Shëmbulli më eklatant i Isa Mustafës ishte bllokimi i derdhjes së mjeteve të trepërqindshit të diasporës shqiptare për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova.- Lideri i LDK-së, po ashtu, sugjeron qytetarët që të “ flinë rehat” sepse ai e paska rehatuar se pari vetveten si është më së miri/
Opinion nga XHAVIT ÇITAKU/
Sa e pakripë, sa naive dhe sa e pamoralshme është që një lider i një partie të dalë me aso vlerësimesh paushalle se PDK na qenka autore e shkrimeve, artikujve e komenteve në gazeta, portale e forma të shprehjes së lirë dhe në fund i vihet emri i një autori të porositur nga ky subjekt politik. Kështu thotë Isa Mustafa, i cili me këto shpikje të përkujton luftën speciale të LK-së Jugosllave që e bënte në dëm të shqiptarëve të Kosovës duke aranzhuar skenar më të tmerrshëm mbi shumë patriot e veprimtarë të shquar të çështjes shqiptare. Ndërkaq, asnjë fjalë për shkrime që shkojnë në “favor” të LDK-së dhe bllokut opozitar, në favor të një skenari mirë të përgatitur nga ky prijës i një partie që po e dërgon drejt e në greminë. Me një fjalë, sipas tij ato shkrime janë të drejta, autoriale dhe që bazohen në fakte e argumente pa u përzie fare subjekti i tij politik. Vërtetë kjo është e tmerrshme dhe është një çudi e madhe se si ka guxim të dalë me këso vlerësimesh kuturu ky njeri që e ka titullin doktor shkence. Mirëpo, një fjalë popullore thotë “ çka piqet nuk hiqet” që i bie se Isa Mustafa është piqur në komunizëm dhe vështirë e ka që të heq ato ndjenjat shantazhuese për të tjerët që e pengojnë në synimet për të arritur në majat e udhëheqjes së vendit. Duke mos patur guxim që të vizitoj e të dalë para elektoratit për të shpjeguar mirë e qartë se përse veproi kësisoj, apo më mirë më thënë se si i mashtroi dhe i tradhtoj ai me këto makinacione komuniste anëtarësinë e LDK-së, Isa Mustafa duke u fshehur pas FB-së si shpesh po na del me disa vlerësime e sugjerime aspak profesionale, bile në disa raste edhe sulme që iu bën institucioneve legale vetëm se ato nxjerrin vendime të bazuara në ligj dhe Kushtetutë. Duke qenë tejet naiv në fushën e drejtësisë, Isa Mustafa në postimin e fundit bën pyetje së përse Gjykata Kushtetuese nuk pezulloj punën e nënkryetarëve, por vetëm të Kryetarit dhe të Parlamentit të Kosovës. Këtë veprim të këtij institucioni kredibil mund ta kuptoj çdokush, pos Isa Mustafës, se po të mos vepronte kësisoj çdo marrje e ndonjë vendimi nga Kryepalamentari apo i Kuvendit të Kosovës pa e dhënë mendimin Gjykata Kushtetuese do të kishte pasoja të dëmshme në të gjithë infrastrukturën ligjore dhe kushtetuese të vendit. Së këndejmi, shtrohet pyetja se përse ky njeri që synon të zgjedhet në një post të rëndësishëm sillet në këtë mënyrë dhe nuk jep shembullin se si duhet të respektohen organet dhe institucionet që janë formuar me votën edhe të LDK-së. Kjo është e papresedan dhe vërtetë këtë populli duhet ta shoh dhe të ta mbaj mend për jetë e mot këtë aventurë politike të liderit të LDK-së. Derisa sa ai me shumë pyetje mundohet nëpërmjet të FB-së të jap argumente se kush është bllokues në ndërtimin e institucioneve, ne po ashtu do të përmendim disa të dhëna që argumentojnë të kundërtën që ai e thotë.
