


Dr. Elmi Berisha/
Në cilësine e Presidentit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, mora pjesë në aktivitetin e organizuar për grumbullimin e fondeve për American University of Kosova – AUK, i shoqëruar nga vajza ime Teuta Berisha, shprehem gadishmërinë tonë për të japur kontributin e nevojshëm për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë në Kosovë.
Në këtë aktivitet në mesin e shumë personaliteteve të komunitetit shqiptar dhe amerikan, ishte edhe z. James Rubin, ish Ndihmëssekretari i shtetit i SHBA-së për çështjet publike në administratën Klinton, me të cilin diskutuam rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe u pajtuam që spektri politik në Kosovë duhet të krijojë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe padyshim të bëjë veprimet e nevojshme që sa më parë të formohen institucionet e reja të shtetit të Kosovës.