Sulmi terrorist në Nju Jork, s’është fajtor Lotaria Amerikane, për krimin/
Nga Rafael Floqi/
Halloween-i i sivjetshëm u përjetua, përgjakshëm në Nju Jork ashtu siç e ka dhe namim , “një natë vdekjeje.Policia në Nju Jork po vazhdon të jetë në gatishmëri të lartë pas sulmit me kamion që shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Autoritetet po përpiqen të gjejnë motivet e autorit.
Ndërkohë Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo tha menjëherë se nuk kishte prova që autori që duket se ka shprehur besnikërinë ndaj ISIS-it, dhe se kishte pasur ndihmë nga organizata terroriste të huaja, por ishte radikalizuar brenda Shteteve të Bashkuara. Pse ky nxitim?
Ndërkohë sot policia deklaroi se sulmi ë Nju Jorkut, u përgatit në emër të grupit terrorist Shteti Islamik (ISIS), pasi ishte përgatitur prej disa javësh, njoftoi sot ndihmës shefi i policisë së Nju Jorkut, John Miller.
Sulmuesi i plagosur, Sayfullo Saipov, 29 vjeç dhe me origjinë nga Uzbekistani, u mor në pyetje në spital.
“Sipas hetimit të zhvilluar dje në mbrëmje, del se Saipov e kishte planifikuar këtë prej disa javësh”, deklaroi John Miller në një konferencë për shtyp.
Katër vetë, përfshirë dy fëmijë u plagosën kur autori i sulmit goditi me kamion një autobus shkollash.
Policia hapi zjarr ndaj tij, pasi ai doli nga kamioni me dy armë të rreme. Ai ndodhet në një spital, emri i të cilit nuk është bërë i njohur publikisht, në gjendje serioze. Ndërsa ai ishte në spital, policia punoi gjithë natën, duke grumbulluar prova nga kamioni që u përdor për sulmin. Hetuesit zbuluan shënime në arabisht pranë kamionit që nënkuptonin besnikërinë e tij ndaj Shtetit Islamik, thanë dy zyrtarë të rendit.
Ndërkohë në Nju Jork, parada tradicionale e Hallouinit u mbajt nën masa të rrepta sigurie, por nuk pati ndonjë incident.
Ndërkohë policia po e trajtojne rastin me te ashtuquarin term si “ Ujk i vetmuar”. Një term i krijuar nga administrata e mëparshme. Po a është i drejtë ky term?
Sipas Wikipedia-s, “Një ujk i vetmuar”, një terrorist i vetmuar është një person që vepron vetëm, është ai që përgatit dhe kryen vetëm veprime të dhunshme, jashtë çdo strukture dhe pa asnjë ndihmë nga asnjë grup. Ai mund të jetë ndikuar nga ideologjia dhe besimet e një grupi të jashtëm dhe mund të veprojë në një grup të tillë. Po në kuptimin e tij origjinal, një “ujk i vetmuar” është një kafshë ose person që përgjithësisht jeton ose kalon kohë vetëm jashtë grupit apo kopesë.
Sot në lidhe me këtë term kishte një reagim të tillë në Twitter “Pse i lidhim sulme masive individuale të “ujkut të vetmuar” me myslimanët, por jo sulmet masive individuale të “ujqve të vetmuar” nga jo-myslimanët? Pse se quajtën “ujk të vetmuar” vrasësin e Las Vegasit?
Ka akuza sikur Presidenti Trump po shmang padrejtësisht myslimanët në përpjekjet e tij për ta bërë Amerikën një vend të sigurtë. Ka gjykatës që kanë bllokuar ligjet e tij të kufizimit të emigracionit Por kur një terrorist vret amerikanët – dhe në atë kohë, thërret “Allahu Akbar ” në arabisht, zelli i presidentit është i kuptueshëm.
Mund ta kesh mundur ISIS-in nga Raqqa dhe larguar atë nga Siria apo Iraku, por nuk e ke mundur dot. Është e vështirë të luftosh një ideologji.
Mund të fajësosh terrorizmin islamik, refugjatët apo lotarinë amerikane të diversitetit, por kjo është vetëm politikë partiake. Mund t’i mësosh shitësit e makianve me qira siç argumenton policia e New Yorkut, që të bëjnë profilizimin e klientëve, siç bën policia izraelite, mund të përdorësh dronët për vëzhgime, mund të mbikqyrësh qendrat e kultit, etj., por në kohën e Internetit në çdo celular, kjo do të shërbejë deri diku, por nuk i përgjigjet dot pyetjes: Se çfarë duhet bërë që mos ndodhë kjo nesër?
