81 vjeçari Earl Emmitt Everett, vdiq të dielën në një spital Tulsa, pas një aksidenti automobilistik/
OKLAHOMA CITY OK: – Një kandidatë demokrat 81-vjeçar në garën për një vend në Kongresin amerikan nga Oklahoma lindore – vdiq sot nga plagët që ai kishte marrë javën e kaluar në një aksident me makinë, tha policia, të hënën.
Nga Beqir SINA/
Kandidati ishte Earl Emmitt Everett, i cili ishte një mësues i pensionuar dhe veteran i luftës së Koresë. Ai vdiq të dielën në një spital Tulsa, tha Stephen Farmer një hetues nga Departmenti i Policisë në Fort Gibson – duke shtuar se ai kishte pësuar një aksident me makinë, pasditen e premte në Fort Gibson.
Everett vendosi të hyjë në garën e tij – kundër kongresmenit republikanit Markwayne Mullin për një ulëse në Kongresin e SHBA – nga Qarku 2, një zonë elektorale, kjo që shtrihet në të gjithë Oklahomën lindore. Duke filluar nga ultësira e maleve Ozark në verilindje, deri në kufirin e lumit të Kuq në jug të Teksasit.
Në këtë distrikt në garë, është dhe një i pavarur, Jon Douthitt, i cili po kandidon për një ulëse në Qarkun 2.
Policia – thotë, se aksidenti ndodhi kur Everett ishte përpjekur të kalonte ekspresin “Highway 62”, kur ai është goditur nga një automjet tjetër, i cili e përplasi atë pas hekurave mbrojtës të rrugës, tha hetuesi i kësaj ngjarje Stephen Farmer. Ai u dërgua i gjallë me helikopter në një spital më të afërt – por nga plagët vdiq sot.
Everett, thotë media amerikane konkurroi pa sukses për nominimin Demokratik, në vitin 2012. Everett kishte thënë ai vendosi të kandidojë përsëri, sepse ai besonte se kongresmeni Markwayne Mullin – që përfaqëson Qarkun 2 dhe kandidon përsëri, nuk kishte bërë sa duhet për të marrë besimin e votuesve në rrethin e tij – në këtë mandat.
“Ne e nderojmë kujtimin e z Everett, si një veteran i Luftës Koreane, dhe dëshirën e tij për të përfaqësuar popullin e Oklahoma lindore, në Capitol Hill” tha kryetari i Partisë Demokratike të Oklahomas, Wallace Collins në një deklaratë për vdekjen e tij. “Kushdo që është i gatshëm për të vënë emrin e tyre në një votim në mënyrë që të votohet nga votuesit, si një shërbëtor publik, meriton admirimin tonë dhe respekt” tha ai.
Collins kohët e fundit kishte thënë se partia Demokratike, nuk kishte pasur asnjë kontakt me Everett, edhe pse ai ishte i nominuar nga Partia Demokratike.