Forumi Rinor i Partisë Demokratike zgjodhi sonte kryetarin e ri z.Belind Këlliçi, pas konventës së fundit që u mbajt në Tiranë, me parimin një anëtar një votë.
Në këtë proces që mbahet për herë të parë në vendin tonë, o votua për drejtuesin e ri të Forumit në 20 konventa kombëtare në 20 qytete, ku të gjithë anëtarët e forumit patën mundësinë të ndjekin debatin mes kandidatëve dhe të vendosin me votën e tyre për kryetarin e FRPD.
10 mijë e 100 anëtarë të Forumit Rinor votuan në këto zgjedhje, që ishin një spektakël i demokracisë, i garës, i konkurencës së ideve dhe platformave.
Kryetari i ri i forumit z.Belind Kelliçi është 28 vjeç, ka mbaruar studimet për shkenca menaxhimi dhe ekonomi në Universitetin e Maryland, SHBA dhe ka spikatur prej vitesh me aktivizimin e tij në politikë, në Partinë Demokratike.
Belindi e ka nisur aktivizimin e tij politik në degën 10 në Tiranë.
Reshat Kripa says
Urime per detyren! Suksese.
shefqet says
urime Belind! besojme se do sjellesh nje fryme te re tek te rinjte demokrate. Shpresojme te gershetosh dhe pervojen e Maryland-it ne kete detyre te rendesishme.
Urime
Shefqet