Pas sulmit, Presidenti Trump shkruajti në Twitter “Nuk duhet të lejojmë ISIS-in të kthehet, ose të hyjë në vendin tonë, pasi po i mposhtim në Lindjen e Mesme dhe gjetiu. Mjaft!” Ai shtoi më pas “Sapo urdhërova Departamentin e Sigurisë Kombëtare që ta intensifikojë edhe më tej Programin për Kontroll të Hollësishëm. Nuk duhet të ruajmë korrektesën politike për një gjë të tillë”.
Kjo është një masë, por nuk ka të munduar në asnjë mënyrë të mbrojë çdo bllok të qyteteve tona, çdo fushë në fermat tona, çdo shkollë në rrethinat tona. Ne jemi mësuar me lirinë tonë për të lëvizur dhe për t’u bashkuar e takuar, me këdo dhe sido që ne të duam.Askush nuk mund ta kishte parashikuar ngjarjen e së martës në një armë vdekjeprurëse me një kamion. Ne ecim nëpër rrugët tona pa i kushtuar vëmendje asaj, për të cilën po flasim, duke u përpjekur të lexojmë apo të dërgojmë mesazhe me tekst ose duke parë video në telefonat tanë. Dhe kur jemi në një rruge te caktuar për biçikleta, supozojmë se nuk do të ndeshim aty automjete me katër rrota. Por problemi është se për terroristët, liria e veprimeve tona nuk është aq e keqe, është mundësia më e mirë për ta. Por kjo mungesë vigjilence, ky besim i pakujdesshëm që na bën të gjithë ne, pre e lehtë, viktima të buta për keqbërësit e vendosur.
Mund të marrin masa kundër armëve, por pamja e një terroristi me një kamion të marrë me qira për 19 dollarë ora, dhe dy pistoleta me saçme, që ishin armët sa vrasëse aq dhe qesharake të terrorit, e përgënjeshtron këtë si zgjidhjen e vetme. Mund të ndalosh refugjatët nga Lindja e Mesme, por nuk mund të ndalosh çdo amerikan me green card, të natyralizuar, apo të lindur këtu, apo gjetkë që të radikalizohet. Në fakt, në të gjitha aktet terroriste në SHBA, terroristët nuk kanë ardhur nga refugjatët por kanë qenë në një farë mënyre ” home grown”.
Por si duhet vepruar ?
Së pari, nuk duhet politizuar situata, nuk duhet të shkaktohet panik apo të përdoret ajo për interesa politike të ditës. Siç po shihet, madje para se emrat e terroristit dhe të vdekurve dhe te plagosurve të ishin bërë të njohura nga policia, pati paralajmërime të mos stereotipizojnë aktin, për të mos dëmtuar reputacionin e çdo besimi apo ideologjie. Paralajmërime që në fakt bëjnë të kundërtën.
Moslidhja e islamit radikal me terrorin, mos përmendja e tij si rrezik siç bëri administrata e kaluar Obama, nuk ndihmon në asgjë. Në fund të fundit, terroristi vrau ne emër të Allahut, madje ai ishte krenar për atë që bëri.
Fakti qe terroristi Sayfullo (Sejfulah) Saipov një fanatik i ISIS që kishte ardhur në Shtetet e Bashkuara shtatë vjet më parë nga Uzbekistani në kuadër të Programit të Vizave të Diversitetit, bën që detajet e udhëtimit Sayfullo Saipovit, tani të shihen si një shtysë shumë e rëndësishme, si një mjet për Presidentin Trump” për të propozuar rishikime të programin të tij të ” verifikimit ekstrem “.
Në fakt nuk është Programi i Vizave të Diversitetit, një program i Departamentit të Shtetit që ofron një llotari për njerëzit në Shtetet e Bashkuara, i cili tërhoqi zemërimin e Trump herët,në mëngjesin e së mërkurës, fajtori për veprimet e një të indoktrinuari. Çdo vit kjo lotari ka sjellë 50 mijë njerëz nga vende të ndryshme të origjinës, ndër ta dhe shumë shqiptarë. Afërmendsh, po të shkojmë me asosacion, atëherë “faji” i sistemit amerikan të Lotarisë së Vizave, është i njëjtë me “fajin” e kompanisë Huber, ku terroristi punonte, apo me “Home depot” ku ai mori makinën.