Së pari Isa bëri bllokad në LDK
Se kush bllokoi dhe pengoj mbarëvajtjen e Paralamentit do të vendos Kushtetuesja dhe nuk kam ndërmend të jap vlerësime kuturu siç po bën lideri i LDK-së Isa Mustafa. Mirëpo, me këtë rast dua t’ia përkujtoj këtij zotëriu se prej kur e njoh si politikan nga posti i tij i parë si Kryetar i Rinisë Socialiste të Kosovës ai gjithnjë bllokoi dhe pengoj shumë procese të cilat në këtë kohë dhe në të kaluarën ishin e janë shumë të rëndësishme sidomos për vetë subjektin të të cilit i takon. Së pari ai bllokoi derdhjen e mjeteve të trepërqindshit të grumbulluara nga djersa e mërgimtarëve tanë dedikuar për Presidencën, në krye të së cilës ishte Dr. Ibrahim Rugova. Ndonëse ky akt i tij është i pafalshëm ai pa fije turpi sot çirret se po ndjek rrugën “ rugoviane” dhe është një çudi e madhe se si arriti, sigurisht me angazhimin e “ sejmenëve” të tjerë, të marrë postin e prijësit të LDK-së kur aq shumë e injoroj njeriun që e formoj dhe i dha emër këtij subjekti politik. Së dyti, Isa Mustafa i vërbuar pas karrierës politike në zgjedhjet lokale deri në ditën e fundit bllokoi vendimin për kandidatin e të parit të Kryeqendrës, duke ua pamundësuar të tjerëve të nominohen për këtë post, që besoj se do të kishin arritur sukses shumë më të madh në atë garë me emra të njohur të politikës kosovare. Duke qenë skajshmërish i shpenzuar dhe i mbushur me gabime të mëdha gjatë udhëheqjes se Prishtinës, sovrani ia dha votën partisë tjetër dhe vërtetë ky njeri mbeti me gishta në gojë dhe me duar në xhepa. Së treti, edhe pse humbës në zgjedhje lokale, ai vazhdoi avazin e tij të bllokadës dhe sërish nga mbështetësit e tij shkurtpamës para zgjedhjeve nacionale u nominua për Kryeminister nga partia e tij edhe pse, dorën në zemër, në këtë parti ka shumë intelektual që do t’i dilnin zot udhëheqjes së vendit në mënyrën më të mirë të mundshme. As kësaj radhe, i prirë nga lakmia e madhe,nuk dëshiroj ta shoh dikë më lartë se vet, por që pati pasoja të dëmshme për LDK-në sepse elektorati nuk i besoj humbësit dhe kësisoj ky subjekt politik u rendit i dyti pas PDK-së. Së katërti, Isa Mustafa, sërish bllokoi rrugëtimin e suksesshëm të LDK duke mos dhënë dorëheqje për shkak të humbjes që pësoi edhe pse një gjë të tillë ua kishte premtuar anëtarëve dhe simpatizuesve të LDK-së. Së pesti, Isa Mustafa bllokoi qeverisjen e vendit nga subjekti i tij politik duke ia dhënë këtë mundësi për dy minuta “ Rambos”, post këtë që nuk e meriton në çfarëdo matematikash që ta marrish. Së gjashti, në çdo demokraci të zhvilluar partinë fituese e urojnë subjektet që ishin në garë për të qeverisur vendin. Mirëpo, në vendin tonë, fatkeqësisht, ndodhi e kundërta. Jo që nuk patën forcë e sinqeritet në atë garë të zhvilluar fer për të uruar subjektin që fitoi më së shumti vota, por liderët e opozitës në krye me Isa Mustafën bllokuan PDK-në që të krijoj institucionet të besuara nga qytetarët e Kosovës. Së shtati, Isa Mustafa porosit qytetarët që të flinë rehat. Po si ta bëjnë qytetarët e shkret këtë gjë kur shumë prej tyre heqin të zitë e ullirit për të siguruar kafshatën e gojës, ndërsa Isa e ka rehatuar vetën si është më së miri.
“Isa Mustafa uzurpoj të gjitha postet”
Po shihet ashiqare se Isa Mustafa së pari ishte bllokues në partinë e tij e më pas edhe në ndërtimin e institucioneve dhe organeve shtetërore ashtu siç kishte vendosur sovrani. Se apetitet i këtij njeriu ishin maksimaliste tregojnë shembujt konkret si më poshtë. U nominua për kryetar të Kryeqendrës, pastaj edhe pse humbi ai sërish u kandidua për Kryeminister, ndërkaq pas zgjedhjeve e propozoi vetën për Kryeparlamentar me synim që pas dy vitesh të zgjedhet edhe kryetar i vendit. “ Uzurpimi i të gjitha këtyre posteve nga një njeri i vetëm vërtet shtron pyetjen se përse organet e kësaj partie lejojnë një gjë të tillë apo nuk po dijnë se si dhe në çfarë mënyre të ndajnë shapin nga sheqeri me këtë lakmitar, që të gjitha të “ mirat” po i zgjedh për veti. Zatën një fjalë popullore thotë “ Kush s’është për veti nuk është as për ngjeti”. Ama Isa Mustafa shkoi shumë larg që nuk po i dukët fundi.
Dhe krejt në fund po ia përkujtoj Ramush Haradinajt se një kohë ka jetuar në Suedi dhe shumë mirë e dinë se këtu asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti politike të fitoj 51 për qind të votave. Së këndejmi, në këtë shtet skandinav është krijuar koalicioni dhe në asnjë rast nuk ka ardhur në shprehje që të marrë qeverisjen partia që nuk i ka fituar zgjedhjet. Të mos flasim që këtë ta këtë kërkuar subjekti i katërt me radhë. Me një fjalë, postet e koalicionit janë ndarë në proporcion me votën e sovranit. Pra, Ramush Haradinaj kështu veprohet në demokraci duke e lënë anash lakmin sepse ajo e prish burrninë. Një fjalë popullore thotë: “ Mos e kërko atë që nuk të takon, se të mbetët në fyt” .