
Shqiptarët e Nju Jork-ut ndjehen krenarë që Festën Kombëtare të Pavarësisë , përvjetorin e 107-të , tash e organizojnë edhe në mjediset e Këshillit të Bashkisë së Qytetit. Mbrëmjen e 21 Nëntorit mjediset e Këshillit e Bashkisë të Qytetit të Nju Jorkut dominoheshin nga ngjyrat e Flamurit Kombëtar Shqiptar, ngjyrat Kuq e Zi. Përfaqësues të komunitetit, drejtues të organizatave, personalitete të tij, dhe aktivistë të dalluar, oficerë të policisë shqiptaro-amerikanë, nxënës dhe mësues të shkollave shqipe, artistë, bashkatdhetarë të moshave të ndryshme,të veshur me kostume kombëtare, i dhanë një pamje të vecantë mjediseve të Këshillit të Bashkisë të qytetit, ndërkohë që këngët dhe vallet shqipe jehuan bukur dhe përcollën magjinë e folklorit tonë.


Merita, kreditet e këtij organizimi të përsosur i takojnë këshilltarit të këtij Këshilli z. Mark Gjonaj, i cili përmes fjalës së tij vlerësoi komunitetin shqiptar, që tashmë ka arritë që festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit Kombëtar, ta kremtojë me madhështi në mjediset e Këshillit të Bashkisë. Komuniteti është rritur shumë në numër dhe në cilësi. Duke iu drejtuar pjesmarrësve Gjonaj preku arritjet e shqiptareve : Ju shërbeni në vijat e frontit të luftës kundër krimit dhe ruajtjes së rendit, sherbeni si drejtues në tregjet financiare, jepni mësim në klasat e shkollave amerikane, shërbeni si në sallat e urgjencës…..


Këshilli i bashkisë nderoi disa nga veprimtarët e komunitetit shqiptar, të dalluar në sektorë të ndryshëm. Ata ishin: Kapiteni i policisë së Nju Jorkut, oficeri i policisë Lutfi Dalipi,veprimtarja -simbol Vasfie Krasniqi, që shpëtoi nga lufta, e përdhunuar nga serbët, Sali Bollati,i shpëtuar nga masakrat greke në Camëri, Frank Shkreli, ish drejtor i Divizionit të Euro-Azisë në Zërin e Amerikës, Dr. Anna Kohen, pasardhëse e një familje hebre e lindur dhe e rritur në Vlorë, Ilir Shaqiri, një këngëtar i shquar i ftuar nga Kosova.


Z. Mark Gjonaj sot, në një mesazh nga faqja e tij në facebook i falenderoi të gjitha ata që kontribuan, falenderoi z. Corey Johnson- Kryetar i Këshillit të NYC dhe të gjithë anëtarët e këshillit sponsorizues, po ashtu përgëzoi Shkollën shqipe Alba Life, Miss USA NY, Illyrians NYPD, dhe të gjithë interpretuesit. Ai u përcolli Urime të gjithë bashkatdhetarëve për Festën e Pavarësisë Kombëtare, Ditës së Flamurit Kuq e zi.(Korresp i Diellit)
- Per em shume fotografi shihni ne fb