

Kristo Çipa/
Sapo u mbyll edicioni i gjashtë i festivalit folklorik “Netët e Bejkës Bardhë” dhe përveç lodhjes fizike, në mëndje ende më trokasin motive këngësh vëndçe, ritme vallesh, duartrokitje të vazhdueshme, përshëndetje personalitetesh dhe erë, erë e vazhdueshme në flamuj, dekor, bredha dhe në rrapin e sheshit. Morrën pjesë rreth 18 grupe konkuruese dhe përshëndetëse me rreth 200 artistë amatorë dhe profesionistë. Për këta të fundit, Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve një falënderim të veçantë për përkushtimin, gadishmërinë por mbi të gjitha për përjetësimin e këngëve dhe valleve të Pilurit!
Në këta 200 artistë rreth gjysma ishin artistë të rinj dhe të tjerët të ritur e moshuar nëpër skena si Golik Jaupi, Milto Gjiçali, grupi i Dukatit, Leni Mërkuri ,10 Shqiponjat e Tërbaçit, Guriu i Mallakstrës etj.
Por zemra të bëhet mal kur shikon që krahas Milto Gjiçalit i bie dyares Niko nipi që përveç ankthit të motiveve baritore, kapërxen edhe ledhin e thatë të opinionit të moshës. U interpretuan rreth 70 numra me këngë e valle të cilat sivjet ishin me shumë cilësi, pati edhe disa tendenca të izoluara për të rikthyer në skena në emër të moshës së krijimit edhe këngl me karakter religjioz që u zbehën si hiri kur digjet letra.
Konkurenca ishte e lartë dhe juria nga më profesionalet në fushën e folklorit me shumë mënçuri e barazi dha këto vlerësime: Çmimi i parë “ Lefter Çipa” i jepet grupit” Saranda”. Çmimi i dytë “ Maliq Lila” i jepet gripit të Dukatit. Çmimi i dytë” Maliq Lila” i jepet grupit” Djemtë e Bogonicës( urime dhe vazhdimësi!). Çmimi i tretë “ Feti Brahimi” ju dha grupit të fë rinjve të Delvinës. Çmimi i tretë “Feti Brahimi” ju dha grupit” Djemtë e lumit bardhë”. Çmimi special “Haxhi Dalipi” ju dha grupit legjendë të Bënçës. Çmimi vlerësues ju dha grupit “Nektari i polifonisë”. U dhanë edhe çmimet individuale. Marrësit më të mirë me titujt: “Dhimitër Varfi” Vendim Zyko, “Ermioni Mërkuri” Behije Dida. Kthyesit më të mirë me titullin: “Qirjako Bala” dy artistë Viron Laçaj, Shpresa Kapo Çela. Hedhësit më të mirë me titullin: “Leni Mërkuri” dy artistë: Fatmir Tahiraj dhe Kapo Ferrunaj.
Çmimi i parë pati edhe një vlerësim prej 1000 eurosh, vënë në dispozicion nga presidenti i “Rexhina grup” zoti Vasil Bedinaj ndaj të cilit gjej rastin të bëj një falënderim publik më emrin tim personal, Asamblit folklorik “Bejkë e Bardhë”, të banorëve të fshatit Pilur.
Falënderim edhe për Bashkinë Himarë dhe kryetarin e saj zotin Vangjel Tavo! Falënderim për ata që na nderuan me pjesmarrjen dhe kontributin e tyre!
Falënderim edhe për banorët e fshatit tim Pilur!
Dy netë të bukura magjike në sheshin e këngës. Këngë e valle të bukura, këngë erë, erë, vallëzim pa fund!