Sipas faqes së internetit të Emigracionit të Shteteve të Bashkuara Programi DV siguron deri në 50,000 viza për emigrantët çdo vit dhe aplikantët duhet të dëshmojnë se kanë një regjistër të pastër penal, kanë një diplomë të shkollës së mesme ose ekuivalente, ose kanë të paktën dy vjet përvojë pune brenda pesë viteve të fundit në mënyrë që të kualifikohen.
Programi filloi si pjesë e një projektligji të futur në vitin 1990 nga Sen. Chuck Schumer, Demokrat nga N.Y., në atë kohë kongresmen. Masat e Schumer për të dhënë një numër vizash në dispozicion të “diversitetit të imigrantëve” nga disa vende me më pak emigracion në SHBA, u inkuadruan në një projektligj më të madh të imigracionit, i cili u sponsorizua nga Schumer dhe nga 31 senatorë të tjerë, duke përfshirë disa republikanë.
“Terroristi është një person që ka fituar nga ” Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit “, një dhuratë të bukur nga Chuck Schumer. Emigracioni duhet të bazohet në meritë,” shkroi Presidenti Trump në Twitter. “Ne po luftojmë shumë për Emigracionin e Bazuar në Meritë, jo më shumë sisteme. si Lotaria e Demokratëve.” Ne duhet të bëhemi më të ashpër (dhe më të mençur).
” Programi i Lotarisë së Vizave të Diversitetit, apo Lotaria Amerikane e Vizave, fitues të së cilës kanë qenë mjaft shqiptarë, ndër ta edhe unë, mund të ketë mjaft mangësi, dhe personalisht e mbështes presidentin Trump për “emigracionin e meritës”, por nuk është fajtore Lotaria për këtë akt të një individi. Ndaj politizimi i çështjes në kuadër të agjendës të Presidentit Trump, nuk e zgjidh thelbin e problemit. Ndërkohë nga ana tjetër, anulimi i lotarisë do të pengonte jo vetëm të ardhurit e rinj e kjo nuk ka ndonjë pasojë të madhe, por do të pengonte bashkimet familjare aplikimet e të cilave janë bërë prej kohësh.
Zyrtarët fillimisht thanë se nuk kishte prova që të linin të kuptoje se sulmi ishte pjesë e ndonjë komploti më të gjerë, por u pohua se prania e policisë do të shtohet nëpër rrugë:
“Do t’i shihni në aeroporte, do t’i shihni në tunele dhe kjo jo sepse ka ndonjë provë për ndonjë kërcënim të vazhdueshëm, por vetëm për arsye vigjilence dhe parandalimi”, – tha guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo. “Mos lejoni terroristët të ndryshojnë jetën tonë në asnjë formë, mënyrë ose formë”, tha ai vetëm dy orë pasi ndodhi sulmi. Kjo është e drejtë, njujorkezët. Po të dëgjoni vetëm guvernatorin tuaj. Mos merrni masa paraprake shtesë në mënyrën se si jetoni jetët tuaja. Mos e pranoni se ka njerëz të këqij në botë që duan t’ju vrasin, pastaj për lavdinë e Perëndisë. Mos e përdorni atë fjalë të shëmtuar – luftë – për të përshkruar konfliktin tonë me islamin radikal. Mos u ofendoni. Dhe mos u mbroni. Mund të jetë dikush i mërzitur si Sejfullahi.
Por s’duhet ngatërruar feja, besimi islam me terrorizmin dhe ideologjinë vehabiste, por gjërat duhet të thuhen siç janë. Në fund të fundit “Islam” do të thotë paqe. Ideologjia duhet luftuar me mjete ideologjike.
Ndoshta ka ardhur koha për një reformim të islamit, duke hedhur poshtë radikalizmin, gjë që, madje edhe liderët arabë, si: presidenti i Egjiptit, Mbreti i Arabisë Saudite po thonë, se e kanë kuptuar se duhen ndryshime. Ndoshta pa blafsemuar, do të duhej duhet një islam më modern, që jetonte në harmoni me shekullin e sotëm. Ky është islami që i duhet botës sot.
Islami shqiptar e ka vërtetuar këtë, dhe qendrat islamike shqiptare në Amerikë e kanë vërtetuar këtë. Shembulli pozitiv i dialogut ndërfetar të qendrës Islamike Shqiptare në Staten Islamd dhe the Dr. Imam Tahir Kukiqit është një shembull.
Duke e bërë terrorizmin pjesë të luftës politike nuk e zgjidhim atë si fenomen, por bëjmë ashtu siç bëjmë me fëmijët për Halloween, i mashtrojmë duke i dhënë ndonjë sheqerkë.
“Trick or treat”.