
Jurgen Uldedaj/
Sot është dita që kam ëndërruar gjithë jetën time.
Pas shumë viteve sakrifice, mundi dhe besimi në Zot, u shpalla Kampion i Botës IBO në peshën cruiser.
Ky titull nuk është vetëm i imi – është për gjithë shqiptarët kudo që janë. ![]()
Për ata që besuan tek unë, për ata që më mbështetën, dhe për çdo djalë apo vajzë që ka një ëndërr — asgjë nuk është e pamundur nëse nuk dorëzohesh.
Faleminderit ekipit tim, familjes, trajnerëve dhe çdo personi që ka qenë pjesë e këtij rrugëtimi.
Sot shkruam histori për Shqipërinë! ![]()