Asllan Bushati/
(Pjesë nga libri:”Diktati i ADM-ve në luftën e ftohtë e pas saj”)
Kanë kaluar më shumë se tri dekada qëkur udhëheqësi i fundit i Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbacov, ka deklaruar se “rreziku i luftës globale bërthamore praktikisht është zhdukur”. Moska dhe Uashingtoni kanë kaluar “nga konfrontimi në bashkëveprim dhe, në disa raste të rëndësishme, në partneritet”, ka thënë Gorbacov në ceremoninë e pranimit të Çmimit Nobel për Paqe, në vitin 1990.Tridhjetë e dy vjet më vonë (2022), gjërat janë krejt ndryshe. Kërcënimi bërthamor është kthyer dhe e pa paramendueshmja dikur, nuk është më e tillë. Presidenti rus, Vladimir Putin, qëkurse ka nisur luftën në Ukrainë, rikujton vazhdimisht botën për fuqinë bërthamore të vendit të tij.Me 6,257 koka luftarake, Rusia ka arsenalin më të madh bërthamor në botë. Vetëm tre ditë pas nisjes së luftës në Ukrainë, (më 24 shkurt 2022), Putin i ka kërkuar komandës së tij ushtarake që t’i vendosë forcat parandaluese – një referencë kjo për armët bërthamore – në gjendje gatishmërie.“Kam urdhëruar ministrin e Mbrojtjes dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm që t’i vendosin forcat parandaluese të ushtrisë ruse në gatishmëri të lartë luftarake”, ka thënë Putin.
“Pushtimi rus i Ukrainës, ka shtuar frikën e opinionit publik për përdorimin e armëve bërthamore në Evropë ose kundër Shteteve të Bashkuara. Një nivel shqetësimi tillë, nuk është parë që nga fundi i Luftës së Ftohtë.Vendet e NATO-s janë befasuar nga kërcënimet e nënkuptuara të Presidentit rus Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore ndaj “kujtdo që ndërhyn kundër nesh” në Ukrainë, dhe vendosja e armëve bërthamore ruse nën një “regjim të veçantë të gatishmërisë luftarake”.
Në mjedisin e një arsenali të tillë me armë bërthamore e në kushtet e një lufte të tmerrëshme në Ukrahinë. Në kohën e humbjeve të shumta në njerëz, teknikë luftarake, material të ndryshme dhe një bllokade të Rusisë nga perendimi. Shtrohet pyetja: a ka shanse që Rusia të përdorë armët bërthamore kundër Ukrahinës dhe nëse po, nga cfarë mjetesh, nga ku dhe mbi cilat objektiva?
Në një rast të tillë, Putini edhe mund ta sulmojë Ukrahinën me municione bërthamore të kalibrit të vogël e me rreze të shkurtër veprimi. Për këtë psh mund të nxirren nga “Objekti S” në Belgorod-22, (vetëm 35 km nga kufiri me Ukrahinën) dhe të transortohen për në bazat ushtarake. Por kjo mund të bëhet edhe nga hapsira të tjera dhe nëndetëset e dislokuara në Detin e Zi. Pyetjes se cilat mund të ishin objektivat më të preferuar për tu goditur? Mund të gjykojmë se ata mund të jenë: më e preferuar do të ishte në hapsirën detare pranë brigjeve të Detit të Zi, ku nuk do të shkaktoheshin shumë viktima. Ky opsion do të tregonte se traktatet nuk kanë më as vlerë e as fuqi dhe se lufta bërthamore është bërë realitet (dhe së bashku me të edhe ajo e tretë botërore).
Objektiv tjetër i përzgjedhur do të ishte vend strehimi i Presidentit Ukrahinas dhe e stafit të tij këshillimor. Një preferencë tjetrë do të ishte, një ose disa baza të rëndësishme ushtarake ukrahinase (ajrore, lëshimi raketash, armatim municioni, logjistike etj) që prespozohet të dëmtojë më pak civilë. Dhe e fundit, për reprezalje e shkurajim mund të goditet Kievi ose ndonjë qytet tjetër i rëndësishëm ku pasojat do të ishin shumë më të rënda se në Hiroshima.
Në se një gjë e tillë do të ndodhte, sigurisht që Rusia do të përballej me një sulm shumë më të fuqishëm bërthamor të NATO-s, të cilin Presidenti Amerikan Bajden (Biden) e ka theksuar disa herë kohët e fundit. Ky sulm do të conte së pari në fundosjen e flotës ruse të Detit të Zi, ose në shkatërrimin total të vend strehimeve municioneve bërthamore dhe të mjeteve të lëshimit të tyre. Në shkatrrimin e bazave strategjike ushtarake e industriale të Rusisë, satelitëve e instalimeve të tjera në hapsirë në tokë e në det. Fundi do të ishte shumë i hidhur, por jo vetëm për rusët, Edhe për të tjerët si rezultat i faktorve dëmtues të menjëhershëm e të vonuar të armëve bërthamore.
Fenomeni ruso- putinian, vec sa më lart, mund të hap (si një reaksion zinxhir), një problem të madh të sigurisë botrore , duke formësuar idenë e vetmbrojtjes kombtare nga armët bërthamore (të të tjerëve), me zhvillimin e arsenaleve bërthamore të shumë vendeve të kërcënuara. Nën objeksionin e të qënit i rrezikuar nga armët bërthamore ruse (koreano veriore etj), në këtë rrugë mund të hyjnë: Koreja e Jugut, Japonia, Indonezia, Malajzia dhe Australia. Në kushtet e këtij reaksioni botëror do të fillonin nga puna si të kërcënuar: Gjermania, Italia, Turqia, Irani , Arabia Saudit, Afrika e Jugut , Brazili etj etj. Pra shpejt do të kishim një kaos të vërtetë dhe siguria globale dhe ky qytetërim do të shkatërroheshin nga politikanë të pa përgjegjeshëm por edhe nga gabime njerzore e teknike. Lufta me armë bërthamore, nuk është lojë cubash putinian, avanturjerësh, vandalësh e të cmendurish. NDAL. Ajo sjellë fundin e këtij qytetërimi.