Nga Albano Kolonjari.
Goglat jane hedhur. Gjernania do te ndeshet me Portugaline e Cristiano Ronaldos. Dhe sikur te mos mjaftonte kjo perplasje “gjigandesh”, Gjermania nje nga skuadrat pretedente per fitimin e Kupes se Botes, do te duhet te sfidoje yllin e saj Jürgen Klinsmann, i cili eshte trainer i skuadres tone kombetare SHBA. Jürgen Klinsmann e njeh shume mire lojen dhe skemat tekniko-taktike qe perdorin gjermanet, ai jo vetem qe ka qene nje lojtar i shkelqyer i kesaj kombetarje por edhe e ka drejtuar ate 2004-2006. Sfides gjermane ne Grupin D, ne Brazil do ti shtohet edhe Gana duke e bere kete grup shume te veshtire persa i perket kualifikimit. Perfaqesuesja jone amerikane ne futboll, kohet e fundit ka teguar potence dhe rritje ne lojrat e saj. Ne korrik 2013 gjate nje takimi miqesor SHBA fituan takimin kunder Gjermanise me rezultatin 4-3. Por a do te perseritet kjo fitore ne Brazil? Le te presim. “Eshte nje nga grupet ne te veshtira”, u shpreh Klinsmann pas hedhjes se shortit.
Do te jete Kroacia skuadra ballkanike qe ne nje perplasje me te zoterit e shtepise Brazilin do te ngreje siparin e Kampionatit Boteror te Futbollit 2014. Italia do te duhet te pergatitet per te sfiduar Uruguajin dhe Kosta Riken duke kerkuar pike te plota ne keto ndeshje, pasi ka nje sfide europiane per te luajtur, perballe saj do te jene anglezet.
Ju kujtohet finalja e Kupes se Botes ne Afriken e Jugut 2010, Spanje-Hollande 1-0. Dy skuadrat europiane Kampionia e Botes ne fuqi Spanja dhe Hollanda do te duhet te sfidojne njera tjetren ne Grupin B. “Hakmarrje” hollandeze apo hegjemoni spanjolle? Qershori 2014 vjen shpejt.
Grupi A
– Brazili, Kameruni, Meksika, Kroacia.
Grupi B
– Spanja, Kili, Australia, Hollanda.
Grupi C
– Kolumbia, Bregu i Fildishtë, Japonia, Greqia.
Grupi D
– Uruguaj, Italia, Kosta Rika, Anglia.
Grupi E
– Zvicra, Ekuadori, Honduras, Franca.
Grupi F
– Argjentina, Nigeria, Irani, Bosnje Hercegovina.
Grupi G
– Gjermania, Gana, SHBA, Portugalia.
Grupi H
–Belgjika, Algjeria, Korea e Jugut, Rusia.