Nga Albano Kolonjari. Pak jave perpara fillimit te sezonit te ri 2013-2014, tekniku Artan Bano qe drejton skuadren lushnjare shprehet se:”Ky kampionat do te jete shume i forte. Une kam ne dispozicion nje grup shume te mire futbollistesh te cilet jane gati te sakrifikojne per kete fanelle. Une kam besim se do te arrijme objektivat tona per kete sezon dhe do te jemi supriza e ketij kampionati”. FK Lushnja sezonin qe kaloi u shpall Kampione e Kategorise se Pare, duke dominuar ne te gjitha ndeshjet. Per te perballuar sezonin e ri, lushnjaret jane perforce me lojtare te rinj. Tekniku Bano thote:”Kemi ofruar disa lojtare kete sezon duke krijuar nje ekip te denje. Por merkato eshte e hapur deri ne fund te ketij muaji. Ne kemi ende nevoje per futbolliste cilesore dhe klubi vazhdonn te jete ne merkato”. Per sa i perket afrimeve te reja dhe gjendjes se ekipit, Bano nje nga ish lojtaret me te njohur lushnjare ne futbollin shqiptar shprehet:”Jam pergjithesisht i kenaqur. Lojtaret e rinj po pershtaten me se miri me pjesen tjeter te grupit”. Takimin e pare te sezonit te ri, skuadra lushnjare do ta luaje ne stadiumin:”Roza Haxhiu”, perballe Kukesit. Lushnjaret pretendojne ta fitojne takimin duke shfrytezuar faktorin fushe por edhe mbi lodhjen e kundershtarit te saj qe luan ne Europa Lige. Ne takimet miqesore qe ka zhvilluar skuadra lushnjare ka treguar potencen e saj duke mundur Apollonine dhe Flamurtarin. Artan Bano thote se:”Kemi bere pergatitje intensive. Takimet miqesore kane sherbyer per te pare formen e futbollisteve duke na dhene mundesi te krijojme nje ide per formacionin baze. Loja e ekipit ka qene ne ngritje. Por dua te theksoj se kemi konstatuar mangesi te cilat ne si staf ne bashkepunim me lojtaret do ti eleminojme”.