une (apo dua une). Sot jane menaxheret dhe futbollistet ata qe caktojne shumat dhe kontarta, nese ke mundesi tu pergjigjesh ok, ne te kundert nuk ke te drejte te hedhesh balte dhe te tallesh me mundin dhe djeresen e tyre. E thene thjeshte futbollistet shqiptare ashtu sic edhe koleget e tyre ne te gjithe boten me futbollin mbajne familjet e tyre. “Patriotizmi” ne futboll ka “vdekur”. Skuadra e fundit qe e provoi kete ishte Partizani, qe perfundoi ne kategorine e dyte dy sezone me pare. A falimentoi Flamurtari? Duket se drejtuesit e Flamurtarit jane treguar dinake duke krijuar ate qe ne bote njihet si “falimentim” i perkoheshme ne kete menyre ata do te kishin mundesi te mbanin ne skuader lojtaret “yje” duke pergjysmuar keshtu kontratat dhe rrogat. Kjo eshte edhe aresyja qe kuqezinjte shpallen falimentimin tre jave perpara sezonittt te ri, duke mos u dhene shume mundesi futbollisteve qe te zgjidhnin nje skuader te re, duke i detyruar qe ata te luanin per Flamurtarin ose te mbeteshin pa skuader. Per te vertetuar kete, na vjen ne ndihme edhe nje fakt tjeter. Flamurtari edhe pse zoteron kartonat e futbollisteve i hodhi ata ne rruge, duke mos i shitur per te perfituar dhe mbushur arken e tij dhe nje gje e tille ndodh veten ne Shqiperi, sepse askush nuk mban pergjegjesi.
Letra e plote e Migen Memellit
“Duke parë situatën e fundit që kalova pak ditë më parë në karrierën time sportive, pas ‘abandonim- it’ që m’u bë nga ana e Fla- murtarit, dëshiroj që me anë të kësaj letre të hapur t’i drejtohem opinionit të gjerë sportiv në Shqipëri me respektin më të madh ndaj tyre. Migen Memelli ka nisur futbollin si çdo fut- bollist tjetër që në fëmijëri. Gjithnjë jam përkushtuar maksimalisht në mënyrë që pasioni, dëshira, grinta dhe dashuria për futbollin të kenë vlerësimin e duhur. Hapat e fëmijërisë sime kam vazhduar t’i ndjek edhe në vazhdimësi, pra në futbollin profesionist, ku në të gjitha skuadrat që jam aktivizuar kam dhënë mak- simumin tim. Situata e fundit te skuadra e Flamurtarit ishte e pashembullt për mua. Raportet që kisha kri- juar me zotin Shpëtim Gjika, dashuria për këtë fanellë, tifozët dhe qytetin, fryma e mirë mes grupit dhe shumë gjëra të tjera, më bënë që ta doja me sy mbyllur këtë ekip. Por, me sa duket, dikush tjetër e men- donte ndryshe dhe pas shpinës sime është hartuar një skenar i shpifur. Dal në këtë konkluzion, pasi fut- bollistë të nivelit tim apo Gjergji Muzakës (pa dashur të shfaqem mendjemadh) nuk mund të lihen të lirë në momentet e fundit. Nuk është çështje ‘do të gjejmë skuadër apo jo’, pasi kemi kontribuar aq sa duhet për futbollin shqiptar sa t’i bëjmë vend vetes. Por, problemi qëndron te karak- teri, dinjiteti dhe personaliteti dhe cenimi që na u bë haptazi me këtë skenar. Mënyra se si është vepruar, është e shpifur dhe nuk do t’ia uroja asnjë futbollisti. Sigurisht askush s’mund të cenojë imazhin tim, familjar”
Migen Memelli